BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Varri është bosh dhe Jezui është gjallë!
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Sa tronditen gratë kur arrijnë te varri dhe e gjejnë bosh! Maria-Magdalena shkon me vrap te «Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezui e kishte veçanërisht për zemër», pra te apostulli Gjon. (Gjoni 20:2) Kurse gratë e tjera që rrinë te varri, shohin një engjëll. Brenda varrit është një engjëll tjetër «me një veshje të gjatë të bardhë».—Marku 16:5.

  • Varri është bosh dhe Jezui është gjallë!
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
    • Ndërkohë, Maria ka gjetur Pjetrin dhe Gjonin. Me një frymë, u thotë: «Zotërinë e kanë hequr nga varri dhe nuk e dimë ku e kanë vënë.» (Gjoni 20:2) Atëherë Pjetri dhe Gjoni nisen me vrap për te varri. Gjoni është më i shpejtë dhe arrin i pari. Mirëpo nuk hyn brenda, vetëm përkulet pak përpara dhe sheh fashat.

      Kur arrin Pjetri, futet drejt e brenda varrit. Sheh copat e linosë dhe napën me të cilën ishte mbështjellë koka e Jezuit. Pastaj hyn edhe Gjoni dhe tani e beson atë që i kishte thënë Maria. Pavarësisht nga gjithçka që u kishte thënë Jezui më parë, nuk e kuptojnë akoma që ai është ringjallur. (Mateu 16:21) Të zhytur në mendime, shkojnë për në shtëpi. Kurse Maria, që është kthyer te varri, qëndron aty.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo