BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • lff mësimi 17
  • Ç’lloj personi është Jezui?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’lloj personi është Jezui?
  • Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHQYRTO MË TEJ
  • PËRMBLEDHJE
  • EKSPLORO
  • Kush është Jezui?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • ‘Biri dëshiron të na zbulojë Atin’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kush është Jezu Krishti?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë bëri Jezui kur ishte në tokë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
lff mësimi 17
Mësimi 17. Jezui zgjat duart dhe me anë të një mrekullie shëron një të sëmurë.

MËSIMI 17

Ç’lloj personi është Jezui?

Versioni i shtypur
Versioni i shtypur
Versioni i shtypur

Ndërsa mësojmë çfarë tha e bëri Jezui kur ishte në tokë, zbulojmë cilësi që na afrojnë më shumë me të dhe me Atin e tij qiellor, Jehovain. Cilat janë disa nga këto cilësi tërheqëse? Si mund ta imitojmë Jezuin?

1. Në ç’kuptim Jezui është si Ati i tij?

Në qiell, Jezui e ka vëzhguar Atin e tij të dashur për miliarda vite dhe ka mësuar prej tij. Ja pse ai mendon, ndihet dhe vepron tamam si Jehovai. (Lexo Gjonin 5:19.) Në fakt, Jezui e pasqyron kaq mirë personalitetin e Atit të tij, sa tha: «Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.» (Gjoni 14:9) Teksa mëson për cilësitë e Jezuit, do ta njohësh më mirë Jehovain. Për shembull, dhembshuria që shfaqi Jezui për njerëzit, tregon sa shumë merakoset Jehovai për ty.

2. Si e ka treguar Jezui se e do Jehovain?

Jezui tha: «Që bota ta dijë se unë e dua Atin, po bëj ashtu si Ati më ka urdhëruar.» (Gjoni 14:31) Kur ishte në tokë, ai e tregoi sa shumë e donte Atin, duke iu bindur edhe në rrethana të vështira. Gjithashtu, Jezuit i pëlqente shumë t’u fliste njerëzve për Atin e tij dhe t’i ndihmonte të lidhnin miqësi me Të.—Gjoni 14:23.

3. Si e ka treguar Jezui që i do njerëzit?

Bibla thotë se Jezui e kishte «veçanërisht për zemër njerëzimin». (Proverbat 8:31, shënimi) Ai tregoi sa shumë i donte njerëzit, duke u dhënë zemër dhe duke i ndihmuar pa u kursyer. Mrekullitë që bëri, tregonin jo vetëm se ishte i fuqishëm, por edhe se ishte i dhembshur. (Marku 1:40-42) Jezui nuk i paragjykonte njerëzit, por i trajtonte me përzemërsi. Me anë të fjalëve të tij, u dha ngushëllim dhe shpresë të gjithë personave me zemër të sinqertë që e dëgjonin. Jezui i donte kaq shumë të gjithë njerëzit, sa ishte i gatshëm të vuante dhe të vdiste për ta. Megjithatë, ai i ka veçanërisht për zemër ata që zbatojnë mësimet e tij.—Lexo Gjonin 15:13, 14.

SHQYRTO MË TEJ

Mëso më shumë për personalitetin e Jezuit dhe shqyrto si të jesh i dashur e bujar si ai.

4. Jezui e do Atin

Shembulli i Jezuit na mëson si të tregojmë se e duam Perëndinë. Lexoni Lukën 6:12 dhe Gjonin 15:10; 17:26. Pas çdo shkrimi, diskutoni për këtë pyetje:

  • Si mund të tregojmë se e duam Jehovain, ashtu si Jezui?

Jezui duke u lutur.

Jezui e donte Atin e tij qiellor dhe i lutej shpesh

5. Jezuit i dhemb shpirti për ata që hasin vështirësi

Jezui merakosej më shumë për të tjerët sesa për veten. Edhe kur ishte i lodhur, i përdori kohën dhe energjitë për të ndihmuar njerëzit. Lexoni Markun 6:30-44 dhe më pas diskutoni për këto pyetje:

  • Sipas këtyre vargjeve, si tregoi Jezui se merakosej për të tjerët?—Shih vargjet 31, 34, 41 dhe 42.

  • Çfarë e shtynte Jezuin t’i ndihmonte njerëzit?—Shih vargun 34.

  • Meqë Jezui pasqyron personalitetin e Jehovait, çfarë na tregon kjo për Jehovain?

  • Si mund të tregojmë se merakosemi për të tjerët, ashtu si Jezui?

Me anë të një mrekullie, Jezui ushqen me mijëra veta duke shumëfishuar pesë bukë dhe dy peshq. Dishepujt ua shpërndajnë ushqimin burrave, grave dhe fëmijëve.

6. Jezui është bujar

Edhe pse nuk kishte shumë të mira materiale, Jezui u tregua bujar. Ai na nxit që edhe ne të jemi bujar. Lexoni Veprat 20:35 dhe më pas diskutoni për këtë pyetje:

  • Sipas Jezuit, si mund të jemi të lumtur?

Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjen që vijon.

VIDEO: «Ka më shumë lumturi të japësh»—Fragment (4:00)

  • Si mund të japim me bujari, edhe kur nuk kemi shumë të mira materiale?

A e di se . . .

Bibla na mëson t’i lutemi Jehovait në emër të Jezuit. (Lexo Gjonin 16:23, 24.) Kur lutemi në këtë mënyrë, tregojmë sa mirënjohës jemi që nëpërmjet Jezuit kemi mundësinë të jemi miq me Jehovain.

DISA THONË: «Perëndia s’do t’ia dijë për vuajtjet tona.»

  • Si e tregojnë veprimet e Jezuit në tokë se Jehovai merakoset për ne?

PËRMBLEDHJE

Jezui e do Jehovain, gjithashtu edhe njerëzit. Ngaqë Jezui është si Ati, sa më shumë të njohësh Jezuin, aq më shumë do të njohësh Jehovain.

Si do të përgjigjeshe?

  • Si mund të tregojmë se e duam Jehovain ashtu si Jezui?

  • Si mund të tregojmë se i duam njerëzit ashtu si Jezui?

  • Cilat cilësi të Jezuit të tërheqin më shumë?

Provo këtë

EKSPLORO

Shiko disa nga cilësitë e Jezuit që mund të imitosh.

«Për të imituar Jezuin, duhet . . .» (Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta, faqja 317)

Shqyrto pse duhet të lutemi në emër të Jezuit.

«Pse të lutemi në emër të Jezuit?» (Kulla e Rojës, 1 shkurt 2008)

A flet Bibla për pamjen e jashtme të Jezuit?

«Ç’pamje kishte Jezui?» (Artikull në jw.org)

Çfarë mund të mësojmë nga mënyra si i trajtonte Jezui gratë?

«Respekt dhe dinjitet nën kujdesin e Perëndisë» (Kulla e Rojës, 1 shtator 2012)

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo