BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/7 f. 15
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Mullinj që sigurojnë bukën në tryezë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Kraharori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gjiri, kraharori
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Si ishte jeta në mullinjtë e Çekisë?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/7 f. 15

A E DINI?

Si përdoreshin mokrat në lashtësi?

Mokrat i përdornin për të bluar grurin që të bënin bukë. Thuajse në çdo shtëpi kjo ishte punë e përditshme për gratë ose shërbëtorët. Në kohët biblike zhurma e mullinjve dëgjohej çdo ditë.​—Dalja 11:5; Jeremia 25:10.

Objekt i zbuluar në Egjipt i një njeriu që bluan në mokër

Objektet e zbuluara nga Egjipti i lashtë ilustrojnë si përdoreshin. Gruri vendosej në një gur paksa të lugët. Ai që bluante, ulej në gjunjë para gurit të fiksuar diku, merrte gurin e sipërm që ishte më i vogël dhe me të dyja duart e lëvizte para-mbrapa për të shtypur grurin mbi gurin e madh. Sipas një vepre referimi, guri i dorës zakonisht peshonte 2 deri 4 kg. Po të përdorej si armë, ky gur mund të ishte vdekjeprurës.​—Gjykatësit 9:50-54.

Bluarja e drithërave ishte kaq e rëndësishme për një familje, saqë Bibla përmban një ligj që ndalonte marrjen peng të gurit të mokrës. Ligji i përtërirë 24:6 thotë: «Askush të mos marrë peng mokrën ose gurin e sipërm të saj, pasi është sikur të marrë peng shpirtin.»

Ç’kuptim kishte shprehja «në gji» të dikujt?

Apostulli Gjon në gji të Jezuit gjatë pashkës së tij të fundit

Bibla thotë se Jezui është ‘në gji të të Atit’. (Gjoni 1:​18) Kjo shprehje tregon se Jezui ka një lidhje të ngushtë e të veçantë me Perëndinë dhe se gëzon miratimin e Tij. Ajo vjen nga zakoni që kishin judenjtë kur hanin.

Në kohën e Jezuit judenjtë rrinin gjysmë shtrirë në minderët e vendosur rreth sofrës. Kokën e kishin në drejtim të sofrës dhe këmbët nga ana tjetër, ndërsa mbështeteshin mbi jastëkë me bërrylin e majtë. Në këtë pozicion krahun e djathtë e kishin të lirë. Mbështeteshin të gjithë në krahun e majtë, njëri pas tjetrit, kështu që, siç thotë një vepër referimi, «koka e njërit ishte afër kraharorit të atij që vinte pas dhe prandaj thuhej se ai ‘ishte shtrirë në gji’ të tjetrit».

Të ishe shtrirë në gji të kreut të familjes ose të të zotit të shtëpisë, ishte nder ose privilegj i veçantë. Ndaj, gjatë pashkës së fundit të Jezuit, apostulli Gjon, «dishepulli që Jezui e donte», ishte mbështetur në kraharorin e Jezuit. Kështu Gjoni ‘mund të mbështetej në kraharorin e Jezuit’ për t’i bërë pyetje.​—Gjoni 13:23-​25; 21:20.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo