BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/3 f. 8-9
  • Duke ndjekur fjalët e lamtumirës së Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Duke ndjekur fjalët e lamtumirës së Jezuit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim!»
  • «Po ju jap një urdhërim të ri»
  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Darka e Zotërisë, një përkujtim që nderon Perëndinë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Pse duhet ta kremtojmë Darkën e Zotërisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Darka e Zotërisë ka domethënie të madhe për ty
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/3 f. 8-9

Ata bënë vullnetin e Jehovait

Duke ndjekur fjalët e lamtumirës së Jezuit

MBRËMJEN e 14 nisanit, në shekullin 33 të e.s., Jezu Krishti dhe 11 apostujt e tij besnikë rrinin gjysmë të shtrirë në një tavolinë, në dhomën e sipërme në Jerusalem. I vetëdijshëm se vdekja e tij ishte e pashmangshme, ai u tha atyre: «Edhe për pak kohë jam me ju.» (Gjoni 13:33) Në fakt, Juda Iskarioti kishte filluar tashmë të bashkëpunonte me të ligjtë, që donin të vrisnin Jezuin.

Askush në dhomën e sipërme nuk e kuptoi urgjencën e situatës më shumë sesa Jezui. Ai e dinte mirë se do të vuante. Jezui e dinte edhe se apostujt e tij do ta braktisnin pikërisht atë natë. (Mateu 26:31; Zaharia 13:7) Përderisa kjo ishte mundësia e fundit e Jezuit për të folur me apostujt e tij para se të vdiste, mund të jemi të sigurt se fjalët e tij të lamtumirës përqendroheshin në çështjet më të rëndësishme.

«Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim!»

Me apostujt e tij besnikë, Jezui filloi një zbatim të ri që do të zëvendësonte Pashkën hebreje. Apostulli Pavël e quajti atë «darka e Zotërisë». (1. Korintasve 11:20, BR) Duke marrë një copë bukë pa maja, Jezui bëri një lutje. Më pas, ai e theu copën e bukës dhe ua dha apostujve të tij. «Merrni, hani; ky është trupi im»,—tha ai. Pastaj, mori një kupë verë, bëri një lutje falënderimi dhe ia dha atë apostujve, duke thënë: «Pini prej tij të gjithë, sepse ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, i cili është derdhur për shumë për faljen e mëkateve.»​—Mateu 26:26-28.

Cila ishte domethënia e kësaj ngjarjeje? Siç tregoi Jezui, buka paraqiste trupin e tij pa mëkat. (Hebrenjve 7:26; 1. Pjetrit 2:22, 24) Vera simbolizonte gjakun e derdhur të Jezuit, i cili do të bënte të mundur faljen e mëkateve. Gjaku i tij flijues do t’i jepte vlerë edhe besëlidhjes së re ndërmjet Perëndisë Jehova dhe 144.000 njerëzve, të cilët përfundimisht do të sundonin me Jezuin në qiell. (Hebrenjve 9:14; 12:22-24; Zbulesa 14:1) Duke i ftuar apostujt e tij të merrnin pjesë në këtë darkë, Jezui tregoi se ata do të merrnin pjesë me të në Mbretërinë qiellore.

Në lidhje me darkën e tij përkujtimore, Jezui urdhëroi: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.» (Luka 22:19, BR) Po, Darka e Zotërisë do të ishte një ngjarje e përvitshme, ashtu siç kishte qenë Pashka. Ndërkohë që Pashka kremtonte çlirimin e izraelitëve nga skllavëria në Egjipt, Darka e Zotërisë do të përqendrohej në një çlirim shumë më të madh: në çlirimin e njerëzimit të riblerë nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes. (1. Korintasve 5:7; Efesianëve 1:7) Përveç kësaj, ata që merrnin bukën dhe verën emblematike, do të kujtoheshin për privilegjet e tyre si mbretër dhe priftërinj në Mbretërinë qiellore të Perëndisë.​—Zbulesa 20:6.

Vdekja e Jezuit ishte vërtet ngjarja më e rëndësishme në historinë e njerëzimit. Ata që e çmojnë atë që bëri Jezui, i binden urdhrit të tij në lidhje me Darkën e Zotërisë: «Vazhdoni ta bëni këtë në përkujtimin tim.» Dëshmitarët e Jehovait e kremtojnë vdekjen e Jezuit çdo vit në ditën që i korrespondon 14 nisanit. Në 1996-ën, kjo ditë bie më 2 prill pas perëndimit të diellit. Je ngrohtësisht i ftuar për të marrë pjesë në një Sallë Mbretërie në zonën tënde.

«Po ju jap një urdhërim të ri»

Përveç vendosjes së Darkës së Zotërisë, Jezui pati edhe disa këshilla të fundit për apostujt e tij. Pavarësisht nga stërvitja e tyre, këta njerëz kishin akoma shumë për të mësuar. Ata nuk e shquan plotësisht qëllimin e Perëndisë për Jezuin, për vetë ata dhe për të ardhmen. Megjithatë, Jezui nuk u përpoq t’ua sqaronte gjithë këto gjëra në atë moment. (Gjoni 14:26; 16:12, 13) Përkundrazi, ai u foli mbi diçka shumë të rëndësishme. «Po ju jap një urdhërim të ri,—tha ai,—ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.» Më pas, Jezui shtoi: «Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.»​—Gjoni 13:34, 35.

Në ç’mënyrë ky ishte ‘një urdhërim i ri’? Në fakt, Ligji i Moisiut urdhëronte: «Do ta duash të afërmin tënd si veten tënde.» (Levitiku 19:18) Megjithatë, Jezui u kërkoi ithtarëve të tij të tregonin dashuri vetëflijuese, që do të shkonte deri në atë pikë sa të jepnin jetën për bashkë të krishterët. Pa dyshim, ‘ligji i dashurisë’ do të zbatohej edhe në rrethana më pak kritike. Në të gjitha situatat një ithtar i Jezu Krishtit duhet të marrë iniciativën për të treguar dashuri, duke i ndihmuar të tjerët frymësisht dhe në mënyra të tjera.​—Galatasve 6:10.

Në atë natë të fundit të jetës tokësore të Jezuit, dashuria e nxiti atë t’i lutej Perëndisë Jehova për dishepujt e tij. Pjesërisht, ai u lut: «Ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!» (Gjoni 17:11) Vlen për t’u përmendur se në lutjen e tij drejtuar Atit, Jezui u lut për unitetin në dashuri të ithtarëve të tij. (Gjoni 17:20-23) Ata duhej ‘ta donin njëri-tjetrin, ashtu si Jezui i deshi ata’.​—Gjoni 15:12.

Apostujt besnikë i kushtuan vëmendje fjalëve të lamtumirës që tha Jezui. Edhe ne duhet t’i zbatojmë urdhërimet e tij. Në këto «ditë të fundit» kritike, dashuria dhe uniteti i adhuruesve të vërtetë është më i rëndësishëm se kurrë më parë. (2. Timoteut 3:1) Vërtet, të krishterët e vërtetë u binden urdhrave të Jezuit dhe tregojnë dashuri vëllazërore. Kjo përfshin bindjen ndaj urdhrit të dhënë prej tij për të mbajtur Darkën e Zotërisë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo