-
Rrugët romake—Monumente të inxhinierisë së lashtësisëKulla e Rojës—2006 | 15 Tetor
-
-
Rreth 900 vjet pasi u ndërtua Rruga Apia, Prokopi, një historian bizantin, e cilësoi atë si «të mahnitshme». Në lidhje me pllakat e gurit në sipërfaqe, ai shkroi: «Pavarësisht nga koha dhe mjetet e shumta që kanë kaluar ditë pas dite, struktura e tyre nuk ka pësuar fare ndryshim, e as nuk e kanë humbur sipërfaqen e lëmuar.»
-
-
Rrugët romake—Monumente të inxhinierisë së lashtësisëKulla e Rojës—2006 | 15 Tetor
-
-
Pavarësisht nga kjo, ungjillëzuesit e krishterë planifikuan dhe ndërmorën shumë udhëtime të gjata. Apostulli Pavël, ashtu si bashkëkohësit e tij, zakonisht udhëtonte në rrugë detare kur shkonte në lindje, pasi shfrytëzonte erërat detare. (Veprat 14:25, 26; 20:3; 21:1-3) Në detin Mesdhe, gjatë muajve të verës, këto erëra fryjnë nga perëndimi. Por kur Pavli udhëtonte drejt perëndimit, ai shpesh udhëtonte në rrugë tokësore duke përdorur sistemin e rrugëve romake. Në bazë të këtij sistemi, Pavli organizoi udhëtimin e dytë dhe të tretë misionar. (Veprat 15:36-41; 16:6-8; 17:1, 10; 18:22, 23; 19:1)a Aty rreth vitit 59 të e.s., Pavli shkoi në Romë nëpërmjet Rrugës Apia dhe i takoi bashkëbesimtarët e tij 74 kilometra në juglindje të Romës, në Sheshin ose në Pazarin Apia që në atë kohë gumëzhinte. Të tjerët e prisnin në një vendpushim të quajtur Tri Tavernat, që ishte 14 kilometra më afër Romës. (Veprat 28:13-15) Rreth vitit 60 të e.s., Pavli mund të thoshte se lajmi i mirë ishte predikuar «në mbarë botën» që njihej atëherë. (Kolosianëve 1:6, 23) Në arritjen e kësaj, një rol të rëndësishëm luajti edhe sistemi rrugor.
-
-
Rrugët romake—Monumente të inxhinierisë së lashtësisëKulla e Rojës—2006 | 15 Tetor
-
-
[Figura në faqen 17]
Pavli i takoi bashkëbesimtarët e tij në Sheshin ose në Pazarin Apia, që gumëzhinte nga lëvizjet
-