-
Fuqi ripërtëritëse: Jehovai ‘po bën çdo gjë të re’T’i afrohemi Jehovait
-
-
3. Cila perspektivë ngushëlluese gjendet te Veprat 3:21 dhe me ç’mjet do ta plotësojë Jehovai atë?
3 Për këtë arsye, sa ngushëlluese është të mësojmë për fuqinë ripërtëritëse të Jehovait! Siç do ta shohim, është për t’u mahnitur se sa shumë mund dhe do t’u rikthejë Perëndia fëmijëve të tij tokësorë. E pra, Bibla tregon se Jehovai ka si qëllim ‘rivendosjen e të gjitha gjërave’. (Veprat 3:21) Për të plotësuar këtë qëllim Jehovai do të përdorë Mbretërinë mesianike me Birin i tij, Jezu Krishtin, si sundimtar. Dëshmitë tregojnë se kjo Mbretëri filloi të sundojë në qiell në vitin 1914.a (Mateu 24:3-14) Çfarë do të rivendoset? Le të shqyrtojmë disa nga veprat madhështore ripërtëritëse të Jehovait. Njërën prej tyre mund ta shohim e ta përjetojmë që tani. Të tjerat do të ndodhin në një shkallë më të gjerë në të ardhmen.
-
-
Fuqi ripërtëritëse: Jehovai ‘po bën çdo gjë të re’T’i afrohemi Jehovait
-
-
a «Kohët e rivendosjes së të gjitha gjërave» filluan kur u vendos Mbretëria mesianike me një trashëgimtar të mbretit David në fron. Jehovai i kishte premtuar Davidit se një nga trashëgimtarët e tij do të vazhdonte të sundonte përgjithmonë. (Psalmi 89:35-37) Por, pasi Babilonia shkatërroi Jerusalemin në vitin 607 p.e.s., asnjë pasardhës njerëzor i Davidit nuk u ul më në fronin e Perëndisë. Jezui, i cili lindi në tokë si trashëgimtar i Davidit, u bë ai Mbret i premtuar që prej shumë kohësh, kur hipi në fron në qiell.
-