BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Duhet t’i bindemi Perëndisë si sovran»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    • Një çift, duke përdorur Biblën dhe botime që bazohen në të, i predikon një burri para shtëpisë së tij.

      Ashtu si apostujt, edhe ne predikojmë «shtëpi më shtëpi»

      16. Si treguan apostujt se ishin të vendosur të jepnin dëshmi të plotë dhe si e ndjekim ne këtë metodë predikimi?

      16 Apostujt s’humbën kohë, por rifilluan menjëherë veprën e predikimit. Pa frikë vazhduan «çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi» veprën e ‘shpalljes pareshtur të lajmit të mirë për Krishtin’.d (Vep. 5:42) Ata predikues të zellshëm ishin të vendosur të jepnin dëshmi të plotë. Siç e sheh, ata e çuan mesazhin në shtëpitë e njerëzve, siç i kishte udhëzuar Jezu Krishti. (Mat. 10:7, 11-14) Kështu ia kishin dalë ta mbushnin Jerusalemin me mësimin e tyre. Sot Dëshmitarët e Jehovait njihen si ata që ndjekin metodën e predikimit të apostujve. Duke predikuar në çdo shtëpi të territorit tonë, tregojmë qartë se edhe ne duam të japim dëshmi të plotë e t’u japim mundësi të gjithëve ta dëgjojnë lajmin e mirë. A na ka bekuar Jehovai në shërbimin shtëpi më shtëpi? Patjetër që po. Miliona veta i janë përgjigjur mesazhit të Mbretërisë në këtë kohë të fundit, dhe shumë nga këta e kanë dëgjuar për herë të parë lajmin e mirë kur u ka trokitur në derë një Dëshmitar.

      PREDIKIMI «SHTËPI MË SHTËPI»

      Ndonëse Sinedri ua ndaloi veprën e predikimit, dishepujt vazhduan të predikonin e të mësonin «çdo ditë, në tempull dhe shtëpi më shtëpi». (Vep. 5:42) Çfarë do të thotë saktësisht shprehja «shtëpi më shtëpi»?

      Në greqishten origjinale, shprehja katoíkon fjalë për fjalë do të thotë «sipas shtëpisë». Disa përkthyes thonë se fjala katá jep idenë e shpërndarjes, dhe kjo tregon se dishepujt predikonin të shpërndarë nga njëra shtëpi në tjetrën. Në mënyrë të ngjashme fjala katá përdoret te Luka 8:1, ku thuhet se Jezui predikoi «nga qyteti në qytet dhe nga fshati në fshat».

      Shumësi i kësaj fjale, katoíkous, përdoret te Veprat 20:20. Apostulli Pavël u tha mbikëqyrësve të krishterë: «Nuk ju fsheha asgjë, por . . . ju mësova publikisht e shtëpi më shtëpi.» Pavli s’po thoshte se kishte dhënë mësim në shtëpitë e pleqve, siç sugjerojnë disa, pasi vargu tjetër thotë: «Madje u dhashë dëshmi të plotë si judenjve, edhe grekëve, që të pendohen e të kthehen te Perëndia, dhe të kenë besim te Zotëria ynë Jezu.» (Vep. 20:21) Bashkëbesimtarët tashmë ishin penduar dhe kishin treguar besim te Jezui. Prandaj, është e qartë se predikimi dhe mësimi shtëpi më shtëpi bëhej te jobesimtarët.

  • «Duhet t’i bindemi Perëndisë si sovran»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo