BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 150
  • Çfarë thotë Bibla për të folurit në gjuhë të huaja?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për të folurit në gjuhë të huaja?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Ku dhe kur filloi të folurit në gjuhë të huaja?
  • Cili ishte qëllimi i të folurit në gjuhë të huaja?
  • A do të vazhdonte gjithmonë të folurit në gjuhë të huaja?
  • Kur pushoi të folurit në gjuhë të huaja?
  • Ç’të themi për të folurit në gjuhë të huaja sot?
  • Si mund t’i dallojmë të krishterët e vërtetë?
  • Të flasësh në gjuhë të huaja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Gjuhët e huaja (Të flasësh në)
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Të folurit në gjuhë të huaja a vjen nga Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 150
Fjalë në gjuhë të ndryshme

Çfarë thotë Bibla për të folurit në gjuhë të huaja?

Përgjigjja e Biblës

‘Të folurit në gjuhë të huaja’ i referohet aftësisë që morën disa të krishterë të hershëm me anë të një mrekullie. Falë saj mund të flitnin një gjuhë pa e mësuar më parë. (Veprat 10:46) Çdo njeri që i dëgjonte të flitnin në gjuhën e vet i kuptonte lehtë të krishterët. (Veprat 2:4-8) Të folurit në gjuhë të huaja ishte një nga dhuratat e frymës së shenjtë që Perëndia ua dha disa të krishterëve të shekullit të parë.—Hebrenjve 2:4; 1 Korintasve 12:4, 30.

  • Ku dhe kur filloi të folurit në gjuhë të huaja?

  • Cili ishte qëllimi i të folurit në gjuhë të huaja?

  • A do të vazhdonte gjithmonë të folurit në gjuhë të huaja?

  • Kur pushoi të folurit në gjuhë të huaja?

  • Ç’të themi për të folurit në gjuhë të huaja sot?

  • Si mund t’i dallojmë të krishterët e vërtetë?

Ku dhe kur filloi të folurit në gjuhë të huaja?

Kjo mrekulli ndodhi për herë të parë në Jerusalem, mëngjesin e festës së Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s që mbahej nga judenjtë. Rreth 120 dishepuj të Jezuit ishin mbledhur bashkë kur «të gjithë u mbushën me frymë të shenjtë dhe nisën të flitnin në gjuhë të ndryshme». (Veprat 1:15; 2:1-4) Një turmë e madhe me njerëz «nga të gjitha kombet nën qiell» u mblodh dhe «gjithsecili i dëgjonte të flitnin në gjuhën e vet».​—Veprat 2:5, 6.

Cili ishte qëllimi i të folurit në gjuhë të huaja?

  1. Të tregonte se të krishterët kishin mbështetjen e Perëndisë. Në të kaluarën, Perëndia bëri mrekulli për të treguar se i mbështeste njerëzit besnikë, si për shembull Moisiun. (Dalja 4:1-9, 29-31; Numrat 17:10) Të folurit në gjuhë të huaja shërbeu për një qëllim të ngjashëm, tregonte se Perëndia po e mbështeste kongregacionin e krishterë të sapoformuar. Apostulli Pavël shkroi: «Gjuhët janë si shenjë për jobesimtarët, jo për besimtarët.»​—1 Korintasve 14:22.

  2. T’u krijonte mundësi të krishterëve të jepnin dëshmi të plotë. Ata që i dëgjuan dishepujt e Jezuit në festën e Ditës së Pesëdhjetë thanë: «Ne i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona për gjërat madhështore të Perëndisë.» (Veprat 2:11) Kështu, një tjetër qëllim i rëndësishëm i kësaj mrekullie ishte t’u krijonte mundësi të krishterëve ‘të jepnin dëshmi të plotë’ dhe ‘të bënin dishepuj njerëz nga të gjitha kombet’, siç i kishte urdhëruar Jezui. (Veprat 10:42; Mateu 28:19) Rreth 3.000 veta që e panë atë mrekulli dhe e dëgjuan dëshminë e tyre, u bënë dishepuj po atë ditë.​—Veprat 2:41.

A do të vazhdonte gjithmonë të folurit në gjuhë të huaja?

Jo. Dhuratat e frymës së shenjtë, përfshirë edhe të folurit në gjuhë të huaja, ishin të përkohshme. Në Bibël ishte parathënë: «Nëse ka dhurata profetizimi, do të hiqen, nëse ka gjuhë, do të pushojnë.»​—1 Korintasve 13:8.

Kur pushoi të folurit në gjuhë të huaja?

Në përgjithësi dhuratat e frymës së shenjtë u kaloheshin të krishterëve të tjerë në prani të apostujve, zakonisht kur apostujt vinin duart mbi ta. (Veprat 8:18; 10:44-46) Me sa duket, ata që i merrnin dhuratat e frymës nga apostujt nuk ua kalonin dot të tjerëve. (Veprat 8:5-7, 14-17) Ta ilustrojmë: një nëpunës i autorizuar mund t’i japë dikujt patentën e shoferit. Ama, ky person nuk ka autoritet ligjor që të pajisë dikë tjetër me patentë shoferi. Me sa duket, të folurit në gjuhë të huaja pushoi kur vdiqën apostujt dhe ata që e kishin marrë këtë dhuratë prej tyre.

Ç’të themi për të folurit në gjuhë të huaja sot?

Ka shumë të ngjarë që dhurata e të folurit në gjuhë të huaja pushoi nga fundi i shekullit të parë të e.s. Sot, askush nuk ka bazë të vlefshme për të thënë që flet në gjuhë të huaja falë fuqisë së Perëndisë.a

Si mund t’i dallojmë të krishterët e vërtetë?

Jezui tha se dishepujt e tij do të dalloheshin nga dashuria altruiste. (Gjoni 13:34, 35) Edhe apostulli Pavël shkroi se dashuria do të ishte shenjë identifikuese e të krishterëve të vërtetë, që do të mbetej përgjithmonë. (1 Korintasve 13:1, 8) Ai tregoi se fryma e Perëndisë do të prodhonte te të krishterët cilësi që i quajti «fryti i frymës», ku e para renditet dashuria.​—Galatasve 5:22, 23.

a Shih artikullin «Të folurit në gjuhë të huaja a vjen nga Perëndia?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo