BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të mësojmë vigjilencën nga apostujt e Jezuit
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Janar
    • 4, 5. Si e drejtoi fryma e shenjtë Pavlin dhe shokët e tij të udhëtimit?

      4 Pikësëpari, apostujt pritnin me vigjilencë drejtim se ku të predikonin. Në një tregim mësojmë se si Jezui përdori frymën e shenjtë që i vuri në dispozicion Jehovai, për të drejtuar apostullin Pavël dhe shokët e tij gjatë një udhëtimi tejet të pazakontë. (Vep. 2:33) Le të udhëtojmë bashkë me ta.​—Lexo Veprat 16:6-10.

  • Të mësojmë vigjilencën nga apostujt e Jezuit
    Kulla e Rojës—2012 | 15 Janar
    • 6, 7. (a) Çfarë i ndodhi Pavlit dhe shokëve të tij pranë Bitinisë? (b) Ç’vendim morën dishepujt dhe me ç’rezultat?

      6 Ku shkuan ata burra të zellshëm? Vargu 7 shpjegon: «Si mbërritën në Misi, bënë përpjekje të shkonin në Bitini, por Jezui nëpërmjet frymës nuk i lejoi.» Meqë nuk u lejuan të predikonin në Azi, Pavli dhe shokët e tij u kthyen në drejtim të veriut, që të predikonin në qytetet e Bitinisë. Por, kur iu afruan Bitinisë, përsëri Jezui përdori frymën e shenjtë që t’i pengonte. Burrat duhet të jenë hutuar. Dinin për çfarë të predikonin dhe si të predikonin, por nuk dinin ku të predikonin. Mund ta përmbledhim kështu: kishin trokitur në derën që çonte në Azi, por më kot. Kishin trokitur në derën që çonte në Bitini, por përsëri më kot. A reshtën së trokituri këta predikues të zellshëm? Aspak!

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo