-
AmfipoliGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
AMFIPOLI
[përreth qytetit].
Qytet në Maqedoni rreth 5 km nga deti Egje dhe nga porti i Ejonit. Pavli kaloi përmes Amfipolit gjatë udhëtimit të dytë misionar. (Ve 17:1) Qyteti mori këtë emër ngaqë ishte ndërtuar mbi një kodër të rrethuar nga tri anë (veri, perëndim dhe jug) nga lumi gjarpërues i Strimonit. Amfipoli shtrihej rreth 50 km në perëndim-jugperëndim të Filipisë. Falë vendndodhjes në rrugën kryesore të famshme romake, Rruga Egnatia, si dhe ngaqë kontrollonte urën mbi lumin Strimon, ishte pikë mjaft e rëndësishme strategjike dhe tregtare. Në fillim u themelua si koloni athinase në shekullin e pestë p.e.s., ndërsa më vonë ra nën sundimin e Maqedonisë. Më pas ra në duart e Romës, e cila e bëri qytet të pavarur dhe kryeqytetin e krahinës së parë maqedonase. Rrënojat ndodhen në të dalë të fshatit të sotëm që njihet me të njëjtin emër Amfipoli.
-
-
ApoloniaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
APOLONIA
[i Apolonit; vend i Apolonit].
Qytet në Maqedoni që mori emrin nga perëndia grek i diellit, Apoloni, ashtu si disa qytete të tjera në pellgun e Mesdheut. Ndodhej në krahinën e Migdonisë, rreth 35 km larg Amfipolit dhe 45 km larg Selanikut ose afro një ditë rrugë larg secilit. Ishte buzë rrugës së rëndësishme romake, Rruga Egnatia, në jug të liqenit Bolbe, por nuk spikat në histori. Pavli dhe Sila kaluan në Apoloni gjatë udhëtimit të dytë misionar të Pavlit, ka shumë mundësi në pranverën ose në fillim të verës së vitit 50 të e.s.—Ve 17:1.
-