BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Areopagu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • AREOPAGU

      [kodra e Aresit; kodra e Marsit].

      Kodër në veriperëndim të Akropolit gjigant të Athinës, prej të cilit e ndan një luginë e cekët. Kjo kodër gëlqerore e vogël dhe e shkretë është 113 m e lartë, ndërsa në juglindje të saj ngjitet edhe 43 m të tjera Akropoli. Kodra e Marsit ngrihet butë në veri, kurse në jug është e thiktë. Dikur mbi këtë kodër kishte altarë, shenjtërore e statuja greke, si edhe mblidhej gjykata e lartë e Areopagut në qiell të hapur. Sot të gjitha këto nuk ekzistojnë më, përveç disa ndenjëseve të gdhendura në shkëmb.

      Në njërën prej vizitave të apostullit Pavël në Athinë, disa athinas e kapën dhe e çuan në Areopag, ku i thanë: «A mund ta marrim vesh ç’është ky mësim i ri, për të cilin flet? Sepse ti po na thua ca gjëra të çuditshme për veshët tanë.» (Ve 17:19, 20) Si përgjigje, Pavli me kujdes dha njërin pas tjetrit fakte konkrete, duke zhvilluar një argumentim logjik, bindës e nxitës. Ai nuk arriti ta përfundonte fjalimin, pasi, «kur dëgjuan për ringjalljen e të vdekurve», tallësit filluan ta vinin në lojë. Gjithsesi, para se ta ndërpritnin, apostulli kishte arritur ta ndante auditorin në tri opinione të ndryshme. Disa e tallnin, disa thoshin se do të dëgjonin prapë, kurse të tjerë «u bënë besimtarë. Ndër ta ishte edhe Dionisi, gjykatës i gjyqit të Areopagut, një grua që quhej Damaris, e bashkë me ta edhe disa të tjerë». (Ve 17:22-34) Sot në kodrën e Marsit ka një pllakë të bronztë, e cila përkujton atë ngjarje, ku lexohet fjalimi i apostullit Pavël. Nuk mund të thuhet me siguri nëse Pavli në atë rast foli para gjykatës së Areopagut, por në auditor kishte të paktën një anëtar të kësaj gjykate të famshme.​—⁠FIGURA, vëll. 2, f. 746 në botimin anglisht.

  • Athina
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
    • Veprimtaria e Pavlit në Athinë. Rreth vitit 50 të e.s. apostulli Pavël vizitoi Athinën gjatë udhëtimit të dytë misionar. Ai kishte lënë pas në Bere Silën dhe Timoteun, që duhej ta ndiqnin sa më parë të mundeshin. (Ve 17:13-15) Tek priste ata, Pavli ziente përbrenda ndërsa shihte sa shumë perëndi të rreme adhuroheshin në qytet, prandaj nisi të arsyetonte me njerëzit edhe në sinagogën e judenjve, edhe në sheshin e pazarit. (Ve 17:16, 17) Vitet e fundit, gërmimet e bëra nga Shkolla Amerikane e Studimeve Klasike e kanë nxjerrë plotësisht në dritë këtë shesh pazari ose agorë, që ndodhet në veriperëndim të Akropolit. Duket se agora nuk ishte thjesht një vend ku bëhej tregti, por edhe një vend ku rriheshin mendime dhe trajtoheshin çështje administrative të qytetit. Kureshtja e athinasve, e përshkruar te Veprat 17:18-21, duket në kritikat e Demostenit ndaj bashkëqytetarëve athinas, që vdisnin të vinin vërdallë në sheshin e pazarit duke pyetur pareshtur: «Ç’të reja kemi?»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo