-
Të nxitur nga «gjërat madhështore të Perëndisë»Kulla e Rojës—2002 | 1 Gusht
-
-
Të nxitur që të vepronin!
4. Cila profeci e Joelit u përmbush në Festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.?
4 Pasi kishin marrë frymën e shenjtë, dishepujt në Jerusalem menjëherë filluan t’u jepnin të tjerëve lajmin e mirë të shpëtimit, duke filluar me turmën që ishte mbledhur atë mëngjes. Predikimi i tyre përmbushi një profeci shumë të njohur, të shkruar tetë shekuj më përpara nga Joeli, biri i Petuelit: «Unë do të përhap frymën time mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime. Në ato ditë do të përhap frymën time edhe mbi shërbëtorët dhe shërbëtoret . . . para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.»—Joeli 1:1; 2:28, 29, 31; Veprat 2:17, 18, 20.
5. Në cilin kuptim profetizuan të krishterët e shekullit të parë? (Shih shënimin.)
5 A donte të thoshte kjo se Perëndia do të ngrinte një brez të tërë profetësh, burra e gra, si Davidi, Joeli dhe Debora, që t’i përdorte për të parathënë ngjarje të ardhshme? Jo. ‘Bij e bija, shërbëtorë e shërbëtore’ të krishterë do të profetizonin në kuptimin që do të ndiheshin të nxitur nga fryma e Jehovait për të shpallur «gjërat madhështore» që Jehovai kishte bërë e do të bënte ende. Pra, do të shërbenin si zëdhënës të Më të Lartit.a Por, si reagoi turma?—Hebrenjve 1:1, 2.
-
-
Të nxitur nga «gjërat madhështore të Perëndisë»Kulla e Rojës—2002 | 1 Gusht
-
-
a Kur caktoi Moisiun dhe Aaronin që t’i flitnin faraonit për popullin e Tij, Jehovai i tha Moisiut: «Unë po të bëj si perëndi për faraonin dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.» (Eksodi [Dalja] 7:1) Aaroni shërbeu si profet jo në kuptimin që paratha ngjarje të ardhshme, por u bë zëdhënësi i Moisiut, duke folur në emër të tij.
-