-
A duhet të kemi frikë nga Djalli?Kulla e Rojës—2014 | 1 Nëntor
-
-
Një shembull praktik. Veprat 19:19 na zbulon diçka të dobishme për disa në Efes që sapo ishin bërë të krishterë: «Mjaft nga ata që ishin marrë me magji, i grumbulluan librat dhe i dogjën para të gjithëve. Kur llogaritën çmimin e tërë librave, doli se vlenin pesëdhjetë mijë monedha argjendi.»a Ata të krishterë i shkatërruan të gjitha objektet që kishin lidhje me spiritizmin, pavarësisht nga vlera e tyre monetare. Ky shembull mund të na sjellë goxha dobi sot. Bota është e zhytur në okultizëm dhe spiritizëm. Madje, edhe objektet dhe praktikat spiritiste që duken të padëmshme, mund t’i ftojnë demonët të veprojnë. Është jetësore t’u rrish larg gjërave të tilla, sado të të kushtojë.—Ligji i përtërirë 18:10-12.
-
-
A duhet të kemi frikë nga Djalli?Kulla e Rojës—2014 | 1 Nëntor
-
-
a Nëse monedha e argjendit për të cilën bëhet fjalë ishte denari romak, shuma do të ishte e barasvlershme me pagën ditore të rreth 50.000 punëtorëve me rrogë mesatare, një sasi parash tejet e madhe.
-