BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ‘Fjala e Jehovait përhapej e triumfonte’, pavarësisht nga kundërshtimi
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    • «Ndodhi një trazirë e madhe» (Veprat 19:23-41)

      Dhimitri, me një faltore prej argjendi të Artemisës në dorë, u flet i xhindosur zejtarëve të tjerë në një dyqan argjendarie në Efes. Në sfond, Pavli që u predikon njerëzve te mbledhur në sheshin e pazarit.

      «Burra, ju e dini fare mirë se nga kjo punë varet pasuria jonë.»—Veprat 19:25

      16, 17. (a) Përshkruaj si e nisi Dhimitri trazirën në Efes. (b) Si e treguan efesianët fanatizmin e tyre?

      16 Tani le të shqyrtojmë taktikën e Satanait që përshkroi Luka, kur tha se «ndodhi një trazirë e madhe lidhur me Udhën». Ai nuk po e ekzagjeronte.e (Vep. 19:23) Trazirën e nisi një argjendar që quhej Dhimitër. U tërhoqi vëmendjen zejtarëve të tjerë duke u kujtuar fillimisht se pasuria e tyre varej nga shitja e idhujve. Pastaj u tha se mesazhi që predikonte Pavli i prishte punë biznesit të tyre, sepse të krishterët nuk adhuronin idhuj. Së fundi, i bëri thirrje krenarisë qytetare dhe nacionalizmit të dëgjuesve, duke i paralajmëruar se madhështia e perëndeshës së tyre Artemisë dhe e tempullit me famë botërore kushtuar asaj, rrezikonte ‘të humbiste’.—Vep. 19:24-27.

  • ‘Fjala e Jehovait përhapej e triumfonte’, pavarësisht nga kundërshtimi
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    • e Disa thonë se Pavli iu referua këtij rasti kur u tha korintasve se ‘nuk ishin të sigurt as për vetë jetën’. (2 Kor. 1:8) Por mund të ketë pasur ndër mend një rast edhe më të rrezikshëm. Kur shkroi se ishte ‘kacafytur me bishat në Efes’, mund ta ketë pasur fjalën ose për ndonjë përleshje me bishat e egra në një arenë, ose për kundërshtimin e njerëzve. (1 Kor. 15:32) Që të dyja këto shpjegime mund të jenë të vërteta.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo