EUTIKU
[fatlum; i suksesshëm].
Një i ri nga Troada, sipas Shkrimeve i fundit që u kthye në jetë me anë të një mrekullie. Gjatë vizitës në Troadë në udhëtimin e tretë misionar, Pavli e zgjati deri në mesnatë ligjëratën para vëllezërve. I rraskapitur prej lodhjes e mbase edhe prej ngrohtësisë së krijuar nga llambat e shumta dhe mbushja e dhomës plot e përplot, Eutikun e mundi gjumi dhe ra nga një dritare e katit të tretë. Luka që ishte mjek dhe njëkohësisht shkrimtar i librit të Veprave, e me sa duket edhe dëshmitar okular i kësaj ndodhie, thotë se Eutiku nuk ishte thjesht pa ndjenja, por «e ngritën të vdekur». Njësoj siç kishte bërë Eliseu kur kishte ringjallur birin e shunamites, Pavli u përkul sipër Eutikut dhe e pushtoi. Fjalët e Pavlit «mos bërtisni, sepse shpirti i tij është në të», tregojnë se Eutiku ishte kthyer në jetë.—Ve 20:7-12, shën.; shih edhe 2Mb 4:34.