BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A ekziston ferri? Çfarë thotë Bibla për ferrin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
      • Si dënim për mëkatin, Perëndia ka caktuar vdekjen, jo mundimin në një ferr të zjarrtë. Zoti i tha njeriut të parë, Adamit, se po të shkelte ligjin e Tij, Adami do të vdiste. (Zanafilla 2:17) Zoti nuk përmendi fare tortura të përjetshme në ferr. Më vonë, pasi Adami mëkatoi, Perëndia i shpalli dënimin me këto fjalë: «Ti je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh.» (Zanafilla 3:19) Adami thjesht nuk do të ekzistonte më. Nëse Perëndia do ta çonte Adamin në një ferr të zjarrtë, me siguri do ta përmendte. Edhe sot Zoti nuk e ka ndryshuar dënimin për shkeljen e ligjeve të tij. Qindra vite më vonë pas mëkatit të Adamit, Perëndia frymëzoi një shkrimtar të Biblës të thoshte: «Paga që paguan mëkati, është vdekja.» (Romakëve 6:23) Nuk nevojitet një ndëshkim i mëtejshëm, sepse «kush ka vdekur, është shfajësuar nga mëkati i vet».—Romakëve 6:7.

  • A ekziston ferri? Çfarë thotë Bibla për ferrin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
    • Kuptimi: Dënimi i plotë për mëkatin është vdekja, jo mundimi në ferr.

      Zbulesa 20:13: «Vdekja dhe Varri [«ferri», King James Version] i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo