BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të presim me «pritje të paduruar»
    Kulla e Rojës—1998 | 15 Shtator
    • «Pritja e paduruar e krijimit»

      12, 13. Si i ishte «nënshtruar kotësisë» krijesa njerëzore dhe për çfarë janë të dëshiruara delet e tjera?

      12 Po delet e tjera, a kanë diçka, për të cilën të jetojnë në pritje të paduruar? Patjetër që po. Pasi foli për shpresën e lavdishme të atyre që Jehovai i ka adoptuar si «bijtë» e tij të lindur nga fryma dhe si «bashkëtrashëgimtarë me Krishtin» në Mbretërinë qiellore, Pavli tha: «Pritja e paduruar e krijimit po pret zbulimin e bijve të Perëndisë. Sepse krijimi i ishte nënshtruar kotësisë, jo me anë të vullnetit të vet, por nëpërmjet atij që e nënshtroi, mbi bazën e shpresës se edhe vetë krijimi do të lirohet nga skllavërimi ndaj korruptimit dhe do të ketë lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë.»—Romakëve 8:14-21, BR; 2. Timoteut 2:10-12.

  • Të presim me «pritje të paduruar»
    Kulla e Rojës—1998 | 15 Shtator
    • 14. Çfarë do të përfshihet në «zbulimin e bijve të Perëndisë» dhe si do të rezultojë kjo në ‘çlirimin e njerëzimit nga skllavërimi ndaj korruptimit’?

      14 Së pari, duhet të ‘zbulohet’ mbetja e ‘bijve të mirosur të Perëndisë’. Çfarë do të përfshijë kjo? Në kohën e duhur sipas Perëndisë, për delet e tjera do të bëhet e dukshme se të mirosurit janë «vulosur» përfundimisht dhe se u është dhënë lavdi për të mbretëruar me Krishtin. (Zbulesa 7:2-4) ‘Bijtë e ringjallur të Perëndisë’ do të ‘zbulohen’ edhe kur të marrin pjesë bashkë me Krishtin në shkatërrimin e sistemit të lig të gjërave të Satanait. (Zbulesa 2:26, 27; 19:14, 15) Më pas, gjatë Mbretërimit Mijëvjeçar të Krishtit, ata do të ‘zbulohen’ më tej si kanale priftërore për t’ia shpërndarë dobitë e flijimit shpërblyes të Jezuit «krijimit» njerëzor. Kjo do të rezultojë në ‘çlirimin e njerëzimit nga skllavërimi ndaj korruptimit’ dhe më në fund ata do të hyjnë në «lirinë e lavdishme të bijve të Perëndisë». (Romakëve 8:21, BR; Zbulesa 20:5; 22:1, 2) Me një të ardhme kaq të mrekullueshme, a është për t’u habitur që delet e tjera po ‘presin zbulimin e bijve të Perëndisë’ me ‘pritje të paduruar’?—Romakëve 8:19, BR.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo