BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/5 f. 3-4
  • E ka vendosur tashmë Perëndia fatin tonë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E ka vendosur tashmë Perëndia fatin tonë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kuptimi i shprehjes «paracaktim i fatit»
  • Agustini, ati i paracaktimit të fatit
  • Trashëgimtarët e Agustinit
  • Paracaktim apo vullnet i lirë?
  • A mund të pajtohet paracaktimi i fatit me dashurinë e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • A është shkruar më përpara e ardhmja jonë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • A është «i shkruar» fati?
    Zgjohuni!—2007
  • 500 vjet kalvinizëm Çfarë është arritur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/5 f. 3-4

E ka vendosur tashmë Perëndia fatin tonë?

«DO TË shmangeshin kaq shumë probleme të përfytyruara nëse do të hiqej dorë nga përdorimi i termit ‘paracaktim i fatit’ që shpesh keqkuptohet.» Nëse e ke përdorur, apo e ke dëgjuar të përdoret shprehjen «paracaktim i fatit», ndoshta do të pyesësh se përse bëhet ky pohim.

Sipas enciklopedisë së fundit katolike franceze Théo, do të bënim mirë nëse nuk do ta përdornim shprehjen «paracaktim i fatit». Një libër tjetër pohon: «Siç duket, sot, paracaktimi i fatit nuk është më në qendër të debatit të teologëve, madje edhe të shumicës së protestantëve.»

Megjithatë, gjatë historisë, çështja e paracaktimit të fatit ka prishur qetësinë e shumë njerëzve. Duke qenë se ishte në qendër të debatit, kjo çoi në Reformë, madje edhe brenda Kishës Katolike për shekuj me radhë ka qenë objekt i diskutimeve të ashpra. Edhe pse debatet janë pakësuar, mbetet akoma një problem. Kush nuk do të dëshironte të dinte nëse fati i tij është i paracaktuar apo jo?

Kuptimi i shprehjes «paracaktim i fatit»

Çfarë nënkuptojnë kishat me shprehjen «paracaktim i fatit»? Një fjalor teologjik katolik e përcakton si «qëllimi hyjnor për t’i çuar disa, të cilët janë përcaktuar nga emrat, në jetën e përhershme». (Dictionnaire de théologie catholique) Në përgjithësi, mendohet se këta të zgjedhur, «të përcakuar nga emri», janë ata të cilëve u referohet apostulli Pavël në letrën e tij drejtuar Romakëve me fjalët vijuese: «Të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse ata që i ka njohur që më parë, edhe i ka përcaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij . . . Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata dhe i përlëvdoi.»​—Romakëve 8:28-30.

Mendohet, që përpara se të lindnin, disa kanë qenë zgjedhur nga Perëndia për të marrë pjesë në lavdinë e Krishtit në qiej. Kjo çon në pyetjen e diskutuar gjatë: A i zgjedh Perëndia arbitrarisht ata që dëshiron t’i shpëtojë, apo njerëzve u është dhënë vullnet i lirë dhe duhet të bëjnë diçka për ta fituar apo ruajtur favorin e Perëndisë?

Agustini, ati i paracaktimit të fatit

Edhe pse Etërit e tjerë të Kishës kanë shkruar më parë rreth paracaktimit të fatit, në përgjithësi Augustini (354-430 e.s.) mbahet se ka vendosur themelet e doktrinës si për Kishën Katolike ashtu edhe për atë protestante. Sipas Agustinit, të drejtët kanë qenë paracaktuar nga Perëndia që nga përjetësia për të marrë bekimet e përhershme. Nga ana tjetër, të padrejtët, edhe pse nuk kanë qenë paracaktuar nga Perëndia në kuptimin e ngushtë të fjalës, do të marrin ndëshkimin e merituar për mëkatet e tyre, domethënë dënimin. Shpjegimi i Agustinit i lë pak hapësirë vullnetit të lirë, duke i hapur kështu rrugën shumë kundërshtimeve.

Trashëgimtarët e Agustinit

Debati në lidhje me paracaktimin e fatit dhe vullnetin e lirë u rishfaq përsëri gjatë Mesjetës dhe arriti kulmin gjatë reformës. Luteri e konsideronte paracaktimin individual të fatit një zgjedhje të lirë nga ana e Perëndisë, pa faktin që Ai kishte parashikuar meritat e ardhshme dhe veprat e mira të të zgjedhurve. Kalvini erdhi në një konkluzion akoma më radikal me konceptin e tij të dyfishtë të paracaktimit të fatit: Disa janë paracaktuar për shpëtim të përhershëm dhe të tjerë për dënim të përhershëm. Megjithatë, edhe Kalvini e konsideronte zgjedhjen e Perëndisë arbitrare, madje të pakuptueshme.

Çështja mbi paracaktimin e fatit dhe ajo e lidhur ngushtë me «hirin»​—fjalë e përdorur nga kishat për të përcaktuar veprimin e Perëndisë me anë të të cilit i shpëton dhe i shpall njerëzit të drejtë—​mori përmasa të tilla saqë në vitin 1611 Selia e Shenjtë urdhëroi që të mos botohej asgjë mbi paracaktimin e fatit, pa miratimin e saj. Brenda Kishës Katolike të shekujve të 17-të dhe 18-të, mësimet e Agustinit gjetën mbështetje të madhe nga jansenistët francezë, që ishin anëtarë të një forme të krishterimit shumë të rreptë e të ngritur të cilët kishin madje ndjekës edhe midis aristokracisë. Por, debati nuk u qetësua. Mbreti Luigj XIV, urdhëroi shkatërrimin e manastirit të Port-Royal, djepi i mendimit jansenist.

Në kishat protestante të reformuara, diskutimi ishte shumë larg mbylljes. Midis grupeve të tjera, ndjekësit e Jakobus Aminius, të quajtur remostrantë, besonin se njeriu luan rol në shpëtimin e tij. Sinodi protestant i Dordrektit (1618-19), e zgjidhi përkohësisht çështjen duke adoptuar një formë të rreptë të ortodoksizmit kalvinist. Sipas një libri, në Gjermani debati mbi paracaktimin e fatit dhe vullnetin e lirë, i dha jetë një serie të gjatë të «përpjekjeve të kota për pajtim, si dhe të abuzimeve, burgosjeve dhe syrgjynosjeve të teologëve».​—L’Aventure de la Réforme​—Le monde de Jean Calvin.

Paracaktim apo vullnet i lirë?

Që nga fillimi, këto dy ide diametralisht të kundërta, paracaktimi i fatit dhe vullneti i lirë, krijuan shumë konflikte të ashpra. Agustini nga ana e tij, nuk ishte në gjendje ta shpjegonte këtë papajtueshmëri. Edhe Kalvini e konsideroi paracaktimin e fatit si një shprehje të vullntetit sovran të Perëndisë dhe në këtë mënyrë të pashpjegueshëm.

Por a na ndihmon Bibla për t’i kuptuar më mirë këto çështje, meqë ajo zbulon cilësitë dhe personalitetin e Perëndisë? Artikulli vijues do t’i shqyrtojë këto aspekte me hollësi.

[Figurat në faqen 4]

Kalvini

Luteri

Jansen

[Burimi]

Pictures: Bibliothèque Nationale, Paris

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo