BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Kush i modelon mendimet e tua?
    Kulla e Rojës—1999 | 1 Prill
    • Kështu, Pavli iu lut bashkë të krishterëve që të mos ‘merrnin formë sipas këtij sistemi gjërash’. (Romakëve 12:2, BR) Një përkthyes i Biblës i parafrazoi kështu fjalët e Pavlit: «Mos e lini botën përreth jush t’ju modelojë sipas kallëpit të saj.» (Romakëve 12:2, Phillips) Satanai do të provojë çdo gjë për të të ngjeshur në kallëpin e tij, ashtu si poçarët e vjetër që e ngjeshnin argjilën në një kallëp të hapur, me qëllim që ajo të merrte shenjat dhe tiparet që ai donte të mbeteshin mbi argjilë. Satanai ka përgatitur për këtë punë politikën, sistemin tregtar, fenë dhe argëtimin e botës. Por, sa depërtues është ndikimi i tij? Është po aq i përhapur sa ishte edhe në ditët e apostullit Gjon. «E gjithë bota,—tha Gjoni,—dergjet nën pushtetin e të ligut.» (1. Gjonit 5:19, BR; shiko edhe 2. Korintasve 4:4.) Nëse ke ndonjë dyshim për aftësinë e Satanait për të joshur njerëzit dhe për të korruptuar mendimet e tyre, mos harro sa mirë ia doli mbanë me një komb të tërë, Izraelin, që përbëhej nga njerëz të dedikuar ndaj Perëndisë. (1. Korintasve 10:6-12) A mund të ndodhë edhe me ty e njëjta gjë? Mund të ndodhë, nëse ti e lë mendjen tënde të hapur ndaj ndikimit joshës të Satanait.

  • Kush i modelon mendimet e tua?
    Kulla e Rojës—1999 | 1 Prill
    • Zgjedhja të përket ty. Ti mund të zgjedhësh të ‘marrësh formë sipas këtij sistemi gjërash’ duke lënë që filozofitë dhe vlerat e kësaj bote të sundojnë mbi mendimet e tua. (Romakëve 12:2) Por kjo botë nuk ka për zemër të mirën tënde. «Tregoni kujdes,—paralajmëron, pra, apostulli Pavël,—se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve.» (Kolosianëve 2:8) Të derdhesh në formën e kallëpit të Satanait në këtë mënyrë ose të ‘bëhesh preja e tij’ nuk kërkon ndonjë përpjekje. Është si të thithësh tymin e duhanit që pijnë të tjerët. Ti mund të dëmtohesh thjesht duke thithur me anë të frymëmarrjes ajrin e ndotur.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo