BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Jini të zjarrtë në frymë»
    Kulla e Rojës—2009 | 15 Tetor
    • 9. Pse Pavli i krahason të krishterët e lindur nga fryma me gjymtyrët e trupit?

      9 Lexo Romakëve 12:4, 5, 9, 10. Pavli i krahason të krishterët e mirosur me gjymtyrët e një trupi, të cilët shërbejnë në unitet nën Kreun e tyre, Krishtin. (Kolos. 1:18) Ai u kujton të krishterëve të lindur nga fryma se trupi ka shumë gjymtyrë që kryejnë funksione të ndryshme dhe ata, ‘ndonëse shumë, janë një trup në unitet me Krishtin’. Në mënyrë të ngjashme, Pavli i nxiti të krishterët e mirosur në Efes: «Le të rritemi me anë të dashurisë në të gjitha gjërat, në përputhje me atë që është kreu, Krishti. Nga ai, i gjithë trupi, i lidhur së bashku në mënyrë të harmonishme dhe i bërë për të bashkëvepruar me anë të të gjitha nyjave që japin atë që është e nevojshme, sipas funksionimit në masën e duhur të çdo gjymtyre përkatëse, vepron për rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes në dashuri.»—Efes. 4:15, 16.

  • «Jini të zjarrtë në frymë»
    Kulla e Rojës—2009 | 15 Tetor
    • 11. (a) Ku bazohet uniteti ynë? (b) Ç’këshilla të tjera dha Pavli?

      11 Ky unitet bazohet te dashuria, e cila është «një lidhje e përsosur bashkimi». (Kolos. 3:14) Te kapitulli i 12-të i Romakëve, Pavli e thekson këtë kur thotë se dashuria jonë duhet të jetë «pa hipokrizi» dhe se duhet ‘të kemi për njëri-tjetrin përzemërsi të butë me dashuri vëllazërore’. Si rezultat do të kemi respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Apostulli thotë: «Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.» Natyrisht, nuk duhet ta ngatërrojmë dashurinë me sentimentalizmin. Duhet të bëjmë çmos për ta mbajtur kongregacionin të pastër. Kur jep këshillat për dashurinë, Pavli shton: «Urreni thellësisht atë që është e ligë, kapuni fort pas asaj që është e mirë.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo