-
«Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe»Kulla e Rojës—2007 | 1 Korrik
-
-
«Mos u hakmerrni»
15. Ç’arsye për të mos u hakmarrë na jep Romakëve 12:19?
15 Pavli jep një arsye tjetër të fortë pse nuk duhet të hakmerremi: kjo tregon modesti. Ai thotë: «Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të Perëndisë, sepse është shkruar: “‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.”» (Romakëve 12:19) I krishteri që përpiqet të marrë hak, me arrogancë i jep vetes liri të tepruar. Ai merr përsipër një rol që i takon vetëm Perëndisë. (Mateu 7:1) Për më tepër, duke i marrë vetë në dorë çështjet, tregon mungesë besimi te siguria që jep Jehovai kur thotë: «Unë do të shpaguaj.» Ndryshe nga kjo, të krishterët e vërtetë kanë besim se Jehovai ‘do t’u japë të drejtën të zgjedhurve të vet’. (Luka 18:7, 8; 2 Selanikasve 1:6-8) Me modesti, ata ia lënë në dorë Perëndisë hakmarrjen për të keqen që u është bërë.—Jeremia 30:23, 24; Romakëve 1:18.
-
-
«Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe»Kulla e Rojës—2007 | 1 Korrik
-
-
18. Pse është e drejtë, e dashur dhe modeste të mos hakmerremi?
18 Në këtë shqyrtim të shkurtër të kapitullit të 12-të të letrës drejtuar romakëve, kemi parë disa arsye të rëndësishme pse ‘nuk ia kthejmë askujt të keqen me të keqe’. Në radhë të parë, e përmbajmë veten për të mos u hakmarrë sepse kjo është e drejtë. Meqë Jehovai na ka treguar dhembshuri, është e drejtë dhe e arsyeshme që ta lëmë veten në dorë të tij dhe t’u bindemi me gatishmëri urdhërimeve që na jep, ndër të cilët është edhe urdhri për të dashur armiqtë tanë. Së dyti, nuk pranojmë ta kthejmë të keqen me të keqe sepse kështu tregojmë dashuri. Duke mos u hakmarrë e duke nxitur paqen, shpresojmë me dashuri që të mund të ndihmojmë edhe disa kundërshtarë të ashpër të bëhen adhurues të Jehovait. Së treti, nuk e kthejmë të keqen me të keqe sepse kështu tregohemi modestë. Hakmarrja do të tregonte se jemi arrogantë dhe po i japim liri të tepruar vetes, pasi Jehovai thotë: «Hakmarrja më përket mua.» Gjithashtu, Fjala e Perëndisë paralajmëron: «Kur vjen arroganca, vjen edhe çnderimi; por mençuria është me modestët.» (Proverbat 11:2; shih edhe shënimin.) Tregohemi modestë kur me mençuri ia lëmë në dorë Perëndisë të hakmerret për një të keqe që na kanë bërë.
-