BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ji i ndershëm në çdo gjë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • 2. Si mund të jemi të ndershëm në jetën e përditshme?

      Jehovai do që ‘t’i themi të vërtetën njëri-tjetrit’. (Zakaria 8:16, 17) Çfarë do të thotë kjo? Sa herë flasim me familjarët, kolegët e punës, bashkëbesimtarët ose autoritetet qeveritare, nuk gënjejmë dhe as nuk japim informacione që shtrembërojnë të vërtetën. Një njeri i ndershëm nuk mashtron dhe as nuk vjedh. (Lexo Proverbat 24:28 dhe Efesianëve 4:28.) Gjithashtu, i paguan të gjitha taksat që i detyrohet shtetit. (Romakëve 13:5-7) Duke vepruar kështu, si dhe në shumë mënyra të tjera, «sillemi me ndershmëri në çdo gjë».—Hebrenjve 13:18.

  • Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
    • Mësimi 45. Një motër adoleshente qëndron në këmbë duke treguar respekt për flamurin, por nuk e këndon himnin dhe as nuk e vë dorën në zemër, siç bëjnë studentët e tjerë.

      MËSIMI 45

      Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?

      Jezui tha se dishepujt e tij ‘nuk duhet të jenë pjesë e kësaj bote’. (Gjoni 15:19) Kjo përfshin të qëndrojmë asnjanës, pra të mos mbajmë anën e askujt në politikë e në luftëra. Por, të bësh këtë nuk është gjithnjë e lehtë, e madje shumë veta na tallin. Si mund të jemi asnjanës dhe t’i qëndrojmë besnikë Perëndisë Jehova?

      1. Ç’pikëpamje kanë të krishterët e vërtetë për qeveritë e krijuara nga njerëzit?

      Të krishterët tregojnë respekt për qeveritë. Ne bëjmë ashtu siç tha Jezui dhe ‘i paguajmë Cezarit gjërat e Cezarit’—pra u bindemi ligjeve të shtetit, si për shembull ligjeve për pagimin e taksave. (Marku 12:17) Bibla mëson se qeveritë e krijuara nga njerëzit sundojnë vetëm ngaqë Jehovai i ka lejuar. (Romakëve 13:1) Pra, e kuptojmë se autoriteti që kanë këto qeveri, është relativ ose i kufizuar. I mbajmë sytë vetëm te Perëndia e te Mbretëria e tij në qiell për zgjidhjen e problemeve të njerëzimit.

      2. Si mund të tregojmë se jemi asnjanës?

      Ashtu si Jezui, nuk përfshihemi në politikë. Kur njerëzit panë se Jezui bëri një mrekulli, u përpoqën ta bënin mbret në tokë. Por ai nuk pranoi. (Gjoni 6:15) Pse? Sepse, siç tha më vonë, ‘Mbretëria e tij nuk është pjesë e kësaj bote’. (Gjoni 18:36) Si dishepuj të Jezuit, tregojmë se jemi asnjanës në shumë mënyra. Për shembull, nuk shkojmë në luftë. (Lexo Mikenë 4:3.) Edhe pse tregojmë respekt për simbolet kombëtare—si për shembull, flamurin—nuk u japim nderimin që i takon Perëndisë. (1 Gjonit 5:21) Gjithashtu nuk përkrahim asnjë kandidat ose parti politike, dhe as nuk u kundërvihemi atyre. Këto janë vetëm disa nga mënyrat si tregojmë se i qëndrojmë besnikë në çdo gjë qeverisë së Perëndisë—pra Mbretërisë së tij.

      SHQYRTO MË TEJ

      Shqyrto situata që mund të na vënë në provë asnjanësinë dhe shiko si mund të marrësh vendime që i pëlqejnë Jehovait.

      Një burrë qëndron asnjanës. Ai nuk u kushton vëmendje kandidatëve politikë teksa u flasin turmave të njerëzve.

      3. Të krishterët e vërtetë janë asnjanës

      Jezui dhe dishepujt e tij na kanë lënë një shembull për këtë. Lexoni Romakëve 13:1, 5-7 dhe 1 Pjetrit 2:13, 14. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.

      VIDEO: Të krishterët e vërtetë janë asnjanës—Pjesa 1 (4:28)

      • Pse duhet t’i respektojmë autoritetet qeveritare?

      • Si e tregojmë se u nënshtrohemi atyre?

      Gjatë ndonjë lufte, edhe pse disa kombe pretendojnë se janë asnjanëse, faktikisht u japin ndihmë të dyja palëve. Atëherë, çfarë do të thotë të jesh vërtet asnjanës? Lexoni Gjonin 17:16. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjen që vijon.

      VIDEO: Të krishterët e vërtetë janë asnjanës—Pjesa 2 (3:11)

      • Çfarë do të thotë të jesh asnjanës?

      Po nëse autoritetet qeveritare të kërkojnë të bësh diçka që bie ndesh me ligjet e Perëndisë? Lexoni Veprat 5:28, 29. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.

      VIDEO: Të krishterët e vërtetë janë asnjanës—Pjesa 3 (1:18)

      • Kur ligjet e njerëzve bien ndesh me ligjet e Perëndisë, kujt duhet t’u bindemi?

      • A të vjen ndër mend ndonjë situatë në të cilën të krishterët nuk duhet t’u binden autoriteteve qeveritare?

      4. Trego se je asnjanës me mënyrën si mendon dhe vepron

      Lexoni 1 Gjonit 5:21. Më pas shihni VIDEON dhe diskutoni për pyetjet që vijojnë.

      VIDEO: Pse të krishterëve të vërtetë u duhet guxim—Për të qëndruar asnjanës (2:49)

      • Sipas asaj që pe në video, pse Ajenge nuk pranoi të bëhej anëtar i partisë politike dhe as të merrte pjesë në ceremoni nacionaliste, si nderimi i flamurit?

      • A mendon se vendimi i tij ishte i mençur?

      Cilat situata të tjera mund të na vënë në provë asnjanësinë? Shihni VIDEON dhe më pas diskutoni për pyetjet që vijojnë.

      VIDEO: Mësime nga Kulla e Rojës—Qëndroni asnjanës në një botë të përçarë (5:16)

      • Si mund të qëndrojmë asnjanës kur bëhet fjalë për evente sportive ndërkombëtare?

      • Si mund të qëndrojmë asnjanës edhe kur vendimet e politikanëve ndikojnë drejtpërdrejt te ne?

      • Çfarë ndikimi mund të kenë te asnjanësia jonë mediat ose njerëzit me të cilët shoqërohemi?

      Kolazh: 1. Një grup njerëzish të revoltuar mbajnë pankarta dhe protestojnë. 2. Një burrë që mban një flamur, bën tifo gjatë një ndeshjeje sporti. 3. Një student bën betimin para flamurit. 4. Një ushtare mban në dorë një automatik. 5. Dy kandidatë politikë debatojnë. 6. Një grua hedh votën në kuti.

      Në cilat fusha duhet të qëndrojë asnjanës një i krishterë me mënyrën si mendon dhe vepron?

      DIKUSH MUND TË PYESË: «Pse ju nuk nderoni flamurin dhe as nuk këndoni himnin?»

      • Si do të përgjigjeshe?

      PËRMBLEDHJE

      Të krishterët bëjnë çmos të jenë asnjanës në çështjet politike me mënyrën si mendojnë, flasin dhe veprojnë.

      Si do të përgjigjeshe?

      • Çfarë detyrimesh kemi ndaj shtetit?

      • Pse qëndrojmë asnjanës në çështjet politike?

      • Cilat situata mund të na vënë në provë asnjanësinë?

      Provo këtë

      EKSPLORO

      Çfarë sakrificash mund të na duhet të bëjmë që të mbetemi asnjanës?

      Jehovai nuk na ka braktisur kurrë (3:14)

      Si mund të përgatiten familjet që t’u bëjnë ballë sprovave të asnjanësisë?

      Ruani asnjanësinë gjatë rasteve në publik (4:25)

      Pse mbrojtja e atdheut nuk është nderi më i madh që mund të ketë dikush?

      «Për Perëndinë çdo gjë është e mundur» (5:19)

      Shqyrto si të mos jesh pjesë e kësaj bote, kur merr vendime në lidhje me punën.

      «Secili do të mbajë ngarkesën e vet» (Kulla e Rojës, 15 mars 2006)

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo