-
JehovaiGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Prandaj, mënyra si veproi Jehovai me disa pasardhës të Adamit mëkatar dhe bekimet që u dha, nuk i ndryshoi standardet e drejtësisë së tij të përsosur. Ai nuk po e miratonte gjendjen e tyre mëkatare. Ngaqë qëllimet e Jehovait plotësohen se s’bën, «i thërret gjërat që s’janë sikur të ishin» [siç bëri kur e quajti Abramin «Abraham», që do të thotë «atë i një shumice (turme)», ndërkohë që ai dhe Sara ishin ende pa fëmijë]. (Ro 4:17) Meqë e dinte se në kohën e duhur sipas tij (Ga 4:4) do të siguronte një shpërblesë, mjetin ligjor për faljen e mëkatit dhe heqjen e papërsosmërisë (Is 53:11, 12; Mt 20:28; 1Pj 2:24), Jehovai i ruajti gjithnjë lidhjet me njerëzit e papërsosur, trashëgimtarë të mëkatit, dhe pranoi t’i shërbenin. Këtë e bëri sepse kishte bazën ligjore ‘t’i llogariste’, ose t’i konsideronte, të drejtë falë besimit në premtimet e Tij dhe, më vonë, në përmbushjen e atyre premtimeve te Jezu Krishti si flijimi i përsosur për mëkatet. (Jk 2:23; Ro 4:20-25) Kështu, masa e Jehovait, shpërblesa dhe bekimet e saj, është dëshmi e fortë jo vetëm e dashurisë dhe e mëshirës së Jehovait, por edhe e besnikërisë ndaj standardeve të larta të drejtësisë, sepse me anë të shpërblesës tregon «drejtësinë e vet në kohën e tanishme, që ai të jetë i drejtë edhe kur të shpallë të drejtë njeriun [ndonëse të papërsosur] që ka besim te Jezui».—Ro 3:21-26; krahaso Is 42:21; shih SHPALL TË DREJTË.
-
-
KombetGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Atë i kombeve. Perëndia e udhëzoi Abramin të largohej nga Uri e të shkonte në një vend që Ai do t’ia tregonte, sepse si tha Perëndia: «Unë do të bëj nga ti një komb të madh.» (Zn 12:1-4) Më vonë, Perëndia hodhi më shumë dritë mbi këtë premtim, duke thënë: «Ti ke për t’u bërë atë i shumë kombeve. . . . Do të të bëj shumë, shumë të frytshëm, dhe nga ti do të dalin kombe e mbretër.» (Zn 17:1-6) Ky premtim u përmbush. Ismaelit, birit të Abrahamit, i lindën «dymbëdhjetë prijës sipas klaneve të tyre». (Zn 25:13-16; 17:20; 21:13, 18) Nëpërmjet gjashtë bijve të Keturës, edhe kombe të tjera e kanë zanafillën nga Abrahami. (Zn 25:1-4; 1Kr 1:28-33; Ro 4:16-18) Nga Isaku, biri i Abrahamit, rrodhën izraelitët dhe edomitët. (Zn 25:21-26) Në një kuptim më të gjerë, frymor, Abrahami u bë «atë i shumë kombeve», sepse njerëz nga shumë kombe, përfshirë ata të kongregacionit të krishterë në Romë, falë besimit dhe bindjes, mund ta quanin Abrahamin atin e tyre, pasi ai është «ati i të gjithë atyre që kanë besim».—Ro 4:11, 16-18; shih IZRAELI nr. 2.
-