BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/98 f. 20-21
  • Veshja dhe krehja juaj: A i interesojnë Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Veshja dhe krehja juaj: A i interesojnë Perëndisë?
  • Zgjohuni!—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një çështje personale
  • «Me modesti dhe mendje të shëndoshë»
  • Pse kanë rëndësi veshja dhe paraqitja jonë?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Veshja e rregullt tregon nderim të thellë për Perëndinë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
  • Modesti në veshje e në krehje
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2002
  • A e lëvdon Perëndinë stili yt i veshjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Zgjohuni!—1998
g 8/98 f. 20-21

Pikëpamja e Biblës

Veshja dhe krehja juaj: A i interesojnë Perëndisë?

«Ashtu si treguesi zbulon përmbajtjen e librit, . . . po ashtu pamja e jashtme dhe veshjet e një personi, të një burri ose të një gruaje, janë një tregues i frymës së tyre.»—Dramaturgu anglez Filip Mesinxher.

NË SHEKULLIN e tretë të e.s., shkrimtari i kishës Titi Klementi, hartoi një listë të gjatë rregullash mbi veshjen dhe krehjen. Zbukurimet dhe stofat luksoze ose me ngjyra ishin të ndaluara. Gratë nuk duhej t’i lyenin flokët as të «lyenin fytyrat e tyre me mjetet mashtruese të dinakërisë së shkathët», që është «makijazhi i fytyrës». Burrave u mësohej ta rruanin kokën, sepse «koka pa flokë . . . e tregon një njeri serioz», por qimet në mjekër nuk duheshin trazuar, sepse «i japin fytyrës dinjitet dhe autoritet atëror».a

Shekuj më vonë, udhëheqësi protestant Xhon Kalvin nxori ligje që specifikonin ngjyrën dhe llojin e rrobave që mund të vishnin ithtarët e tij. Bizhuteritë dhe dantellat shiheshin shtrembër dhe një grua mund të futej në burg po t’i mblidhte flokët në një «lartësi imorale».

Pikëpamje të tilla ekstreme, të paraqitura nga udhëheqësit fetarë përgjatë viteve, kanë shkaktuar që shumë individë të sinqertë të pyesin: A i intereson në të vërtetë Perëndisë ajo që vesh unë? A i dënon ai disa moda ose përdorimin e makijazhit? Çfarë mëson Bibla?

Një çështje personale

Në mënyrë interesante, me fjalët që i gjejmë në Gjonin 8:31, 32, Jezui iu drejtua dishepujve të tij: «Nëse do të qëndroni në fjalën time, . . . do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.» Po, të vërtetat e mësuara nga Jezui kishin për qëllim t’i lironin njerëzit nga barrat shtypëse të krijuara nga tradita dhe nga mësimet e rreme. Ato kishin si synim të freskonin ata që ishin «të munduar dhe të rënduar». (Mateu 11:28) As Jezui e as Ati i tij, Perëndia Jehova, nuk kanë ndonjë dëshirë për të kontrolluar jetën e njerëzve deri në atë masë saqë individët të mos mund të marrin iniciativën dhe të ushtrojnë arsyetimin e tyre mbi çështjet personale. Jehovai dëshiron që ata të bëhen njerëz të pjekur që «nëpërmjet përdorimit i kanë të stërvitura aftësitë e tyre perceptuese, për të dalluar si të drejtën, ashtu dhe të gabuarën».—Hebrenjve 5:14, BR.

Kështu, Bibla nuk siguron ligje të hollësishme mbi veshjen dhe krehjen ose mbi përdorimin e kozmetikëve, përveçse disa kërkesa specifike për veshje që u ishin detyruar judenjve nga Ligji i Moisiut. Ato kishin për qëllim t’i ndihmonin judenjtë që të mbaheshin të ndarë nga kombet rrethuese dhe nga ndikimi i tyre imoral. (Numrat 15:38-41; Ligji i përtërirë 22:5) Brenda rregullimit të krishterë, veshja dhe krehja janë kryesisht një çështje shijeje personale.

Megjithatë, nuk duhet supozuar se Perëndia është indiferent ndaj asaj që veshim ose se ‘çdo gjë pranohet’. Përkundrazi, Bibla përmban udhëzime të arsyeshme që pasqyrojnë pikëpamjen e Perëndisë mbi veshjen dhe krehjen.

«Me modesti dhe mendje të shëndoshë»

Apostulli Pavël shkroi që gratë e krishtere «të stolisen me veshje të rregulluara mirë, me modesti dhe mendje të shëndoshë, jo me stile gërshetimesh të flokëve dhe me ar ose perla apo me veshje shumë të kushtueshme». Në mënyrë të ngjashme, Pjetri këshillon kundër «gërshetimit të jashtëm të flokëve dhe vënies së stolive prej ari».—1. Timoteut 2:9, BR; 1. Pjetrit 3:3, BR.

A po tregojnë Pjetri e Pavli se gratë e krishtere dhe burrat e krishterë duhet të shmangin përmirësimin e pamjes së tyre? Aspak! Në fakt, Bibla përmend burra besnikë e gra besnike që përdorën bizhuteri ose vajra kozmetike e parfume. Përpara pritjes së saj nga mbreti Asuer, Estera kaloi një periudhë ku iu bë një trajtim i zgjeruar bukurie me vajra të parfumuara e masazhe. Edhe Jozefin e veshën me veshje krejt prej liri dhe me një gjerdan të artë në qafë.—Zanafilla 41:42; Eksodi 32:2, 3; Estera 2:7, 12, 15.

Fraza «mendje e shëndoshë», siç është përdorur nga Pavli, na ndihmon ta kuptojmë këtë këshillë. Fjala origjinale greke tregon të qenët të ekuilibruar dhe me vetëkontroll. Ajo përfshin të menduarit për veten me maturi, duke mos tërhequr vëmendje të papërshtatshme. Përkthime të tjera të Biblës e përkthejnë këtë fjalë «me maturi», «me arsye», «të zgjedhura» ose «me vetëpërmbajtje». Kjo cilësi është një kërkesë e rëndësishme për pleqtë e krishterë.—1. Timoteut 3:2.

Kështu, duke na thënë që veshja dhe krehja jonë duhet të jetë modeste dhe e rregulluar mirë, Shkrimet na inkurajojnë të shmangim çdo stil ekstrem që do t’i ofendonte të tjerët dhe do të sillte sharje mbi reputacionin tonë dhe mbi atë të kongregacionit të krishterë. Në vend se të tërheqin vëmendjen ndaj pamjes së tyre të jashtme me anë të zbukurimit fizik, ata që pohojnë se nderojnë Perëndinë duhet të shfaqin mendje të shëndoshë dhe të vënë theksin mbi ‘personin sekret të zemrës në veshjen e pakorruptueshme të një fryme të qetë e të butë’. Kjo, tha Pjetri, «është me vlerë të madhe në sytë e Perëndisë».—1. Pjetrit 3:4, BR.

Të krishterët janë «një spektakël teatral për botën». Ata kanë nevojë të jenë të vetëdijshëm në lidhje me përshtypjen që u lënë të tjerëve, veçanërisht kur merret parasysh urdhëri që kanë për të predikuar lajmin e mirë. (1. Korintasve 4:9, BR; Mateu 24:14) Prandaj, ata nuk do të donin të linin që ndonjë gjë, duke përfshirë edhe pamjen e tyre të jashtme, t’i shpërqendronte të tjerët nga dëgjimi i këtij mesazhi jetësor.—2. Korintasve 4:2.

Ndërkohë që stilet ndryshojnë shumë nga një vend në tjetrin, Bibla u ofron individëve udhëzime të qarta e të arsyeshme që i aftësojnë ata për të zgjedhur me mençuri. Për sa kohë që njerëzit u përmbahen këtyre parimeve, Perëndia i lejon ata lirisht dhe me dashuri që të shprehin shijen personale në veshjen dhe krehjen e tyre.

[Shënimet]

a Përpjekje u bënë për t’i mbështetur këto ndalime, duke shtrembëruar Shkrimet. Edhe pse Bibla nuk e thotë një gjë të tillë, teologu me një ndikim të madh Tertuliani, mësoi se meqë gruaja ishte shkaku «i mëkatit të parë dhe nëma . . . e dënimit të përjetshëm të njeriut», gratë duhet të sillen «vërdallë si Eva, duke mbajtur zi e duke u penduar». Në fakt, ai insistoi që një grua me bukuri natyrale të shkonte deri në atë pikë sa ta mbulonte bukurinë e saj.—Krahaso Romakëve 5:12-14; 1. Timoteut 2:13, 14.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo