BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/9 f. 28-31
  • Beqaria në kohë të vështira ekonomike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beqaria në kohë të vështira ekonomike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Bëj më të mirën në situatën që ndodhesh
  • Shiko anën pozitive të gjërave
  • A mund të zgjerosh shërbimin tënd?
  • Siguri për të ardhmen
  • Këshilla të mençura për beqarinë dhe martesën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Martesa, dhuratë nga një Perëndi i dashur
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/9 f. 28-31

Beqaria në kohë të vështira ekonomike

«UNË desha të martohesha kur isha 25 vjeç,—tha Çuks që jeton në Afrikën Perëndimore.—Kisha ndërmend një vajzë dhe ajo ishte e interesuar që të martohej me mua. Problemi ishin paratë. Babai dhe vëllai im më i madh ishin të papunë, ndërsa vëllezërit dhe motrat e mija më të vogla ishin në shkollë. Të gjithë më shihnin si mbështetja e familjes. Më vonë, si për të keqësuar gjendjen, prindërit e mi sëmuren dhe kjo do të thoshte të gjeje para të tjera për të përballuar shpenzimet mjekësore.»

Çuks, një Dëshmitar i Jehovait, nuk donte të martohej pa qenë në gjendje të mbante ekonomikisht një grua. Ai kishte ndërmend fjalët e Pavlit që gjenden në 1. Timoteut 5:8: «Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.»

«Unë punoja shumë,—vazhdoi Çuks,—por paratë kurrë nuk ishin të mjaftueshme për martesë. Si rezultat, planet tona për t’u martuar u desh të shtyheshin shpesh herë. Së fundi, mora një letër nga vajza që më thoshte se dikush tjetër i kish kërkuar babait të saj që të martohej me të. Babai ishte dakort. Pak ditë pas mbërritjes së letrës së saj, familja organizoi mbrëmjen e fejesës.»

Ashtu si Çuksi, shumë të krishterë kanë parë se si planet e tyre për martesë janë prishur apo shtyrë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Në shumë vende ka hiperinflacion. Për shembull, në një vend qendror të Afrikës, çmimet u ngritën 8.319 për qind brenda vitit! Në disa vende është vështirë të gjendet punë. Gjithashtu, shpesh pagat janë aq të ulëta, saqë për një burrë është e vështirë të mbajë veten e aq më pak gruan dhe fëmijët. Një i ri në Nigeri ankohej se në punën me orar të plotë që i ishte ofruar në një fabrikë, i paguanin vetëm 17$ në një muaj, më pak se pagesa mujore për autobuzin që përdorte për të shkuar në vendin e punës!

Gjithashtu, shumë gra të pamartuara të krishtere po e kuptojnë se vështirësitë ekonomike po prishin planet e tyre martesore. Shpesh ato duhet të punojnë për të mbështetur anëtarët e familjes. Disa burra të pamartuar, duke parë situatën i druhen martesës, duke kuptuar se një burrë i martuar në kushte të tilla duhet të fitojë mjaft për të mbështetur ekonomikisht jo vetëm një grua por edhe familjen e saj. «Unë dua të martohem,—ankohet ajo,—por kur të tjerët vijnë dhe shohin përgjegjësitë e mia të mëdha financiare, largohen.»

Përveç vështirësive financiare, shumë të krishterë të pamartuar ndodhen nën presion nga të afërmit dhe të tjerët për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Disa herë ky presion merr formën e talljes. Në vendet e Afrikës, për shembull, është e zakonshme që kur përshëndesin një të rritur, ta pyesin rreth mirëqënies së bashkëshortit të saj apo bashkëshortes së tij dhe fëmijëve. Ndërkohë, përshëndetje të tilla përdoren edhe për të tallur personat e pamartuar. Xhoni i cili është në të 40-tat thotë: «Kur njerëzit më ngacmojnë dhe më thonë, ‘Si e ke gruan’, unë u përgjigjem, ‘Ja po vjen’. E vërteta është se si mund të marr një grua, kur nuk mundem ta mbështes ekonomikisht atë?»

Për Gjonin dhe për shumë të tjerë si ai, situata përmblidhet në një proverb Joruban: «Të martuarit shpejt nuk është një çështje për t’u mburrur; kostoja e ushqimit është vështirësia.»

Bëj më të mirën në situatën që ndodhesh

Sa e lehtë është të pikëllohemi kur dëshirojmë diçka që është vështirë të arrihet. Proverbat 13:12 thotë: «Pritja e zgjatur e ligështon zemrën.» Ndoshta kjo është ajo që ndien nëse dëshiron të martohesh por nuk ke mundësi nga ana financiare për ta bërë këtë. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë nëse je midis atyre që apostulli Pavël i përshkroi si ata që «digjen me pasion».​—1. Korintasve 7:9, BR.

Përballimi i problemeve mund të mos jetë i lehtë, por ka gjëra që mund të bëni për të duruar dhe madje të gjeni gëzim në situatën tuaj. Jezu Krishti, një burrë i pamartuar, bëri të njohur një parim praktik biblik, që mund të të ndihmojë për të mposhtur zhgënjimin që vjen nga pritja e zgjatur. Ai tha: «Ka më shumë lumturi të japësh se të marrësh.»​—Veprat 20:35.

Ti mund ta zbatosh këtë duke bërë gjëra të mira për familjen tënde dhe për të tjerët në kongregacion. Ndoshta mund të rritësh aktivitetin tënd në shërbimin e krishterë. Nëse e mban veten të zënë plotësisht duke dhënë në mënyrë vetëmohuese mund të ndiesh se bëhesh ‘zot i vullnetit tënd dhe i qëndrueshëm në zemrën tënde’.​—1. Korintasve 7:37.

Një tjetër burrë i pamartuar, apostulli Pavël, shkroi këtë këshillë ndihmëse: «Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.» (Efesianëve 5:15, 16) Shumë të krishterë të pamartuar kanë gjetur ‘freskim për shpirtin e tyre’ duke e përdorur kohën e tyre për t’iu afruar edhe më shumë Jehovait me anë të lutjes, studimit të Fjalës së Perëndisë dhe pjesëmarrjes në mbledhjet e krishtere. (Mateu 11:28-30) Nëse vepron kështu, do të mund ta përballosh më me sukses situatën e vështirë ekonomike. Kjo do të të ndihmojë për të treguar një gjendje edhe më të mirë frymore, duke të bërë një bashkëshort apo një bashkëshorte më të mirë nëse së fundi martohesh.

Kurrë mos harro, se Jehovai kujdeset për të gjithë ata që i shërbejnë. Ai është i vetëdijshëm për problemet dhe vështirësitë që po kalon. Ati ynë i dashur qiellor gjithashtu, e di se çfarë është më e mira për ty në fund të fundit, qoftë në aspektin frymor apo emocional. Nëse me durim zbaton parimet e Fjalës së tij në jetën tënde të përditshme, mund të jesh i sigurt se ai do të sjellë lehtësim në kohën e duhur dhe do t’i kënaqë nevojat dhe dëshirat e tua në mënyrë që të jetë për të mirën tënde të përhershme. Bibla siguron: «Zoti nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.»​—Psalmi 84:11.

Shiko anën pozitive të gjërave

Mbaj në mend gjithashtu, se ka avantazhe të dukshme duke qenë i pamartuar. Apostulli Pavël shkroi: ‘Ai që martohet bën mirë, ai që nuk martohet bën edhe më mirë.’​—1. Korintasve 7:38.

Pse të jesh i pamartuar është «më mirë» se i martuar? Apostulli Pavël shpjegoi: «I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t’i pëlqejë Zotit; por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t’i pëlqejë gruas së tij. Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t’i pëlqejë burrit.»​—1. Korintasve 7:32-34.

Me fjalë të tjera, të krishterët e martuar me të drejtë interesohen për nevojat, pëlqimet dhe mospëlqimet e bashkëshortëve të tyre. Por të krishterët e pamartuar mund të shikojnë në shërbimin e Jehovait me një përqendrim më të madh. Të krahasuar me ata që janë të martuar, të krishterët e pamartuar janë në një gjendje më të mirë për ‘t’iu kushtuar Zotit pa u shkëputur’.​—1. Korintasve 7:35.

Pavli nuk po thotë se të krishterët e pamartuar nuk kanë shkaqe për t’u shpërqendruar. Nëse je i ngarkuar me probleme ekonomike, mund të ndiesh se ka shumë gjëra që rrezikojnë të të tërheqin vëmendjen nga shërbimi yt. Megjithatë, liria personale për t’i shërbyer Perëndisë zakonisht është më e madhe për burrat apo gratë e pamartuara se për ata të martuar.

Duke rekomanduar të qëndruarit vetëm më mirë se çift, apostulli Pavël nuk tha se të martohesh është e gabuar. Ai shkroi: «Edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton.» Megjithatë ai paralajmëroi: «Por këta do të kenë shtrëngim në mish.»​—1. Korintasve 7:28.

Çfarë donte të thoshte ai me këtë? Martesa sjell disa ankthe. Në kohët e vështira ekonomike, një shtrëngim i tillë mund të përfshijë shqetësimin e babait për të siguruar gruan dhe fëmijët e tij. Sëmundjet gjithashtu, mund të shtojnë shpenzimet financiare dhe të sjellin ngarkesë emocionale për familjen.

Kështu, ndërsa situata jote mund të mos jetë ajo që preferon, mund të jesh në një pozitë më të mirë se sa po të ishe i martuar dhe të kishe përgjegjësinë për të siguruar fëmijët. Vështirësitë që mund të ndeshësh tani janë të përkohshme; ato do të marrin fund në sistemin e ri të Perëndisë dhe disa ndoshta edhe më shpejt.​—Krahaso Psalmin 145:16.

A mund të zgjerosh shërbimin tënd?

Edhe pse jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, disa kanë patur mundësinë për të filluar shërbimin e plotë kohor përkundër problemeve financiare. Çuks, i përmendur në fillim, bleu dhe shiti paisjet e tij të shkrimit për të mbajtur familjen. Pothuaj në të njëjtën kohë që planet e tij për martesë dështuan, mori një letër ku ftohej që të punonte përkohësisht si punëtor ndërtimi në zyrën e degës së vendit të Shoqatës Watch Tower. I shqetësuar për paratë, vëllai i tij më i madh e nxiti të mos shkonte. Por, Çuks arsyetoi se Jehovai e kishte ndihmuar që të hapte një dyqan për shitjen e paisjeve për shkrim apo shtyp, prandaj ai duhej të vendoste interesat e Mbretërisë në vend të parë dhe të mbështetej në aftësinë që kishte Perëndia për ta ndihmuar. (Mateu 6:25-34) Përveç kësaj mendoi se bëhej fjalë vetëm për një periudhë tre-mujore.

Çuks e pranoi ftesën dhe ia la në dorëzim dyqanin vëllait të tij më të madh. Gjashtë vjet më vonë, Çuks qëndron akoma në shërbimin e plotë kohor, është plak në kongregacionin e krishterë dhe është gati nga ana financiare për t’u martuar. A i erdhi keq atij për rrjedhën që morën ngjarjet në jetën e tij? Çuks thotë: «Unë u ndjeva keq që nuk munda të martohesha kur dëshiroja, por gjërat me të vërtetë vepruan për të mirën time. Unë përjetova shumë gëzime dhe privilegje në shërbim, që ndoshta nuk do t’i kisha gëzuar po të kisha qenë i martuar dhe të kisha familje.»

Siguri për të ardhmen

Në kohë të vështira, shumë e kërkojnë sigurinë e martesës si një mbrojtje kundër vështirësive të ardhme financiare. Disa vende të zhytura në borxhe, ofrojnë pak ose asnjë ndihmë për të moshuarit. Kështu prindërit i varin shpresat në të afërmit e tyre, veçanërisht tek fëmijët e tyre, që të mbështeten tek ata kur janë në moshë të thyer. Si rrjedhim, burrat apo gratë beqare janë nën presion për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë edhe kur gjendja e tyre financiare është e pasigurt.

Por martesa dhe lindja e fëmijëve nuk e garantojnë sigurinë. Disa fëmijë nga bota, nuk janë të gatshëm që të kujdesen për prindërit e tyre të moshuar, të tjerët nuk kanë mundësi, ndërsa të tjerë akoma vdesin përpara prindërve të tyre. Të krishterët shohin së pari për siguri diku gjetkë, duke pasur në mendje premtimin e Perëndisë: «Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.»​—Hebrenjve 13:5.

Ata që e kanë shtyrë martesën për t’i shërbyer Jehovait në kohë të plotë, nuk kanë qenë të braktisur. Kristiana është 32 vjeçe dhe e pamartuar. Ajo ka shërbyer si pioniere e rregullt në Nigeri gjatë nëntë viteve të kaluar. Ajo thotë: «Unë e vura besimin tim tek Jehovai, i cili na siguron se kurrë nuk do t’i braktisë shërbëtorët e tij. Premtimi i tij është siguria ime. Jehovai kujdeset për mua si në aspektin frymor ashtu dhe material. Ai ka provuar të jetë një Atë bujar. Për shembull, unë u transferova si pioniere në një zonë ku kishte shumë nevojë për Dëshmitarë. Megjithëse ka pak raste për t’u kënaqur, kam mësuar t’ia dal. Kur isha shtruar në spital me tifo, vëllezërit në kongregacionin e mëparshëm më vizituan dhe u kujdesën për mua.

«Jam shumë e kënaqur me shërbimin e plotë kohor. Unë e shoh si një privilegj të madh që të punoj me Krijuesin e universit dhe me kaq shumë motra e vëllezër në të gjithë botën. Unë shoh shumë të rinj që janë të zhgënjyer e të pashpresë si rezultat i gjërave që po ndodhin përreth tyre. Sa për mua, jeta është kuptimplotë; Unë e shoh të ardhmen me besim. Unë e di se të jesh afër Jehovait është zgjidhja më e mirë për problemet që ndeshim sot.»

Nëse dëshiron të martohesh, por nuk ke mundësi për shkak të vështirësive ekonomike, mos u shkurajo! Nuk je vetëm. Ka shumë që po durojnë prova të tilla me ndihmën e Jehovait. Bëj më të mirën në situatën që ndodhesh duke u përpjekur të bësh gjëra të mira për të tjerët dhe duke përmirësuar gjendjen tënde frymore. Afroju Perëndisë; ai do të të ndihmojë sepse me të vërtetë kujdeset për ty.​—1. Pjetrit 5:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo