BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w96 15/10 f. 10-14
  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Këshillohet beqaria
  • Të qëndrosh beqar nuk është një detyrim
  • Hapja e rrugës për dhuratën e beqarisë
  • Beqari me një qëllim
  • Aktivitet i përqendruar
  • Jo një betim për beqari të përjetshme
  • Beqarë dhe të kënaqur në shërbim të Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Këshilla të mençura për beqarinë dhe martesën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përfito plotësisht nga beqaria
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • «Le t’i bëjë vend»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
w96 15/10 f. 10-14

Beqaria: Derë për një aktivitet të përqendruar

«Që të jetoni krejtësisht të përqendruar në shërbimin e Zotit.»​—1. KORINTASVE 7:35.

1. Çfarë lajmesh shqetësuese mori Pavli lidhur me të krishterët në Korint?

APOSTULLI Pavël ishte i shqetësuar për vëllezërit e tij të krishterë në Korint të Greqisë. Pothuajse pesë vjet më parë, ai kishte formuar një kongregacion në atë qytet të lulëzuar, të njohur për imoralitetin e tij. Tani, rreth vitit 55 e.s., ndërsa ndodhej në Efes të Azisë së Vogël, mori disa raporte alarmuese nga Korinti, që kishin të bënin me ndarje si ato partiake dhe me tolerimin e një rasti të rëndë imoraliteti. Përveç kësaj, Pavli kishte marrë një letër nga të krishterët e Korintit, të cilët i kërkonin një parim drejtues lidhur me marrëdhëniet seksuale, beqarinë, martesën, ndarjen dhe rimartesën.

2. Si u bë e dukshme se imoraliteti mbizotërues në Korint, po prekte të krishterët e atij qyteti?

2 Imoraliteti i madh që mbizotëronte në Korint, dukej se po ndikonte në kongregacionin lokal në dy mënyra. Disa të krishterë po e lëshonin veten në atmosferën e shthurjes morale dhe po toleronin imoralitetin. (1. Korintasve 5:1; 6:15-17) Duket se të tjerët, duke reaguar ndaj kënaqësive të mishit që ishin të përhapura kudo në qytet, shkuan deri në atë ekstrem sa këshilluan moskryerjen e çdo marrëdhënieje seksuale, madje edhe ndërmjet çifteve të martuara.​—1. Korintasve 7:5.

3. Çfarë çështjesh trajtoi fillimisht Pavli në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve?

3 Në letrën e gjatë që Pavli u shkroi korintasve, në radhë të parë foli për problemin e mungesës së unitetit. (1. Korintasve, kapitujt 1-4) Ai u bëri thirrje atyre që të shmangnin shkuarjen pas njerëzve, e cila s’mund t’i çonte veçse në përçarje të dëmshme. Ata duhej të ishin të bashkuar si «bashkëpunëtorë» të Perëndisë. Më pas, ai u dha udhëzime specifike mbi mbajtjen moralisht të pastër të kongregacionit. (Kapitujt 5, 6) Pastaj, apostulli bëri shqyrtimin e letrës së tyre.

Këshillohet beqaria

4. Ç’donte të thoshte Pavli me fjalët «është mirë për njeriun të mos prekë grua»?

4 Ai e nisi kështu: «Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua.» (1. Korintasve 7:1) Këtu, shprehja «të mos prekë grua», do të thotë të shmangë kontaktin fizik me një grua, për kënaqësi seksuale. Përderisa Pavli kishte dënuar tashmë kurvërinë, ai tani po u referohej marrëdhënieve brenda rregullit të martesës. Prandaj, Pavli tani po u këshillonte beqarinë. (1. Korintasve 6:9, 16, 18; krahaso Zanafillën 20:6; Proverbat 6:29.) Pak më tej, ai shkroi: «Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë.» (1. Korintasve 7:8) Pavli ishte i pamartuar, ndoshta ishte i ve.​—1. Korintasve 9:5.

5, 6. (a) Përse është e qartë se Pavli nuk po jepte këshilla mbi një mënyrë jetese si në manastir? (b) Përse Pavli këshilloi beqarinë?

5 Ka të ngjarë të krishterët në Korint të ishin njohur me filozofinë greke, disa ndjekës të së cilës lavdëronin asketizmin ekstrem apo vetmohimin. A ka mundësi që kjo të ketë qenë arsyeja për të cilën korintasit e pyetën Pavlin, nëse për të krishterët do të ishte «mirë» të shmangnin çdo marrëdhënie seksuale? Përgjigjja e Pavlit nuk pasqyroi filozofinë greke. (Kolosianëve 2:8) Ndryshe nga teologët katolikë, në asnjë nga shkrimet e tij, ai nuk dha këshilla për të jetuar një beqari vetëmohuese në një manastir apo kuvend, sikur personat beqarë ishin të shenjtë në një mënyrë të veçantë dhe kishin mundësi që me mënyrën e jetesës dhe lutjet të kontribuonin në shpëtimin e tyre.

6 Pavli këshilloi beqarinë «për shkak të ngushticës së tanishme». (1. Korintasve 7:26) Ndoshta ai u referohej kohëve të vështira që po kalonin të krishterët, të cilat mund të keqësoheshin për shkak të martesës. (1. Korintasve 7:28) Këshilla e tij për të krishterët e pamartuar ishte: «Për ta është mirë të qëndrojnë si unë.» Atyre që ishin të ve, u tha: «Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua.» Për një të krishtere të ve, ai shkroi: «Ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë.»​—1. Korintasve 7:8, 27, 40.

Të qëndrosh beqar nuk është një detyrim

7, 8. Ç’gjë tregon se Pavli nuk po i bënte thirrje ndonjë të krishteri për të qëndruar beqar?

7 Pa dyshim që fryma e shenjtë e Jehovait ishte me Pavlin kur dha këtë këshillë. I gjithë prezantimi që ai bëri lidhur me beqarinë dhe martesën, tregon drejtpeshim dhe vetëpërmbajtje. Ai nuk e trajtoi atë si një çështje besnikërie apo jobesnikërie. Ajo është më tepër çështje e një zgjedhjeje të lirë, ku peshorja anon nga beqaria për ata që mund të mbeten të dëlirë në atë gjendje.

8 Menjëherë pasi bëri pohimin që «mirë është për njeriun të mos prekë grua», Pavli shtoi: «Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.» (1. Korintasve 7:1, 2) Pasi i këshilloi personat e pamartuar dhe të vejat që «të qëndrojnë si unë», ai menjëherë shtoi: «Por në qoftë se s’kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh [me pasion, BR].» (1. Korintasve 7:8, 9) Përsëri, këshilla e tij për burrat e ve ishte: «Mos kërko grua. Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton.» (1. Korintasve 7:27, 28) Kjo këshillë e drejtpeshuar pasqyron lirinë e zgjedhjes.

9. Sipas Jezuit dhe Pavlit, në ç’mënyrë si martesa, ashtu dhe beqaria janë dhurata prej Perëndisë?

9 Pavli tregoi se si martesa, ashtu edhe beqaria janë dhurata nga Perëndia. «Do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë, por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njëri kështu dhe tjetri ashtu.» (1. Korintasve 7:7) Pa dyshim, ai kishte ndër mend atë që tha Jezui. Pasi tha qartë se martesa erdhi nga Perëndia, Jezui tregoi se të dëshirosh beqarinë për hir të shërbimit ndaj interesave të Mbretërisë, është një dhuratë e veçantë: «Jo të gjithë u hapin rrugën këtyre fjalëve, por vetëm ata që kanë dhuntinë. Sepse ka eunukë që kanë lindur të tillë nga barku i nënës, ka eunukë që janë bërë eunukë nga njerëzit, dhe ka eunukë që janë bërë vetë eunukë për hir të mbretërisë së qiejve. Ai që mund t’u hapë rrugën, le t’ua hapë.»​—Mateu 19:4-6, 11, 12, BR.

Hapja e rrugës për dhuratën e beqarisë

10. Si mund t’i «hapë rrugë» një person dhuratës së beqarisë?

10 Edhe pse si Jezui, ashtu edhe Pavli folën për beqarinë si për një «dhuratë», asnjëri prej tyre nuk tha se ajo ishte një dhuratë e mrekullueshme, të cilën mund ta kenë vetëm disa. Jezui tha për këtë dhuratë se «jo të gjithë i hapin rrugën» dhe iu drejtua atyre që mund «t’ia hapnin rrugën», gjë që bëri ai vetë dhe Pavli. Është e vërtetë që Pavli shkroi se «është më mirë të martohesh se të digjesh [me pasion, BR]», por ai po fliste për ata që «s’kanë vetëkontroll». (1. Korintasve 7:9) Në shkrimet e mëparshme, Pavli kishte treguar se të krishterët mund të shmangin djegien me pasion. (Galatasve 5:16, 22-24) Të ecim sipas frymës, do të thotë të lejojmë që fryma e Jehovait të udhëheqë çdo hap tonin. A mund ta bëjnë këtë të krishterët e rinj në moshë? Po, nëse ndjekin nga afër Fjalën e Perëndisë. Psalmisti shkroi: «Si mundet një i ri [ose e re] të bëjë rrugën e tij [ose të saj] të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.»​—Psalmi 119:9

11. Çfarë do të thotë ‘të ecësh sipas frymës’?

11 Kjo përfshin ruajtjen nga idetë që lejohen të përhapen nëpërmjet shumë programeve televizive, filmave, artikujve të revistave, librave dhe këngëve lirike. Ide të tilla e drejtojnë vëmendjen nga mishi. Një i krishterë i ri i cilitdo seks, që dëshiron t’i hapë rrugën beqarisë, duhet «të mos ecë sipas mishit, por sipas frymës. Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas frymës [e çojnë mendjen] në gjërat e frymës». (Romakëve 8:4, 5) Gjërat e frymës janë të drejta, të dëlira, të dashura e të virtytshme. Të krishterët, të moshuar ose të rinj, bëjnë mirë «të vazhdojnë të shqyrtojnë këto gjëra».​—Filipianëve 4:8, 9, BR.

12. Çfarë përfshihet në një masë të madhe në dhuratën e beqarisë?

12 T’i hapësh rrugën dhuratës së beqarisë, ka të bëjë shumë me vendosjen në zemër të atij qëllimi dhe t’i lutesh Jehovait që të të ndihmnojë në ndjekjen e tij. (Filipianëve 4:6, 7) Pavli shkroi: «Por ai që është i qëndrueshëm në zemër të vet, që nuk ka asnjë nevojë, por ka autoritet mbi vullnetin e tij dhe e ka marrë këtë vendim në zemër të vet për të ruajtur virgjërinë e tij, do të bëjë mirë. Prandaj, edhe ai që e jep virgjërinë e tij në martesë bën mirë, por ai që nuk e jep në martesë, do të bëjë më mirë.»​—1. Korintasve 7:37, 38, BR.

Beqari me një qëllim

13, 14. (a) Çfarë krahasimi bëri apostulli Pavël ndërmjet të krishterëve të pamartuar e të martuar? (b) Vetëm në cilën mënyrë, një i krishterë beqar «bën më mirë» se ata që janë të martuar?

13 Beqaria në vetvete nuk është diçka që meriton të lavdërohet. Në ç’kuptim, pra, ajo mund të jetë «më mirë»? Në të vërtetë kjo varet nga fakti se si e përdor një person lirinë që jep ajo. Pavli shkroi: «E dëshira ime është që të mos kini kokëçarje. I pamartuari kujdeset për punët e Zotit: si t’i pëlqejë Zotit. Përkundrazi, i martuari kujdeset për punët e shekullit [botës, BR], si t’i pëlqejë gruas dhe është i ndarë. Po edhe gruaja e pamartuar dhe virgjëresha kujdeset për punët e Zotit, që të jetë e shenjtë [e] me trup e me shpirt, kurse e martuara kujdeset për punët e shekullit: si t’i pëlqejë burrit. Këtë po ju them për të mirën tuaj, jo për t’ju vënë ndonjë lak, por që të jetoni në mënyrë më të përshtatshme-krejtësisht të përqëndruar në shërbimin e Zotit.»​—1. Korintasve 7:32-35, DSF.

14 Një i krishterë beqar, i cili e përdor gjendjen e tij si i pamartuar për ndjekjen e synimeve egoiste, nuk po bën «më mirë» se të krishterët e martuar. Ai po qëndron beqar, jo «për hir të mbretërisë», por për arsye personale. (Mateu 19:12, BR) Burri i pamartuar ose gruaja duhet të «merakoset për gjërat e Zotit», të shqetësohet se «si mund t’i pëlqejë Zotit» dhe si të jenë «krejtësisht të përqendruar në shërbimin e Zotit». (DSF) Kjo do të thotë t’i kushtojnë tërë vëmendjen shërbimit ndaj Jehovait dhe Krishtit Jezu. Vetëm duke vepruar kështu, të krishterët e pamartuar, burra dhe gra, bëjnë «më mirë» se të krishterët e martuar.

Aktivitet i përqendruar

15. Cili ishte thelbi i trajtimit të Pavlit në 1. Korintasve, kapitulli 7?

15 I gjithë argumenti i Pavlit në këtë kapitull është: Ndonëse martesa është e ligjshme dhe në disa raste e këshillueshme për disa, beqaria është në mënyrë të pamohueshme favorizuese për burrin apo gruan e krishterë, që dëshirojnë t’i shërbejnë Jehovait sa më të përqendruar. Ndërsa një person i martuar është «i ndarë», i krishteri i pamartuar është i lirë për ta përqendruar vëmendjen në «gjërat e Zotërisë».

16, 17. Si mundet një i krishterë beqar ta përqendrojë më mirë vëmendjen mbi «gjërat e Zotërisë»?

16 Cilat janë gjërat e Zotërisë, të cilave një i krishterë i pamartuar mund t’u kushtojë vëmendje më lirisht se njerëzit që janë të martuar? Në një kontekst tjetër, Jezui foli për «gjërat e Perëndisë», gjëra të cilat një i kishterë nuk mund t’ia japë Cezarit. (Mateu 22:21) Në thelb, këto gjëra lidhen me jetën e të krishterit, adhurimin dhe shërbimin e tij.​—Mateu 4:10; Romakëve 14:8; 2. Korintasve 2:17; 3:5, 6; 4:1.

17 Personat beqarë, në përgjithësi janë më të lirë për t’i kushtuar kohë shërbimit të Jehovait, gjë që mund të jetë e dobishme për gjendjen frymore, si dhe në shërbimin e tyre. Ata mund të kalojnë më shumë kohë duke studiuar personalisht dhe duke medituar. Të krishterët beqarë, shpesh e kanë më të lehtë për t’iu përmbajtur programit të tyre të leximit të Biblës se sa ata që janë të martuar. Ata mund të përgatiten më mirë për mbledhjet dhe për shërbimin në fushë. E gjithë kjo është në «dobinë e tyre».​—1. Korintasve 7:35.

18. Si mund ta tregojnë shumë vëllezër beqarë se dëshirojnë t’i shërbejnë Jehovait «krejtësisht të përqendruar»?

18 Shumë vëllezër beqarë që tashmë janë duke shërbyer si shërbëtorë ndihmës, janë të lirë për t’i thënë Jehovait: «Ja ku jam! Mua më dërgo.» (Isaia 6:8) Ata mund të bëjnë kërkesën për të kryer Shkollën e Stërvitjes së Shërbëtorëve, e cila është e rezervuar për shërbëtorët ndihmës dhe për pleqtë beqarë, që janë të lirë për të shërbyer, atje ku ka më shumë nevojë. Edhe vëllezër që nuk janë të lirë për t’u larguar nga kongregacionet e tyre, mund të vihen në dispozicion për t’u shërbyer vëllezërve të tyre si shërbëtorë ndihmës ose pleq.​—Filipianëve 2:20-23.

19. Si janë bekuar shumë motra beqare dhe cila është një mënyrë në të cilën ato mund të jenë një bekim për kongregacionin?

19 Motrat beqare, që nuk kanë një krye njerëzor me të cilin mund të këshillohen e t’i hapin zemrën, mund të jenë të prirura që ‘të hedhin barrët e tyre mbi Jehovain’. (Psalmi 55:22; 1. Korintasve 11:3) Kjo është veçanërisht e rëndësishme për motrat, që janë beqare për hir të dashurisë që kanë për Jehovain. Nëse, me kalimin e kohës ato martohen, kjo gjë duhet të bëhet «vetëm në Zotërinë», që do të thotë vetëm me dikë që i është dedikuar Jehovait. (1. Korintasve 7:39) Pleqtë janë të kënaqur që në kongregacionet e tyre të kenë motra të pamrtuara, sepse shpesh ato vizitojnë dhe ndihmojnë të sëmurët dhe të moshuarit. Kjo u sjell lumturi të gjithëve.​—Veprat 20:35.

20. Si po e tregojnë shumë të krishterë se janë «krejtësisht të përqendruar në shërbimin e Zotërisë»?

20 Shumë të rinj të krishterë, i kanë rregulluar punët e tyre që të jenë «krejtësisht të përqendruar në shërbimin e Zotit». (1. Korintasve 7:35, DSF) Ata janë duke i shërbyer Jehovait si shërbëtorë pionierë me kohë të plotë, si misionarë ose në një nga zyrat e degës së Shoqatës Watch Tower. Sa të lumtur janë ata! Sa freskuese është prania e tyre! Në sytë e Jehovait dhe Jezuit, ata janë tamam «si vesa».​—Psalmi 110:3.

Jo një betim për beqari të përjetshme

21. (a) Përse është e qartë se Pavli nuk nxiti për bërjen e një betimi beqarie? (b) Çfarë nënkuptoi ai kur foli për «kalimin e lules së rinisë»?

21 Një pikë kyçe në këshillën e Pavlit, është që të krishterët do të bënin «mirë» t’i hapnin rrugë beqarisë në jetën e tyre. (1. Korintasve 7:1, 8, 26, 37) Megjithatë, në asnjë mënyrë, ai nuk i ftoi ata që të bënin një betim beqarie. Përkundrazi, ai shkroi: «Nëse dikush mendon të sillet në mënyrë të pahijshme ndaj virgjërisë së tij, nëse kjo ka kaluar lulen e rinisë dhe kështu duhet të ndodhë, le të bëjë atë që dëshiron; ai nuk mëkaton. Le të martohen.» (1. Korintasve 7:36, BR) Fjala greke (hy·peʹra·kmos), që përkthehet «kalon lulen e rinisë», fjalë për fjalë do të thotë «përtej pikës më të lartë» dhe i referohet pikës kulmore të valës së fuqishme të dëshirës seksuale. Kështu, ata që kanë kaluar disa vjet si beqarë dhe që përfundimisht ndiejnë se duhet të martohen, janë plotësisht të lirë për t’u martuar me një bashkëbesimtar.​—2. Korintasve 6:14.

22. Përse është favorizuese nga çdo këndvështrim që një i krishterë të mos martohet shumë i ri?

22 Vitet që një i krishterë kalon duke i shërbyer Jehovait krejtësisht i përqendruar, janë një investim i mençur. Ato i lejojnë atij ose asaj që të fitojë mençuri praktike, përvojë dhe mendjehollësi. (Proverbat 1:3, 4) Një person, i cili ka qëndruar beqar për hir të Mbretërisë, ndodhet më vonë në një pozitë shumë më të mirë, nëse vendos të marrë përsipër përgjegjësitë e një jete martesore dhe ndoshta edhe të një prindi.

23. Çfarë duhet të mbajnë parasysh ata që kanë ndër mend të martohen dhe çfarë pike do të trajtohet në artikujt vijues?

23 Disa të krishterë që kanë kaluar shumë vjet si beqarë në shërbim të plotë kohor ndaj Jehovait, zgjedhin me kujdes bashkëshortin e tyre të ardhshëm, me pikësynimin për të vazhduar në ndonjë formë të shërbimit të plotë kohor. Kjo është shumë e lavdërueshme. Madje disa mund të mendojnë të martohen, duke pasur idenë se nuk do të lejojnë që martesa e tyre t’i pengojë në shërbim në asnjë mënyrë. Por, a mund të ndihet një i krishterë i martuar i lirë për t’u përqendruar në shërbimin e tij ndaj Jehovait, si në kohën kur ai apo ajo ishin beqarë? Kjo çështje do të trajtohet në artikujt vijues.

Pyetje për rishikim

◻ Përse apostulli Pavël e ndjeu të domosdoshme që t’i shkruante kongregacionit në Korint?

◻ Përse e dimë se Pavli nuk po jepte këshilla mbi një mënyrë jetese si në manastir?

◻ Si mund t’i «hapë rrugë» një person beqarisë?

◻ Si mund të nxjerrin dobi motrat beqare nga beqaria e tyre?

◻ Në çfarë mënyrash mund të shfrytëzojnë vëllezërit beqarë lirinë e tyre, për t’i shërbyer Jehovait «të përqendruar»?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo