BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Të kultivojmë dashurinë që nuk shuhet kurrë
    Kulla e Rojës—2009 | 15 Dhjetor
    • 13. (a) Cili është shkrimi për vitin 2010? (b) Në ç’kuptim dashuria nuk shuhet kurrë?

      13 Më pas, Pavli na jep një përkufizim se çfarë është e çfarë nuk është dashuria. (Lexo 1 Korintasve 13:4-8.) Tani, ndalu për të shqyrtuar se sa përputhesh ti me atë që kërkon dashuria. Përqendrohu kryesisht te fraza e fundit në vargun 7 dhe te fjalia e parë në vargun 8: ‘Dashuria i qëndron çdo gjëje. Dashuria nuk shuhet kurrë.’ Ky do të jetë shkrimi për vitin 2010. Vër re se në vargun 8 Pavli tha që dhuratat e frymës, përfshirë profetizimi dhe gjuhët e huaja—të cilat u përdorën kur kongregacioni i krishterë ishte ende foshnjë—do të hiqeshin. Ato do të merrnin fund. Ndërsa dashuria do të jetë gjithnjë. Jehovai është thelbi i dashurisë dhe ai është i përjetshëm. Prandaj dashuria nuk do të shuhet kurrë. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë përgjithmonë si një cilësi e Perëndisë tonë të përjetshëm.—1 Gjon. 4:8.

  • Të kultivojmë dashurinë që nuk shuhet kurrë
    Kulla e Rojës—2009 | 15 Dhjetor
    • Dashuria nuk shuhet kurrë

      20, 21. (a) Përse dashuria ka vlerë të pashoqe? (b) Pse je i vendosur të ndjekësh udhën e dashurisë?

      20 Mes popullit të Jehovait sot, shohim sa e mençur është të ndjekësh udhën e dashurisë. Vërtet, ajo i tejkalon të gjitha. Vini re se si apostulli Pavël theksoi këtë të vërtetë. Së pari, ai nënvizoi se dhuratat e frymës do të pushonin dhe se kongregacioni i krishterë do të kalonte fazën e foshnjërisë e do të arrinte pjekurinë. Më pas, ai përfundoi me fjalët: «Megjithatë, tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto është dashuria.»—1 Kor. 13:13.

      21 Në fund, gjërat te të cilat kemi besim do të bëhen realitet dhe prandaj nuk do të jetë më e nevojshme të kemi besim tek ato. Nuk do të kemi më nevojë të shpresojmë te premtimet që presim me padurim të përmbushen pasi të bëhet çdo gjë e re. Por, ç’të themi për dashurinë? Ajo nuk do të shuhet ose nuk do të marrë fund kurrë. Do të mbetet. Meqë do të kemi jetë të përhershme, me siguri do të shohim e do të kuptojmë gjithnjë e më shumë aspekte të dashurisë së Perëndisë. Duke bërë vullnetin e Perëndisë, ndërsa ndjek udhën e dashurisë që i tejkalon të tjerat e nuk shuhet kurrë, ti mund të mbetesh përgjithmonë.—1 Gjon. 2:17.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo