BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ringjallja e Jezuit—A ndodhi vërtet?
    Kulla e Rojës—2013 | 1 Mars
    • Disa të krishterë në Korintin e lashtë ishin të pështjelluar për këtë çështje, kurse të tjerë nuk besonin fare në ringjalljen e mirëfilltë. Në letrën e parë që u drejtoi të krishterëve atje, apostulli radhiti pasojat që do të vinin, në rast se ringjallja nuk do të ishte realitet. Ai shkroi: «Nëse në të vërtetë nuk ka ringjallje të të vdekurve, atëherë as Krishti nuk është ngritur. Por, nëse Krishti nuk është ngritur, predikimi ynë është me siguri i kotë, e po kështu dhe besimi ynë është i kotë. Për më tepër, dalim edhe dëshmitarë të rremë për Perëndinë. . . . Besimi juaj është i kotë dhe jeni akoma në mëkatet tuaja. . . . Edhe ata që kanë rënë në gjumin e vdekjes në unitet me Krishtin, kanë marrë fund.»—1 Korintasve 15:13-18.

      «Iu shfaq njëherësh më shumë se pesëqind vëllezërve. . . . Pas kësaj, ai iu shfaq Jakovit, pastaj gjithë apostujve, por të fundit nga të gjithë, m’u shfaq edhe mua.»​—1 Korintasve 15:6-8

  • Ringjallja e Jezuit—A ndodhi vërtet?
    Kulla e Rojës—2013 | 1 Mars
    • Do të kishte edhe pasoja të tjera. Nëse Krishti nuk u ngrit nga të vdekurit, besimi i krishterë do të ishte i kotë, bosh, i bazuar në një gënjeshtër. Për më tepër, Pavli dhe të tjerët do të kishin folur në mënyrë të rreme jo vetëm për ringjalljen e Jezuit, por edhe për atë që thanë se e ringjalli, për Perëndinë Jehova. Përveç kësaj, edhe pohimi se Krishti kishte ‘vdekur për mëkatet tona’, nuk do të ishte i vërtetë—sepse, po të mos e shpëtonin nga vdekja Shpëtimtarin, as ai vetë nuk kishte si t’i shpëtonte të tjerët. (1 Korintasve 15:3) Kjo do të nënkuptonte se të krishterët që kishin vdekur, në disa raste si martirë, kishin marrë fund me shpresën e rreme se do të ringjalleshin.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo