BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/3 f. 7
  • Ringjallja e Jezuit do të thotë jetë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ringjallja e Jezuit do të thotë jetë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Ringjallja—Një shpresë e sigurt!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • «Të vdekurit do të ngrihen»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Shpresa e ringjalljes ka fuqi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • «Kam shpresë te Perëndia»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/3 f. 7

Ringjallja e Jezuit do të thotë jetë

RINGJALLJA e Jezuit nuk është vetëm një ngjarje e pazakontë dhe e lashtë, pa domethënie për ne sot. Apostulli Pavël nxori në pah rëndësinë e saj kur shkroi: «Krishti është ngritur nga të vdekurit, si fryti i parë i atyre që kanë rënë në gjumin e vdekjes. Meqë vdekja erdhi nëpërmjet një njeriu, edhe ringjallja e të vdekurve erdhi nëpërmjet një njeriu. Ashtu si në Adamin të gjithë po vdesin, po kështu në Krishtin të gjithë do të ngjallen.»—1 Korintasve 15:20-22.

Jezui u ringjall më 16 nisan të vitit 33 të e.s. Atë ditë, në shenjtëroren e tempullit në Jerusalem, judenjtë i paraqitnin Perëndisë Jehova frytet e para të të korrave të para të drithit. Duke e quajtur Jezuin fryti i parë, Pavli nënkuptoi se do të kishte edhe individë të tjerë që do të ngriheshin nga të vdekurit.

Fjalët që shkroi më pas Pavli, shpjegojnë çfarë ka bërë të mundur ringjallja e Jezuit. Pavli tha: «Meqë vdekja erdhi nëpërmjet një njeriu, edhe ringjallja e të vdekurve erdhi nëpërmjet një njeriu.» Të gjithë ne vdesim ngaqë trashëguam nga Adami mëkatin dhe papërsosmërinë. Gjithsesi, duke dhënë jetën e përsosur njerëzore si shpërblesë, Jezui hapi rrugën që njerëzimi të ringjallej e kështu të çlirohej nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes. Duke e përmbledhur bukur këtë çështje, Pavli shkroi te Romakëve 6:23: «Paga që paguan mëkati është vdekja, kurse dhurata që jep Perëndia, është jeta e përhershme me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.»

Vetë Jezui e shpjegoi domethënien që ka për ne vdekja dhe ringjallja e tij. Duke folur për veten, ai tha: «Do të ngrihet edhe Biri i njeriut, që kushdo që beson tek ai, të ketë jetë të përhershme. Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»—Gjoni 3:14-16.

Imagjino: jetë e pafund pa dhembje, vuajtje ose brenga! (Zbulesa 21:3, 4) Sa na e mbush zemrën kjo shpresë! Një studiues e shpjegoi kështu: «Ndërkohë që varrezat mund të na sjellin ndër mend sa e shkurtër është jeta, ringjallja na siguron sa e shkurtër është vdekja.» Po, ringjallja e Jezuit do të thotë jetë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo