BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rs f. 266-f. 270
  • Pagëzimi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pagëzimi
  • Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Material i ngjashëm
  • Domethënia e pagëzimit tënd
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
  • Çfarë është pagëzimi?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Domethënia e pagëzimit tënd
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • Përse të pagëzohemi?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Të arsyetojmë nga Shkrimet
rs f. 266-f. 270

Pagëzimi

Përkufizimi: Folja «pagëzoj» vjen nga greqishtja baptízein, dhe do të thotë «të futësh, të zhytësh». (A Greek-English Lexicon, nga autorët Lidëll dhe Skot) Pagëzimi në ujë i të krishterëve është një simbol i jashtëm, që tregon se personi i pagëzuar është kushtuar plotësisht, pa rezerva dhe pa kushte, nëpërmjet Jezu Krishtit, që të bëjë vullnetin e Perëndisë Jehova. Ndër të tjera, Shkrimet flasin edhe për pagëzimin e Gjonit, për pagëzimin me frymën e shenjtë dhe për pagëzimin me zjarr.

A ngurrojnë të pagëzohen ata që besojnë vërtet te Fjala e Perëndisë?

Mat. 28:19, 20: «Prandaj, shkoni dhe bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.»

Vep. 2:41: «Ata që i përqafuan me zemër fjalët e tij, u pagëzuan.»

Vep. 8:12: «Kur Filipi u shpalli lajmin e mirë për mbretërinë e Perëndisë dhe për emrin e Jezu Krishtit, ata e besuan, dhe burra e gra u pagëzuan.»

Vep. 8:36-38: «Tani, tek shkonin rrugës, arritën në një vend me ujë, dhe eunuku [etiopas] tha: ‘Ja, uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?’ Dhe urdhëroi të ndalej karroca. Filipi . . . e pagëzoi.»

Si bëhet pagëzimi i krishterë në ujë: me spërkatje apo duke u zhytur tërësisht?

Mar. 1:9, 10, Dio: «Jezusi . . . u pagëzua [«u zhyt», ED, Ro] nga Gjoni në Jordan. Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejt po hapeshin.»

Vep. 8:38, Dio: «Të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi [«zhyti», ED, Ro].»

A i pagëzonin foshnjat të krishterët e shekullit të parë?

Mat. 28:19, Dio: «Shkoni, pra dhe bëni dishepuj . . . duke i pagëzuar.»

Vep. 8:12, DSF: «Kur i besuan Filipit . . . pranuan të pagëzohen trima [«burra», Dio] e gra.»

Megjithatë, më vonë, Origjeni (185-254 e.s.) shkroi: «Kisha e ka zakon që të pagëzojë edhe foshnjat.» (Selections From the Commentaries and Homilies of Origen, Madras, Indi; 1929, f. 211) Zakoni u konfirmua edhe nga një Këshill i Kartagjenës (rr. 252 e.s.).

Historiani në fushën fetare August Neander shkroi: «Besimi dhe pagëzimi ishin gjithnjë të lidhur me njëri-tjetrin; për këtë arsye, ka shumë mundësi . . . që zakoni i pagëzimit të foshnjave të ishte i panjohur në këtë periudhë [në shekullin e parë]. . . . Fakti që u pranua për herë të parë si një traditë apostolike gjatë shekullit të tretë, është një provë kundër dhe jo pro pohimit se ai është me origjinë apostolike.»​—History of the Planting and Training of the Christian Church by the Apostles (Nju-Jork, 1864), f. 162.

A sjell faljen e mëkateve pagëzimi i krishterë në ujë?

1 Gjon. 1:7, Dio: «Po të ecim në dritë, sikurse ai është në dritë, . . . gjaku i Jezu Krishtit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat.» (Pra, nga mëkatet nuk na pastron uji i pagëzimit, por gjaku i Jezuit.)

Mat. 3:11, Dio: «Unë [Gjon Pagëzori] po ju pagëzoj me ujë, për pendim; por ai që vjen pas meje [Jezu Krishti] është më i fortë se unë dhe unë nuk jam i denjë as të mbaj sandalet e tij.» (Mt 3 Vargjet 5, 6 dhe Veprat 13:24, tregojnë se ajo që bënte Gjoni, nuk ishte për të gjithë njerëzit, por vetëm për judenjtë. Përse? Për shkak të mëkateve të judenjve kundër besëlidhjes së Ligjit, dhe që t’i përgatiste ata për Krishtin.)

Vep. 2:38, Dio: «Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve.» (A sjell pagëzimi në vetvete faljen e tyre? Mendo: këto fjalë iu drejtuan judenjve, që kishin përgjegjësi për vdekjen e Krishtit. [Shih vargjet 22, 23.] Pagëzimi i tyre do të provonte diçka. Çfarë? Që tani ata kishin besim te Jezui si Mesia, Krishti. Vetëm po ta bënin këtë, mund t’u faleshin mëkatet. [Vep. 4:12; 5:30, 31])

Vep. 22:16: «Ngrihu, pagëzohu dhe lahu nga mëkatet, duke thirrur emrin e tij.» (Edhe Veprat 10:43.)

Cilët pagëzohen me frymën e shenjtë?

1 Kor. 1:2; 12:13, 27: «Ju që jeni të shenjtëruar në unitet me Krishtin Jezu, dhe që jeni thirrur për të qenë të shenjtë. . . . Sepse, në të vërtetë, ne të gjithë u pagëzuam nga një frymë e vetme në një trup të vetëm, qofshim judenj a grekë, qofshim skllevër a të lirë, dhe të gjithëve na u dha të pinim nga një frymë e vetme. Ju jeni trupi i Krishtit.» (Siç tregon Danieli 7:13, 14, 27, këta «të shenjtë» kanë pjesë në Mbretëri bashkë me Birin e njeriut, Jezu Krishtin.)

Gjoni 3:5: «Nëse dikush nuk lind nga uji dhe nga fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.» (Një person «lind nga fryma» kur pagëzohet me këtë frymë. Luka 12:32 tregon se vetëm një «kope e vogël» e ka këtë privilegj. Shih edhe Zbulesën 14:1-3.)

A flasin në gjuhë apo a e kanë dhuratën e shërimit, të gjithë ata që pagëzohen me frymën e shenjtë?

1 Kor. 12:13, 29, 30, Dio: «Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetme në të njëjtin trup. . . . A janë vallë të gjithë apostuj? . . . A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme?»

Shih edhe «Shërime» dhe «Gjuhët».

Çfarë do të thotë ‘të pagëzohesh për të vdekurit’?

1 Kor. 15:29, Dio: «Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?»

Parafjala greke híper, e përkthyer në këtë varg «për», do të thotë edhe «mbi», «për hir të», «në vend të», «me qëllim që», etj. (A Greek-English Lexicon, nga autorët Lidëll dhe Skot) Çfarë do të thotë në këtë varg? A po sugjeronte Pavli që të gjallët të pagëzoheshin në vend të atyre që kishin vdekur pa u pagëzuar?

Të vetmet shkrime të tjera që e përmendin drejtpërdrejt vdekjen në lidhje me pagëzimin, flasin për një pagëzim që i nënshtrohet vetë individi, dhe jo për një pagëzim në vend të një tjetri, të dikujt që ka vdekur

Rom. 6:3, Dio: «Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?» (Edhe Marku 10:38, 39.)

Kolos. 2:12, Dio: «[Ju, pjesëtarët e gjallë të kongregacionit të Kolosesë] të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.»

Mënyra se si e përkthen «Përkthimi Bota e Re» është gramatikisht e saktë dhe në përputhje me këto vargje biblike

1 Kor. 15:29: «Përndryshe, ç’do të bëjnë ata që po pagëzohen, që të jenë të vdekur? Nëse të vdekurit s’do të ngrihen fare, përse ata po pagëzohen për të qenë të tillë?» (Pra, ata pagëzohen ose zhyten, në një udhë jetese që do t’i çojë në një vdekje me integritet, si ajo e Krishtit, dhe pastaj në ngritje nga të vdekurit në një jetë frymore, si edhe Krishti.)

Cili është rezultati i pagëzimit me zjarr?

Luka 3:16, 17, Dio: «Ai [Jezu Krishti] do t’ju pagëzojë me . . . zjarr. Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet . . . por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet.» (Shkatërrimi i tij do të jetë i përhershëm.)

Mat. 13:49, 50: «Kështu do të jetë në përfundim të sistemit: engjëjt do të dalin e do të ndajnë të ligjtë nga të drejtët, dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrtë.»

Luka 17:29, 30: «Por ditën që Loti doli nga Sodoma, nga qielli ra zjarr e squfur dhe i shkatërroi të gjithë. Po ashtu do të jetë edhe ditën kur të zbulohet Biri i njeriut.»

Ndryshon nga pagëzimi me frymën e shenjtë, i cili ishte vetëm për dishepujt

Vep 1:5, Dio: «Gjoni pagëzoi me ujë, por ju [apostujt besnikë të Jezuit] do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë, mbas jo shumë ditësh.»

Vep. 2:2-4, Dio: «Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe atyre u dukën gjuhë, si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend mbi [por pa i mbështjellë apo zhytur] secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të shpreheshin.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo