BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Ruhu nga «epikurianët»
    Kulla e Rojës—1997 | 1 Nëntor
    • Epikuri mësoi, gjithashtu, se pas vdekjes nuk mund të ketë jetë. Kjo, sigurisht që ishte në kundërshtim me mësimin e Biblës mbi ringjalljen. Në fakt, kur apostulli Pavël foli në Aeropagus, ka të ngjarë që epikurianët të ndodheshin mes atyre që nuk qenë dakord me Pavlin për doktrinën e ringjalljes.​—Veprat 17:18, 31, 32; 1. Korintasve 15:12-14.

      Ndoshta elementi më i rrezikshëm në filozofinë e Epikurit ishte, gjithashtu, elementi më i hollë. Mohimi nga ana e tij i jetës së mëpasme, e çoi në përfundimin se njeriu duhet të jetojë në mënyrë sa më të lumtur që të jetë e mundur gjatë jetës së tij të shkurtër në tokë. Siç kemi parë, ideja e tij nuk ishte që të jetoje patjetër në mënyrë mëkatare, por, përkundrazi, të shijoje të tashmen, meqenëse e tashmja është gjithçka kemi.

      Pra, Epikuri nuk inkurajoi keqbërjet në fshehtësi, për të shmangur frikën se mos zbulohej, një kërcënim i qartë për lumturinë e tanishme. Ai inkurajoi përkoren, që të shmangte pasojat e dhënies së tepërt pas diçkaje, një pengesë tjetër për lumturinë e tanishme. Ai inkurajoi, gjithashtu, marrëdhëniet e mira me të tjerët, për shkak se këtyre marrëdhënieve do t’u përgjigjeshin në mënyrë reciproke. Sigurisht, shmangia e keqbërjeve në fshehtësi, praktikimi i përkores dhe kultivimi i miqësive janë të shkëlqyera në vetvete. Pse, pra, filozofia e Epikurit ishte e rrezikshme për një të krishterë? Sepse këshilla e tij ishte e bazuar në pikëpamjen e tij të pabesë: «Le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.»​—1. Korintasve 15:32.

      Vërtet që Bibla u tregon njerëzve se si të jetojnë të lumtur tani. Megjithatë, ajo këshillon: «Mbahuni në dashurinë e Perëndisë, ndërsa prisni mëshirën e Zotërisë sonë Jezu Krisht, me sytë nga jeta e përhershme.» (Juda 21, BR) Po, Bibla e vë më shumë theksin tek e ardhmja e përjetshme dhe jo tek e tashmja që ikën fluturimthi. Për një të krishterë, t’i shërbejë Perëndisë është interesimi kryesor dhe ai e sheh se kur vë në vend të parë Perëndinë, është i lumtur dhe i kënaqur. Në mënyrë të ngjashme, Jezui, në vend se të preokupohej për interesat e veta personale, i shpenzoi energjitë në mënyrë joegoiste, duke i shërbyer Jehovait dhe duke ndihmuar njerëzit. Ai i mësoi dishepujt e tij t’u bënin mirë të tjerëve, jo me shpresën se do t’u përgjigjeshin në mënyrë reciproke, por nga dashuria e sinqertë për ta. Qartë, motivimet bazë të epikurianizmit dhe të krishterimit janë krejtësisht të ndryshme.​—Marku 12:28-31; Luka 6:32-36; Galatasve 5:14; Filipianëve 2:2-4.

  • Ruhu nga «epikurianët»
    Kulla e Rojës—1997 | 1 Nëntor
    • Ndonëse epikurianizmi u zhduk në shekullin e katërt të e.s., sot ka nga ata që adoptojnë një pikëpamje të ngjashme me atë që e tashmja është gjithçka kemi. Këta njerëz kanë vënë pak ose aspak besim tek premtimi i Perëndisë për jetën e përhershme. Por megjithatë, disa prej tyre kanë norma sjelljeje relativisht të larta.

      Një i krishterë mund të tundohet për të formuar një marrëdhënie të ngushtë me persona të tillë, ndoshta duke arsyetuar se cilësitë e tyre të mira e justifikojnë këtë miqësi. Megjithatë, ndonëse nuk e konsiderojmë veten më lartë se të tjerët, duhet të mbajmë ndër mend se të gjitha «shoqëritë e këqija», përfshirë këtu edhe ato ndikimi i të cilave është më i hollë, «prishin zakonet e mira».

      Filozofia ‘e tashmja është gjithçka kemi’, shfaqet papritur edhe në disa seminarë biznesi, libra për të ndihmuar vetveten, novela, filma, programe televizive dhe në muzikë. Edhe pse nuk mbështetin drejtpërdrejt sjelljen mëkatare, a ka mundësi që kjo pikëpamje e pabesë të ndikojë mbi ne në mënyra të holla? Për shembull, a mund të bëhemi kaq të preokupuar për vetëkënaqësinë tonë, sa të humbasim nga sytë çështjen e sovranitetit të Jehovait? A mund të devijojmë drejt një mendimi ‘mos e vrit mendjen’ në vend se ‘të kemi shumë për të bërë në veprën e Zotërisë’? Apo, a mund të çorientohemi, duke vënë në dyshim drejtësinë dhe dobitë e normave të Jehovait? Ne duhet të ruhemi si nga ekspozimi ndaj imoralitetit, dhunës dhe spiritizmit, që duken hapur, ashtu dhe nga personat e ndikuar nga pikëpamjet e botës!​—1. Korintasve 15:58, BR; Kolosianëve 2:8.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo