BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • A do t’i rezistojë zjarrit vepra jote?
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Nëntor
    • 13. Çfarë paraqet zjarri në ilustrimin e Pavlit dhe për çfarë duhet të jenë të vetëdijshëm të gjithë të krishterët?

      13 Ka një zjarr me të cilin ballafaqohemi të gjithë në jetë: sprovat e besimit tonë. (Gjoni 15:20; Jakovit 1:2, 3) Të krishterët në Korint duhej ta dinin, pikërisht siç duhet ta dimë ne sot që secili nga ata që mësojmë ne do të sprovohet. Nëse i mësojmë dobët të tjerët, pasojat mund të jenë të trishtueshme. Pavli paralajmëroi: «Nëse vepra që dikush ka ndërtuar mbi të qëndron, ai do të marrë një shpërblim; nëse vepra e dikujt digjet plotësisht, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, e megjithatë, nëse do të ndodhë kjo, do të jetë si përmes zjarrit.»c—1. Korintasve 3:14, 15, BR.

      14. (a) Si mund të «pësojnë humbje» bërësit e krishterë të dishepujve, e megjithatë, si mund të fitojnë ata shpëtimin si përmes zjarrit? (b) Si mund ta zvogëlojmë sa më shumë rrezikun e pësimit të humbjes?

      14 Fjalë që të vënë vërtet në mendime! Mund të jetë tepër e dhimbshme të punosh shumë për ta ndihmuar dikë që të bëhet dishepull, vetëm e vetëm për ta parë tek pengohet ndaj tundimit ose persekutimit dhe më në fund e lë udhën e së vërtetës. Pavli e pranon këtë gjë kur thotë se ne pësojmë humbje në të tilla raste. Përvoja mund të jetë aq e dhimbshme, saqë shpëtimi ynë përshkruhet si të jetë «si përmes zjarrit», ngjashëm një njeriu që humb gjithçka në një zjarr dhe mezi shpëton për vete. Po ne, si mund ta zvogëlojmë sa më shumë rrezikun e humbjes? Duke ndërtuar me materiale të durueshme! Nëse i mësojmë studentët tanë duke arritur në zemrën e tyre, duke i nxitur që të vlerësojnë cilësitë e çmuara të krishtere të tilla, si: mençuria, aftësia shquese, druajtja ndaj Jehovait dhe besimi i sinqertë, atëherë po ndërtojmë me materiale të durueshme që i rezistojnë zjarrit. (Psalmi 19:9, 10; Proverbat 3:13-15; 1. Pjetrit 1:6, 7) Ata që fitojnë këto cilësi do të vazhdojnë ta bëjnë vullnetin e Perëndisë. Shpresa e tyre është një shpresë e sigurt se do të mbeten gjallë përgjithmonë. (1. Gjonit 2:17) Por, si mund ta vëmë në përdorim praktikisht ilustrimin e Pavlit? Shqyrto disa shembuj.

  • A do t’i rezistojë zjarrit vepra jote?
    Kulla e Rojës—1998 | 1 Nëntor
    • c Pavli po vinte në dyshim shpëtimin, jo të ndërtuesit, por të «veprës» së ndërtuesit. The New English Bible e përkthen këtë varg: «Nëse ndërtesa e një njeriu qëndron, ai do të shpërblehet, nëse digjet, atij do t’i duhet të përballojë humbjen, e megjithatë ai do ta shpëtojë jetën e tij, siç mund të shpëtojë dikush nga një zjarr.»

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo