BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 9/96 f. 1
  • Ec nëpërmjet besimit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ec nëpërmjet besimit
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
  • Material i ngjashëm
  • «Na jep më shumë besim»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Besimi—Një cilësi forcëdhënëse
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Trego besim te premtimet e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • «Qëndroni të patundur në besim»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—1996
km 9/96 f. 1

Ec nëpërmjet besimit

1 Miliona njerëz e bëjnë zotërimin e të mirave materiale epiqendrën e jetës së tyre, duke u mbështetur me budallallëk në fuqinë mashtruese të pasurisë. (Mat. 13:22) Por e pësojnë keq, kur pasuria e tyre humbet, vidhet apo del se nuk ka shumë dobi. Ne jemi të nxitur që të ndjekim një rrugë më të mençur, duke u përpjekur që të grumbullojmë thesare frymore. (Mat. 6:19, 20) Kjo gjë përfshin ‘ecjen nëpërmjet besimit’.​—2. Kor. 5:7.

2 Fjala «besim» përkthehet nga fjala greke që përçon mendimin e mirëbesimit, të mbështetjes dhe të bindjes së plotë. Të ecësh nëpërmjet besimit, do të thotë të përballosh kushte të vështira me mirëbesimin në Perëndinë, duke u mbështetur në aftësinë e tij për të drejtuar hapat tanë dhe në gatishmërinë e tij për t’u kujdesur për nevojat tona. Jezui la një shembull të përsosur në këtë aspekt; ai u përqendrua në atë që ishte vërtet e rëndësishme. (Hebr. 12:2) Po ashtu, edhe ne duhet të vazhdojmë t’i mbajmë zemrat tona të përqendruara në gjërat e padukshme frymore. (2. Kor. 4:18) Duhet që gjithmonë të mbajmë ndër mend pasigurinë e jetës sonë të tanishme dhe të pranojmë se varemi plotësisht nga Jehovai.

3 Duhet të jemi, gjithashtu, plotësisht të bindur se Jehovai po na drejton përmes organizatës së tij të dukshme, nën drejtimin e «skllavit të besueshëm dhe të matur». (Mat. 24:45-​47, BR) E tregojmë besimin tonë, kur «u bindemi atyre që marrin drejtimin» në kongregacion. (Hebr. 13:17, BR) Puna jonë e përulur në bashkëpunim me rregullimet teokratike pasqyron besimin tonë në Jehovain. (1. Pjet. 5:6) Duhet të jemi të nxitur që të mbështesim me gjithë zemër veprën që organizatës i është dhënë për të bërë. Kjo gjë do të na afrojë më shumë me vëllezërit në një lidhje të fuqishme dashurie dhe uniteti.​—1. Kor. 1:10.

4 Si ta forcojmë besimin: Nuk duhet të lejojmë që besimi ynë të rrijë në vend numëro. Duhet të ndërmarrim një betejë të ashpër për ta rritur atë. Rregullsia në studim, në lutje dhe në pjesëmarrjen në mbledhje do të na ndihmojë që ta forcojmë besimin e në këtë mënyrë me ndihmën e Jehovait, ne mund t’i qëndrojmë çdo sprove. (Efes. 6:16) A ke vendosur një rutinë të mirë për leximin e përditshëm të Biblës dhe përgatitjen për mbledhjet? A mediton shpesh mbi atë që mëson dhe a i afrohesh Jehovait në lutje? A e ke bërë zakon të shkosh në të gjitha mbledhjet dhe të marrësh pjesë në to aq sa të jepet mundësia?​—Hebr. 10:23-​25.

5 Besimi i fortë provohet nga veprat e mira. (Jak. 2:26) Një nga mënyrat më të mira për të shfaqur besimin tonë, është shpallja e shpresës sonë të tjerëve. A kërkon rast për të shpërndarë lajmin e mirë? A mund të rregullohen rrethanat e tua personale, në mënyrë që të të mundësojnë të bësh më shumë në shërbim? A i zbaton sugjerimet që marrim për të përmirësuar cilësinë dhe efektshmërinë e shërbimit tonë? A i vë vetes synime frymore dhe a ushtrohesh për t’i arritur ato?

6 Jezui na paralajmëroi që të mos jepemi së tepërmi pas gjërave të përditshme të jetës, duke lejuar interesat materialiste dhe egoiste të venitin perspektivën tonë frymore. (Luka 21:34-​36) Duhet të kontrollojmë rreptësisht mënyrën se si ecim, me qëllim që të shmangim fundosjen e besimit tonë. (Efes. 5:15; 1. Tim. 1:19) Gjithsecili prej nesh shpreson që të jetë përfundimisht i aftë për të shpallur se ‘luftën e mirë e luftoi, e përfundoi vrapimin, e ruajti besimin’.​—2. Tim. 4:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo