BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/04 f. 8
  • «Zgjerohuni!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Zgjerohuni!»
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • Të ruajmë miqësitë në një botë pa dashuri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • A mund të zgjeroheni në dashuri?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Ti mund të gëzosh miqësi të qëndrueshme
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Zgjidhi miqtë me mençuri
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 5/04 f. 8

«Zgjerohuni!»

1. Çfarë përgjegjësie ka secili prej nesh?

1 Secili prej nesh, si pjesë e vëllazërisë së krishterë, ka përgjegjësinë të japë ndihmesën për ta bërë sa më të ngrohtë atmosferën në kongregacion. (1 Pjet. 1:22; 2:17) Ngrohtësia vjen kur ne ‘zgjerohemi’ në përzemërsinë e butë për njëri-tjetrin. (2 Kor. 6:12, 13) Pse është e rëndësishme t’i njohim mirë vëllezërit dhe motrat?

2. Pse është e rëndësishme të kultivojmë miqësi me bashkëbesimtarët?

2 Miqësitë forcohen: Kur njihemi më mirë me bashkëbesimtarët mësojmë ta vlerësojmë më shumë besimin, durimin dhe cilësitë e tyre të shkëlqyera. Mangësitë e tyre na duken të papërfillshme dhe lidhjet e miqësisë forcohen. Kur e njohim mirë njëri-tjetrin, do të dimë se si t’i inkurajojmë dhe t’i ngushëllojmë. (1 Sel. 5:11) Mund të bëhemi «një ndihmë fuqizuese» për vëllezërit tanë në mënyrë që t’i bëjmë ballë ndikimit të dëmshëm të botës së Satanait. (Kolos. 4:11) Duke pasur parasysh këto ditë të fundit plot strese, sa mirënjohës jemi që gjejmë miq të vërtetë në popullin e Jehovait!—Prov. 18:24.

3. Si mund të jemi një ndihmë fuqizuese për të tjerët?

3 Miqtë e ngushtë mund të jenë një burim i veçantë force dhe ngushëllimi kur hasim sprova të rënda. (Prov. 17:17) Një e krishterë që kishte luftuar kundër ndjenjave të pavlefshmërisë sjell ndër mend: «Kisha miq që thoshin fjalë të mira për mua për të më ndihmuar që të kapërceja mendimet negative.» Këta miq janë një bekim nga Jehovai.—Prov. 27:9.

4. Si mund t’i njohim më mirë të tjerët në kongregacion?

4 Të tregojmë interes për të tjerët: Si mund të zgjerohemi në përzemërsinë e butë për bashkëbesimtarët? Përveçse t’i përshëndetim në mbledhjet e krishtere, të përpiqemi t’i përfshijmë të tjerët në biseda domethënëse. Pa futur hundët në çështjet private, të tregojmë interes për ta. (Filip. 2:4; 1 Pjet. 4:15) Një mënyrë tjetër për të treguar interes për të tjerët është duke i ftuar në shtëpi për të ngrënë diçka. (Luka 14:12-14) Ose mund të programojmë të dalim bashkë në shërbim. (Luka 10:1) Nëse marrim iniciativën t’i njohim më mirë vëllezërit, rritim unitetin në kongregacion.—Kolos. 3:14.

5. Në ç’mënyrë mund ta zgjerojmë miqësinë tonë?

5 A kemi prirjen t’i zgjedhim miqtë e ngushtë vetëm nga grup-mosha jonë apo nga ata që kanë interesa të ngjashme me ne? Nuk duhet të lejojmë që faktorë të tillë t’i kufizojnë miqësitë që mund të zhvillojmë në kongregacion. Davidi dhe Jonatani, ashtu si edhe Rutha me Naomin, lidhën miqësi të fortë pavarësisht se kishin moshë e formime të ndryshme. (Rutha 4:15; 1 Sam. 18:1) A mund ta zgjeroni miqësinë tuaj? Nëse do ta bëni këtë, do të merrni bekime që as i keni menduar.

6. Çfarë dobish nxjerrim nëse zgjerohemi në përzemërsinë e butë për vëllezërit tanë?

6 Kur zgjerohemi në përzemërsinë e butë për të tjerët, forcojmë njëri-tjetrin dhe nxitim paqen në kongregacion. Për më tepër, vetë Jehovai na bekon për dashurinë që tregojmë për vëllezërit. (Psal. 41:1, 2; Hebr. 6:10) Pse të mos vini si synim t’i njihni më mirë vëllezërit dhe motrat, e madje që të njihni sa më shumë?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo