BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/2 f. 29-30
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Material i ngjashëm
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Libri biblik numër 47​—2 Korintasve
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • A mund të interesoheni për bashkëshortët jobesimtarë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/2 f. 29-30

Pyetje nga lexuesit

A është e përshtatshme për një të krishterë që të futet në biznes me një pabesimtar, pasi Bibla na thotë: «Mos u zini në zgjedhë me pabesimtarët»?

Këtë këshillë e gjejmë tek 2. Korintasve 6:14-16: «Mos u zini në zgjedhë me të pafetë! Çfarë të mire të përbashkët mund të ketë drejtësia me mbrapështinë? Ose, çka ka të përbashkët drita me terrin? Çfarë përkimi ka Krishti me Belialin? Ç’pjesë ka besimtari me të pafeun? E ç’marrëveshje mund të ketë Tempulli i Hyut me idhuj?»

Nuk kemi arsye të besojmë se apostulli Pavël ofroi një këshillë të tillë me qëllim që të vendosë ndalime specifike, si ai kundër futjes së një të krishteri në biznes me një pabesimtar. Megjithatë, sigurisht që këshilla e tij duhet mbajtur parasysh si në një rast të tillë ashtu edhe në aspekte të tjera të jetës.

Këtë këshillë Pavli e shkroi për vëllezërit e tij të krishterë në Korintin e lashtë. Duke qenë se banonin në një qytet veçanërisht të korruptuar, ata duhej të përballonin çdo ditë rreziqe morale dhe frymore. Po të mos ishin të kujdesshëm, ekspozimi ndaj ndikimeve të pashëndetshme mund të dobësonte gradualisht vendosmërinë e tyre për të qenë një popull i veçantë, «një racë e zgjedhur, një priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull për një zotërim të veçantë».z—1. Pjetrit 2:9, BR.

Para se të shkruante fjalët që gjejmë në 2. Korintasve 6:14-16, Pavli kishte trajtuar një problem serioz që kishte ndodhur midis vëllezërve të tij të Korintit. Kishin lejuar në mesin e tyre një rast të rëndë imoraliteti, prandaj Pavli i urdhëroi ata ta përjashtonin dhe të mos shoqëroheshin me mëkatarin e papenduar. (1. Korintasve 5:1) Ky veprim i gabuar i këtij njeriu tregonte se të krishterët mund të ndikoheshin nga shoqëritë e këqija apo zhytjet e shkujdesura në klimën imorale të botës.

Të krishterët e Korintit duhej të shmangnin shoqërinë me njeriun e përjashtuar, por a do të thoshte kjo se ata duhej të veçoheshin tërësisht nga pabesimtarët? A duhej të shmangnin njëmend çdo kontakt dhe çdo marrëdhënie me jo të krishterët, duke u kthyer në një lloj sekti manastiri, ngjashëm hebrenjve që u zmbrapsën në Qumran afër Detit të Vdekur? Le të lëmë Pavlin të na përgjigjet: «Në letrën time ju shkrova që të mos përziheni në shoqëri me kurvarë, duke mos dashur të them në përgjithësi me kurvarët e kësaj bote . . . Përndryshe do ju duhej të dilnit nga bota.»​—1.  Korintasve 5:9, 10, BR.

Nënkuptimi i këtyre fjalëve është i qartë. Pavli kishte parasysh se të krishterët ishin akoma në këtë planet, duke jetuar dhe duke pasur kontakt gati të përditshëm me pabesimtarët, morali dhe normat e të cilëve ishin të ndryshme. Përderisa një gjë e tillë në themel ishte e pashmangshme, të krishterët duhej të dinin si të mbroheshin nga rreziqet e kontakteve të tilla.

Le të kthehemi tani të shqyrtojmë letrën e dytë të Pavlit drejtuar korintasve. Ai tregoi se të krishterët e mirosur janë cilësuar si shërbëtorët e Perëndisë, zëvendësambasadorë të Krishtit. U tha atyre të ruheshin nga çdo shkak që mund ta çonte shërbimin e tyre në një këndvështrim të gabuar. (2. Korintasve 4:1-6:3) Pavli i nxiti drejtpërsëdrejti vëllezërit e tij të krishterë, që ishin ngjashëm fëmijëve të tij frymorë, të zgjeronin dashurinë e përzemërt. (2. Korintasve 6:13) Pas kësaj ai nxiti: «Mos u zini në zgjedhë me të pafetë.» Për të theksuar këtë pikë ai përdori një varg kontrastesh retorike.

Konteksti tregon se Pavli nuk po i referohej ndonjë aspekti të veçantë të jetës, si aktivitetet tregtare apo puna dhe nuk po shpallte ndonjë rregull formal që duhej zbatuar në lidhje me këtë. Më saktë, ai po u jepte vëllezërve të tij të shtrenjtë me zemërgjerësi një këshillë të shëndetshme dhe të nevojshme.

Për shembull, a vlen një këshillë e tillë në rastin e një të krishteri që ka ndërmend të martohet? Sigurisht që po. Në letrën e tij të parë, ky apostull i këshilloi të krishterët që dëshironin të martoheshin ta bënin një gjë të tillë «vetën në Zotërinë». (1. Korintasve 7:39, BR) Ai theksoi mençurinë e këtyre fjalëve me atë që shkroi më vonë në 2. Korintasve 6:14-18. Nëse një i krishterë kishte ndërmend të martohej me dikë që nuk ishte shërbëtor i Jehovait dhe as ithtar i Krishtit, ai ose ajo duhej të merrte parasysh se do të lidhej me një pabesimtar. (Krahaso Levitiku 19:19; Ligji i përtërirë 22:10.) Është e dukshme se papajtueshmëria e thellë mund të sillte probleme, duke përfshirë edhe ato frymore. Për shembull, një pabesimtar në të ardhmen apo së shpejti mund të ndjekë adhurimin e një perëndie të rremë. Pavli arsyetoi: «Çfarë përkimi ka Krishti me Belialin?»

Një i krishterë mund të ketë dëshirë të ndërmarrë një aktivitet tregtar për të shitur disa mallra, por mënyra e vetme për të bërë një gjë të tillë, do të ishte të shoqërohej me një njeri që mund të sigurojë mallrat dhe fondet e nevojshme. Një i krishterë tjetër dëshiron të merret me agrikulturë (apo rritjen dhe mbarështimin e gjësë së gjallë); por, duke mos pasur tokë në dispozicion është i detyruar të bashkohet me dikë që është i gatshëm ta japë tokën me qira në shkëmbim të një pjese nga çdo fitim. Ndoshta një tjetër i krishterë nuk mund të ushtrojë zanatin e tij si hidraulik sepse Çesari lëshon një numër të caktuar lejesh, dhe ato tashmë janë plotësuar të gjitha; mënyra e vetme për të plotësuar këtë kërkesë do të ishte të bashkohej me një të afërm pabesimtar i cili e ka këtë leje.​—Marku 12:17.

Këto janë vetëm shembuj. Nuk po përpiqemi të shterojmë mundësitë dhe as të bëjmë ndonjë deklaratë miratimi apo mosmiratimi. Por, duke pasur në mend këta shembuj, a mund të kuptosh se përse nuk duhet mospërfillur këshilla e shkruar në 2. Korintasve 6:14-18?

Një i krishterë që vendoset në marrëdhënie pune me një pabesimtar, qoftë ai një i afërm apo jo, fare mirë mund të ndeshet me tundime dhe probleme të paparashikuara. Ndoshta partneri mendon se do të kishte përfitime më të bollshme duke mos njoftuar fitimet apo duke pajtuar punëtorë nën dorë edhe pse një gjë e tillë do të shkelte ligjet e qeverisë. Mund të paguajë nën dorë personat e ngarkuar për dorëzimin e mallrave të pashënuara në faturën zyrtare. A do të dëshironte një i krishterë të merrte pjesë në pandershmëri të tilla? Ç’do të bënte një i krishterë në momentin e nënshkrimit të vlerave të taksave apo të dokumenteve të tjera ligjore në lidhje me aktivitetin e tyre tregtar?​—Të Dalët 23:1; Romakëve 13:1, 7.

Ose një koleg pabesimtar mund të ketë dëshirë të shesë artikuj që kanë të bëjnë me kremtimet fetare, dërgon karta falënderimi në emër të kompanisë dhe e stolis lokalin për festa fetare. Pavli pyeti: «E ç’marrëveshje mund të ketë Tempulli i Hyut me idhuj? Sepse, ne jemi Tempulli i Hyut të gjallë.» Sa i përshtatshëm është në këtë rast komenti: «Prandaj, dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre,—thotë Jehovai,—dhe mjaft prekët gjërat e papastra; dhe unë do t’ju mbledh»! (2. Korintasve 6:16, 17, BR) Duke zbatuar këtë këshillë të mençur, shumë të krishterë kanë zgjedhur një punë që do t’i ekspozonte sa më pak që do të ishte e mundur ndaj problemeve potenciale.​—Hebrenjve 13:5, 6, 18.

Nuk është detyrë e kongregacionit të ruajë apo të hetojë çdo gjë që bëjnë të krishterët në punën e tyre, qofshin ata nëpunës apo pronarë. Pa dyshim, nëse bëhet e ditur se një i krishterë është implikuar në ndonjë gjë të gabuar si përkrahja e adhurimit të rremë apo disa forma të gënjeshtrës ose vjedhjes duhen marrë masat e nevojshme për të respektuar normat e Jehovait.

Megjithatë, pika kryesore e këshillës së frymëzuar të Pavlit, «mos u zini në zgjedhë me të pafetë», mund t’i ndihmojë të krishterët të shmangin problemet dhe çdo akt të nevojshëm gjykimi. Të krishterët e zgjuar duhet ta marrin për zemër një këshillë të tillë dhe nuk do të lejojnë të vihen në situata të tilla ku do të shtyheshin të shkelnin parimet biblike. Nëse ndonjë mendon se duhet të vendosë marrëdhënie pune me një pabesimtar, të tjerët nuk duhet ta kritikojnë dhe ta gjykojnë, pasi është ai që do të mbajë përgjegjësinë për zgjedhjen e tij. Në themel, Pavli nuk hartoi një rregull formal apo të detyrueshëm kundër qenies në marrëdhënie pune me pabesimtarët. Megjithatë, këshilla e tij nuk duhet të mospërfillet. Perëndia frymëzoi një këshillë të tillë dhe u kujdes që ajo të shënohej në Bibël për dobinë tonë. Është për të mirën tonë ta ndjekim atë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo