ARISTARKU
[qeveritari më i mirë (më fisnik)].
Maqedonas ose maqedon nga Selaniku, bashkëpunëtor i ngushtë i Pavlit, shok udhe e burgu. (Ve 20:4; 27:2) Për herë të parë përmendet në tregimin për udhëtimin e tretë misionar të Pavlit; në valën e trazirave në Efes, Aristarkun dhe Gajin i çuan me forcë në teatër. (Ve 19:29) Ai mund të ketë qenë ‘vëllai’ që ndihmoi Pavlin të mblidhte në Maqedoni e në Greqi kontribute për judenjtë.—2Ko 8:18-20.
Aristarku e shoqëroi Pavlin gjatë udhëtimit për në Romë, por nuk dihet se si arriti të hipte në anije, mbase si skllav i Pavlit. (Ve 27:2) Në Romë ai vazhdoi ta ndihmonte e ta inkurajonte Pavlin dhe, për njëfarë kohe, u burgos bashkë me të. Në letrat drejtuar Kolosianëve (4:10) dhe Filemonit (23, 24), Pavli përmend edhe të falat që dërgoi Aristarku.