BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 155
  • Çfarë thotë Bibla për dhurimin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për dhurimin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Kur merr vlerë dhurimi?
  • Kur e humbet vlerën dhurimi?
  • «Perëndia do një dhënës të gëzuar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • A ke frymën e dhënies?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Shijo dobitë e dhënies
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Kush jep me bujari është njeri i lumtur
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 155
Një burrë me një dhuratë të paketuar në duar

Çfarë thotë Bibla për dhurimin?

Përgjigjja e Biblës

Bibla na nxit të japim vullnetarisht dhe me motivin e duhur. Ajo tregon se kjo dhënie i sjell dobi si atij që merr, edhe atij që jep. (Proverbat 11:25; Luka 6:38) Jezui tha: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»—Veprat 20:35.

  • Kur merr vlerë dhurimi?

  • Kur e humbet vlerën dhurimi?

  • Vargje nga Bibla për dhurimin

Kur merr vlerë dhurimi?

Dhurimi merr vlerë kur bëhet vullnetarisht. Bibla thotë: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»​—2 Korintasve 9:7.

Dhurimi i bërë me sinqeritet është tipar i ‘adhurimit’ që miraton Perëndia. (Jakovi 1:27) Kur dikush i ndihmon bujarisht nevojtarët, bashkëpunon ngushtësisht me Perëndinë, i cili e sheh këtë bujari si një hua dhënë atij. (Proverbat 19:17) Bibla thotë se vetë Perëndia do ta shpërblejë dhënësin.​—Luka 14:12-14.

Kur e humbet vlerën dhurimi?

Nëse bëhet me motive egoiste. Për shembull:

  • Për t’u bërë përshtypje të tjerëve.​—Mateu 6:2.

  • Për të marrë diçka në këmbim.​—Luka 14:12-14.

  • Për të blerë shpëtimin nga Perëndia.​—Psalmi 49:6, 7.

Nëse mbështet gjëra që Perëndia i dënon. Për shembull, do të ishte e gabuar t’i jepje dikujt pará për të luajtur bixhoz ose për të abuzuar me drogën ose alkoolin. (1 Korintasve 6:9, 10; 2 Korintasve 7:1) Po ashtu, nuk është e përshtatshme t’i japësh dikujt që refuzon të punojë, por është në gjendje të mbajë veten ekonomikisht.—2 Selanikasve 3:10.

Nëse pengon përmbushjen e përgjegjësive të ngarkuara nga Perëndia. Bibla mëson se kryefamiljari duhet të plotësojë nevojat e familjes. (1 Timoteut 5:8) Nuk është e drejtë që ai t’u japë kaq shumë të tjerëve, sa familja e tij të vuajë. Në mënyrë të ngjashme, Jezui dënoi ata që refuzonin të siguronin për prindërit e moshuar me pretekstin se të gjitha zotërimet e tyre ishin «dhuratë kushtuar Perëndisë».—Marku 7:9-13.

Vargje nga Bibla për dhurimin

Proverbat 11:25: «Shpirti bujar do të majmet, dhe kush ujit me bollëk, edhe ai vetë do të ujitet me bollëk.»

Kuptimi: Dhurimi i sjell dobi jo vetëm atij që merr, por edhe atij që jep.

Proverbat 19:17: «Kush i jep hir të varfrit, i jep hua Jehovait, dhe Ai do t’ia shpërblejë.»

Kuptimi: Perëndia ndihet borxhli ndaj atyre që ndihmojnë nevojtarët dhe premton se do ta shpërblejë një bujari të tillë.

Mateu 6:2: «Kur të japësh lëmoshë, mos i bjer trumbetës, si bëjnë hipokritët . . . që të marrin lavdi nga njerëzit.»

Kuptimi: Nuk duhet të japim vetëm me synimin për të rënë në sy.

Veprat 20:35: «Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh.»

Kuptimi: Bujaria nga zemra sjell lumturi.

2 Korintasve 9:7: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.»

Kuptimi: Perëndisë i pëlqen kur japim vullnetarisht.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo