BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 15/11 f. 14-15
  • Ta shprehim mirënjohjen për bujarinë e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ta shprehim mirënjohjen për bujarinë e Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • NJË SHEMBULL I PAPARË BUJARIE
  • «Puna është e madhe»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Teprica e tyre plotësoi një mungesë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Jehovai e bekon bujarisht frymën e gatishmërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Si të ndihmojmë që të kujdesemi për nevojat e të tjerëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 15/11 f. 14-15
Një grua kalon kartën e bankës te një pajisje lexuese për kartat

Ta shprehim mirënjohjen për bujarinë e Jehovait

JEHOVAI është Perëndi bujar. (Jak. 1:17) Që nga qielli plot yje deri te qilimi i gjelbër që vesh tokën, krijimi i Jehovait i këndon bujarisë së tij.​—Psal. 65:12, 13; 147:7, 8; 148:3, 4.

Kaq e thellë ishte mirënjohja e psalmistit për Krijuesin e tij, sa u nxit të kompozonte një këngë që u thurte lavde veprave të Jehovait. Lexo Psalmin 104 dhe me siguri do të bashkohesh me ndjenjat e psalmistit, që tha: «Gjithë jetën do t’i këndoj Jehovait; sa të jem gjallë do të luaj melodi për Perëndinë tim.» (Psal. 104:33) A nuk ke edhe ti të njëjtën dëshirë?

NJË SHEMBULL I PAPARË BUJARIE

Jehovai do që të imitojmë shembullin e tij të bujarisë. Gjithashtu, na jep arsye të forta që të jemi bujarë. Ja çfarë shkroi apostulli Pavël i frymëzuar prej tij: «Ata që janë të pasur në këtë botë, urdhëroji të mos jenë kryelartë e të mos i varin shpresat te pasuria e pasigurt, por te Perëndia, që na i jep të gjitha me bollëk për kënaqësinë tonë. Të punojnë për të mirën, të jenë të pasur në vepra të shkëlqyera, të jenë dorëgjerë, gati për të ndarë me të tjerët, që të vënë si thesar të sigurt një themel të shkëlqyer për të ardhmen, që të rrokin jetën e vërtetë.»​—1 Tim. 6:17-19.

Kur Pavli i shkroi kongregacionit të Korintit letrën e dytë të frymëzuar, theksoi cili është qëndrimi që duhet të kemi kur japim. Ai tha: «Secili le të bëjë ashtu si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar.» (2 Kor. 9:7) Më tej Pavli përmendi cilët nxjerrin dobi nga dhënia me bujari: ata që marrin e u plotësohen nevojat dhe ata që japin, e kështu pasurohen me bekime frymore.​—2 Kor. 9:11-14.

Pavli e mbylli këtë pjesë të letrës së tij duke përmendur provën më të fortë të bujarisë së Perëndisë. Ai shkroi: «Faleminderit Perëndisë për dhuratën e tij të papërshkrueshme falas!» (2 Kor. 9:15) Patjetër që dhurata e Jehovait përfshin gjithë mirësinë që i tregon popullit të tij me anë të Jezu Krishtit. Ajo është kaq e mrekullueshme sa nuk ka fjalë për ta përshkruar plotësisht vlerën e saj.

Si mund ta shprehim mirënjohjen për gjithë sa kanë bërë e do të bëjnë akoma për ne Jehovai dhe Biri i tij? Një mënyrë është duke dhënë me bujari nga koha, energjitë dhe të ardhurat tona për të mbështetur adhurimin e pastër të Jehovait, qoftë shumë a pak ajo që japim.​—1 Kron. 22:14; 29:3-5; Luka 21:1-4.

Si zgjedhin disa të japin kontribute për veprën mbarëbotërore

Ashtu si në ditët e apostullit Pavël, shumë veta sot ‘vënë diçka mënjanë’ ose grumbullojnë një sasi parash, të cilën e hedhin në kutitë e kontributeve të kongregacioneve që mbajnë etiketën «Vepra mbarëbotërore». (1 Kor. 16:2) Çdo muaj, kongregacionet ia dërgojnë këto kontribute zyrës së Dëshmitarëve të Jehovait në vendin e tyre. Gjithashtu, ju mund t’ia dërgoni kontributet drejtpërdrejt një korporate ligjore që përdoret nga Dëshmitarët e Jehovait në vendin tuaj. Për të mësuar se cilën korporatë ligjore përdorin Dëshmitarët e Jehovait në vendin tuaj, ju lutemi kontaktoni zyrën e degës. Adresën mund ta gjeni në sitin www.jw.org. Mund të dërgoni drejtpërdrejt kontribute në këto forma:

DHURIME PA KUSHT

  • Dhurime nëpërmjet transfertave elektronike bankare, kartës së debitit ose kartës së kreditit. Në disa degë, kjo mund të bëhet duke përdorur jw.org ose një tjetër sit të caktuar.

  • Dhurime në para, bizhuteri ose gjëra të tjera të çmuara që janë pronë personale. Përfshi një letër ku të thuhet se këto janë dhurime pa kusht.

PARA TË LËNA ME KUSHT

  • Dhurime në para me kusht që mund t’i kthehen dhuruesit nëse i nevojiten.

  • Përfshi një letër ku të thuhet se ky është dhurim me kusht.

DHËNIE E PLANIFIKUAR

Përveç dhurimeve në para dhe gjërave të tjera të çmuara që janë pronë personale, ka edhe metoda të tjera dhënieje për ta çuar përpara shërbimin e Mbretërisë në të gjithë botën. Këto janë renditur më poshtë. Pavarësisht nga metoda ose metodat që dëshironi të përdorni, ju lutemi të kontaktoni më parë me zyrën e degës në vendin tuaj, për të parë se cilat metoda janë të vlefshme. Përderisa kërkesat ligjore dhe ligjet e taksave ndryshojnë nga vendi në vend, është e rëndësishme të merrni mendimin e një këshilluesi ligjor dhe fiskal të kualifikuar para se të zgjidhni mënyrën më të mirë të dhurimit.

Sigurimet: Dhurim i bërë duke përcaktuar një korporatë të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si përfituese të një police sigurimi për jetën ose të një plani pensioni.

Llogaritë bankare: Llogari bankare, certifikata depozitash ose llogari individuale të pensioneve që lihen në mirëbesim ose që i bëhen të pagueshme pas vdekjes një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait sipas kërkesave bankare vendëse.

Aksionet dhe obligacionet: Aksione dhe obligacione që i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait si një dhuratë pa kusht.

Pronat e paluajtshme: Prona të paluajtshme që mund të shiten, të cilat i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait duke bërë një dhuratë pa kusht ose, në rastin e një prone banimi, duke i rezervuar një ambient banimi dhuruesit, i cili mund të vazhdojë të jetojë në të sa të jetë gjallë.

Dhurimi i të ardhurave duke pasur një pagesë vjetore: Para ose sigurime që i dhurohen një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait, sipas një rregullimi ku dhuruesi merr një pagesë vjetore të përcaktuar çdo vit të jetës. Për vitin kur bëhet dhurimi i të ardhurave, dhuruesi mund të ketë lehtësime në tatimin mbi të ardhurat.

Testamentet dhe lënia në mirëbesim: Prona ose para që mund t’i lihen në trashëgimi një korporate të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait me anë të një testamenti të bërë ligjërisht ose duke vendosur korporatën si përfituese të një marrëveshjeje mirëbesimi. Ky rregullim mund të sjellë disa lehtësime nga taksat.

Siç nënkuptohet nga termi «dhënie e planifikuar», këto lloj dhurimesh kërkojnë në mënyrë të veçantë disa planifikime nga ana e dhuruesit. Për t’i ndihmuar individët që dëshirojnë të përkrahin veprën mbarëbotërore të Dëshmitarëve të Jehovait me anë të ndonjë forme të dhënies, është përgatitur në gjuhën angleze dhe spanjolle një broshurë e titulluar Dhënie e planifikuar në dobi të shërbimit të Mbretërisë në mbarë botën (Charitable Planning to Benefit Kingdom Service Worldwide). Broshura u shkrua për të dhënë informacione për disa mënyra dhurimesh, që mund të bëhen tani ose më vonë, si testament pas vdekjes. Informacioni në këtë broshurë mund të mos zbatohet plotësisht në rastin tuaj për shkak të ligjeve të taksave ose ligjeve të tjera në vendin tuaj. Prandaj, pas leximit të broshurës bëni mirë të merrni mendimin e këshilluesit tuaj ligjor a fiskal. Me anë të këtyre metodave të dhënies, shumë veta kanë dhënë një dorë për të mbështetur veprimtaritë tona fetare e humanitare në të gjithë botën e ndërkohë të kenë më tepër lehtësime nga taksat. Nëse është në dispozicion në vendin tuaj, kjo broshurë mund të merret duke i kërkuar një kopje sekretarit të kongregacionit.

Për më shumë informacione, mund të kontaktoni zyrën e degës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo