BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w95 15/9 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Material i ngjashëm
  • Fryma e shenjtë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Pse kemi nevojë të na drejtojë fryma e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ec sipas frymës dhe do të jetosh në lartësinë e kushtimit tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Mbajeni mendjen te fryma dhe jetoni!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
w95 15/9 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Sipas Galatasve 6:8, «ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme». Për cilën «frymë» është fjala dhe si mund të korrim jetën?

Termat hebreje dhe greke që janë përkthyer «frymë», kanë një shumëllojshmëri domethëniesh, si për shembull: (1) forca vepruese e Perëndisë, (2) forca e jetës në njerëzit apo kafshët, (3) forca nxitëse mendore e një personi dhe (4) një person frymor ose engjëll. E para e këtyre, forca vepruese e Perëndisë, është domethënia e asaj që gjejmë në Galatasve 6:8.

Sa për sfond, vërej Galatasve 3:2, ku gjejmë së pari përdorimin e fjalës «frymë» në librin e Galatasve. Pavli i pyeti të krishterët: «A e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?» Pastaj, në Galatasve 3:5, ai e lidhi këtë «frymë» me kryerjen e veprave të fuqishme. Pra, «fryma» për të cilën foli ai, ishte fryma e shenjtë, forca e padukshme vepruese e Perëndisë.

Më vonë, në Galatasve 5:16, Pavli vuri në kontrast frymën me mishin. Lexojmë: «Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do t’i përmbushni dëshirat e mishit.» Me «dëshirat e mishit», ai kishte ndër mend mishin mëkatar njerëzor. Prandaj, në Galatasve 5:19-23, ai renditi «veprat e mishit» në kontrast me «frytin e frymës».

Prandaj, në Galatasve 6:8, personi «që mbjell për mish të tij», duhet të jetë dikush që e lë veten të drejtohet nga dëshirat mëkatare njerëzore, të cilat çojnë në «veprat e mishit». Ai mund të provojë pasojat korruptuese të një sjelljeje të tillë dhe nëse nuk ndryshon, sigurisht që nuk do të fitojë jetën në apo nën Mbretërinë e Perëndisë.​—1. Korintasve 6:9, 10.

Si të krishterë të devotshëm, dëshira jonë duhet të jetë që ‘të mbjellim për Frymë’. Kjo përfshin një mënyrë të tillë jetese, e cila do t’i lejojë frymës së shenjtë të veprojë lirshëm në jetën tonë, duke na ndihmuar të shfaqim frytet e saj. Duhet ta mbajmë në mendje këtë parim, kur vendosim çfarë të lexojmë apo çfarë programi do të shohim në televizor. Mbjellim me pamje nga fryma, ndërsa i kushtojmë vëmendje mbledhjeve të kongregacionit dhe përpiqemi të zbatojmë këshillat e pleqve të caktuar nga fryma.​—Veprat 20:28.

Në mënyrë interesante, Galatasve 6:8 mbaron me sigurimin se ndërsa mbjellim në harmoni me frymën e shenjtë, do të jemi në gjendje të «korrim nga Fryma jetë të përjetshme». Po, në bazë të shpërblimit të Krishtit, Perëndia do të japë jetë të pafundme, nëpërmjet veprimit të frymës së shenjtë.​—Mateu 19:29; 25:46; Gjoni 3:14-16; Romakëve 2:6, 7; Efesianëve 1:7.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo