BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w94 1/8 f. 8-13
  • Këndojini lavdi Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Këndojini lavdi Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Mënyrat në të cilat mund të lavdërojmë Jehovain
  • Këngë lavdie për Jehovain në kohët biblike
  • Këngët e lavdisë: një pjesë e rëndësishme e adhurimit tonë
  • Tregoni vlerësim për mirësinë e Jehovait, duke kënduar
  • Ngrije zërin plot gëzim!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Vendi i muzikës në adhurimin modern
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Plot gëzim të lëvdojmë Jehovain me këngë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Këndojini Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
w94 1/8 f. 8-13

Këndojini lavdi Jehovait

«Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse ai është lartësuar shumë.»​—TË DALËT 15:1, BR.

1. Cilat atribute dhe cilësi të Jehovait na japin arsye për ta lavdëruar atë?

TREMBËDHJETË herë Psalmi 150 jep urdhrin për të lavdëruar Jehovain apo Jah. Vargu i fundit shpall: «Çdo gjë që merr frymë, le të lavdërojë Jah. Lavdëroni Jah, ju njerëz!» (BR) Si Dëshmitarë të Jehovait, ne e dimë se Jehovai e meriton lavdinë tonë. Ai është Sovrani Universal, Më i Larti, Mbreti i përjetësisë, Krijuesi ynë, Bamirësi ynë. Ai është i pashoq, i vetmi, i pakrahasueshëm, i papërsëritshëm në shumë aspekte. Ai është i gjithëdijshëm, i plotfuqishëm, i përsosur në drejtësi dhe personifikimi i dashurisë. Është i mirë më shumë se kushdo tjetër; është besnik. (Luka 18:19; Zbulesa 15:3, 4) A e meriton ai lavdinë tonë? Sigurisht që po!

2. Çfarë arsyesh kemi për të shprehur mirënjohje për Jehovain?

2 Jehovai meriton jo vetëm adhurimin dhe lavdinë tonë, por edhe mirënjohjen dhe falënderimet tona për gjithçka që ka bërë për ne. Ai është Dhënësi i ‘çdo gjëje të mirë dhe çdo dhurate të përsosur’. (Jakovit 1:17) Ai është Gurra, Burimi i gjithë jetës. (Psalmi 36:9) Çdo gjë që gëzojmë si pjesëtarë të njerëzimit vjen prej tij, sepse ai është Krijuesi ynë i Madh. (Isaia 42:5) Është, gjithashtu, Dhënësi i të gjitha bekimeve frymore që na vijnë nëpërmjet frymës, organizatës dhe Fjalës së tij. Na falen mëkatet në bazë të masës që ka marrë ai, duke dhënë Birin e tij si shpërblim. (Gjoni 3:16) Kemi shpresën e Mbretërisë për «qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilët banon drejtësia». (2. Pjetrit 3:13) Kemi një shoqëri të shkëlqyer me bashkëbesimtarët e krishterë. (Romakëve 1:11, 12) Kemi nderin dhe bekimet, duke qenë Dëshmitarë të tij. (Isaia 43:10-12) Kemi edhe privilegjin e çmuar të lutjes. (Mateu 6:9-13) Vërtet, ne kemi shumë arsye për të falënderuar Jehovain!

Mënyrat në të cilat mund të lavdërojmë Jehovain

3. Në cilat mënyra të ndryshme mund të lavdërojmë Jehovain dhe të shprehim mirënjohjen tonë për të?

3 Në ç’mënyrë ne, si shërbëtorë të dedikuar të Jehovait, mund ta lavdërojmë dhe të shprehim mirënjohje për të? Mund ta bëjmë këtë duke marrë pjesë në shërbimin e krishterë: duke dëshmuar nga shtëpia në shtëpi, duke bërë rivizita, duke drejtuar studime biblike dhe duke u angazhuar në dhënien e dëshmisë në rrugë. Gjithashtu, mund ta lavdërojmë atë duke dhënë dëshmi joformale kudo që të paraqitet rasti. Po kështu, mund ta lavdërojmë Jehovain me sjelljen tonë të drejtë, madje edhe me mënyrën e rregullt dhe modeste në të cilën vishemi apo krihemi. Shpesh, Dëshmitarët e Jehovait janë lavdëruar si shembuj në këto aspekte. Për më tepër, mund ta lavdërojmë dhe ta falënderojmë Jehovain me anë të lutjes.​—Shiko 1. Kronikat 29:10-13.

4. Cila është një nga mënyrat më të mrekullueshme në të cilën mund të lavdërojmë Atin tonë të dashur qiellor?

4 Veç këtyre, një nga mënyrat më të bukura për të lavdëruar Atin tonë të dashur qiellor, është lëvdimi i tij dhe i virtyteve të tij me këngët melodioze të Mbretërisë. Shumë muzikantë dhe kompozitorë janë dakort se instrumenti më i bukur muzikor është zëri i njeriut. Mjeshtrit e muzikës klasike aspironin të shkruanin opera, për shkak të kënaqësisë së madhe që provohet duke dëgjuar zërin e njeriut të ngrihet në këngë.

5. Për cilat arsye duhet ta marrim seriozisht këndimin e këngëve tona të Mbretërisë?

5 Sa duhet të gëzohet Jehovai, duke dëgjuar se si këndojnë njerëzit, sidomos kur këndojnë këngë lavdie dhe mirënjohjeje! Është e natyrshme, pra, që duhet ta marrim seriozisht këndimin e këngëve të Mbretërisë nëpër mbledhjet tona të ndryshme: mbledhje kongregacioni, asamble qarkore, asamble speciale njëditore, kongrese krahinore dhe ndërkombëtare. Libreza jonë e këngëve është plot me melodi vërtet të mrekullueshme, bukuria e së cilave është lavdëruar vazhdimisht edhe nga të huajt. Sa më shumë që futemi brenda frymës së këngëve të Mbretërisë, aq më shumë u sjellim kënaqësi të tjerëve dhe përfitojmë vetë.

Këngë lavdie për Jehovain në kohët biblike

6. Si e shprehën izraelitët vlerësimin e tyre për çlirimin në Detin e Kuq?

6 Fjala e Perëndisë na thotë se Moisiu dhe pjesa tjetër e izraelitëve kënduan në mënyrë triumfuese kur u çliruan prej ushtrisë së Faraonit në Detin e Kuq. Kënga e tyre fillon me fjalët: «Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse ai është lartësuar shumë. Kuajt dhe kalorësit e tyre i ka hedhur në det. Forca dhe fuqia ime është Jah, pasi shërben për shpëtimin tim. Ai është Perëndia im dhe unë do ta lavdëroj.» (Të Dalët 15:1, 2, BR) Mund të imagjinojmë fare mirë entuziazmin dhe gëzimin e izraelitëve, ndërsa këndonin këto fjalë pas lirimit të tyre të mrekullueshëm!

7. Çfarë shembujsh të tjerë të spikatur përmbajnë Shkrimet Hebreje mbi izraelitë që e lavdëruan Jehovain me këngë?

7 Në 1. Kronikat 16:1, 4-36, lexojmë se Jehovai ishte lavdëruar nga këngët dhe nga rënia e instrumenteve muzikore, kur Davidi solli Arkën në Jeruzalem. Ai ishte me të vërtetë një rast i gëzueshëm. Këngë lavdie për Jehovain, të shoqëruara nga instrumentet muzikore, u kënduan edhe në kohën që mbreti Solomon dedikoi tempullin në Jeruzalem. Në 2. Kronikat 5:13, 14 lexojmë: «Dhe kur trumbetarët dhe këngëtarët si një njeri i vetëm bënë të dëgjohet bashkarisht zëri i tyre për të lëvduar dhe për të kremtuar Zotin dhe e ngritën zërin në tingullin e borive, të cembaleve dhe të veglave të tjera muzikore dhe lëvduan Zotin: ‘Sepse është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon në përjetësi’, ndodhi që shtëpia, shtëpia e Zotit, u mbush me një re, dhe priftërinjtë nuk mundën të rrinin për të shërbyer për shkak të resë, sepse lavdia e Zotit mbushte shtëpinë e Perëndisë.» Çfarë tregon kjo? Që Jehovai po e dëgjonte këtë lavdi melodioze dhe gjithashtu u kënaq prej saj, siç u tregua nga reja mbinatyrore. Më vonë, në kohën e inaugurimit të mureve të Jeruzalemit, në ditët e Jeremisë, kishte dy kore që këndonin.​—Nehemia 12:27-42.

8. Nga duket se këngët ishin diçka serioze për izraelitët?

8 Në fakt, kënga ishte një pjesë kaq e rëndësishme e adhurimit në tempull, saqë 4.000 levitë merreshin vetëm me shërbimin muzikor. (1. Kronikat 23:4, 5) Këta duhej të shoqëronin këngëtarët. Muzika dhe vaçanërisht këngët, zinin një rol të rëndësishëm në adhurim, jo vetëm për të ngulitur çështjet më të rëndësishme të Ligjit, por për të siguruar frymën e duhur për adhurim. Ajo i ndihmonte izraelitët të adhuronin Jehovain në mënyrë të zjarrtë. Është për t’u vërejtur përgatitja dhe kujdesi që i dedikoheshin këtij aspekti: «Numri i tyre, së bashku me vëllezërit e tyre të ushtruar për t’i kënduar Zotit, të gjithë me të vërtetë të aftë, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë veta.» (1. Kronikat 25:7) Shiko se sa seriozisht i merrnin ata këngët e lavdisë për Jehovain. Ata ishin të ushtruar dhe me të vërtetë të aftë!

9. Çfarë theksi u është vënë këngëve në Shkrimet e Krishtere Greke?

9 Po në shekullin e parë të erës sonë, çfarë gjejmë? Jezui, natën që do të tradhtohej, edhe pse kishte në mendje aq shumë çështje të vështira, e ndieu nevojën për ta mbyllur kremtimin e Pashkëve dhe vendosjen e Përkujtimit të vdekjes së tij, duke i kënduar lavdi Jehovait. (Mateu 26:30) Gjithashtu, lexojmë se «aty nga mesnata» Pavli dhe Sila, pasi ishin rrahur dhe burgosur, «po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin».​—Veprat 16:25.

Këngët e lavdisë: një pjesë e rëndësishme e adhurimit tonë

10. Çfarë urdhrash jep Fjala e Perëndisë në lidhje me lavdërimin e tij me këngë?

10 A mos mendon vallë se këndimi i këngëve të Mbretërisë nuk është aq i rëndësishëm, sa t’i japësh një vëmendje të sinqertë? Nëse po, a nuk duhet ta rivlerësosh çështjen, duke parë rëndësinë që Perëndia Jehova dhe Jezu Krishti i japin këngëve të lavdisë? Po, Fjala e Perëndisë është plot me urdhra për të lavdëruar Jehovain dhe për t’i kënduar lavdi atij! Për shembull, në Isainë 42:10 lexojmë: «I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban ishujt dhe banorët e tyre.»​—Shiko edhe Psalmet 96:1; 98:1.

11. Çfarë nxitje na jep apostulli Pavël për sa u përket këngëve?

11 Apostulli Pavël e dinte se kënga mund ta ngrinte frymën tonë, prandaj na nxiti dy herë mbi këtë çështje. Në Efesianëve 5:18, 19 lexojmë: «Mbushuni me Frymë, duke i folur njëri-tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj.» Ndërsa në Kolosianëve 3:16 lexojmë: «Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymore, duke [i] kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!»

12. Çfarë shembujsh kemi që këngët tona na ndihmojnë për të mësuar dhe këshilluar njëri-tjetrin?

12 Vihet re, pra, se në çdo rast Pavli u rikthehet këngëve, kur përmend ‘psalmet, këngët për Zotin, këngët frymore dhe këngët me zemrën tuaj’. Gjithashtu, ai i fillon vërejtjet e tij në Kolosianëve, duke thënë se me anë të atyre mënyrave ne mund të ‘mësojmë dhe këshillojmë njëri-tjetrin’. Dhe sigurisht që jemi duke bërë kështu, siç mund të shihet edhe nga titujt e këngëve tona: «I gjithë krijimi lavdëron Jehovain!» (numër 5), «Jini të qëndrueshëm dhe të patundur!» (numër 10), «Gëzohuni për shpresën e Mbretërisë!» (numër 16), «Mos kini frikë!» (numër 27), «Lëvdoni Jehovain, Perëndinë tonë!» (numër 100), për të përmendur vetëm disa.

13. Si e ka treguar «skllavi besnik dhe i matur» rëndësinë e këngëve si pjesë e adhurimit tonë?

13 Në përputhje me këto urdhra, «skllavi besnik dhe i matur» ka rregulluar që mbledhjet tona, në kongregacion, asamble qarkore, asamble speciale njëditore, kongrese krahinore dhe ndërkombëtare, të hapen dhe të mbyllen me këngët e Mbretërisë. (Mateu 24:45) Veç kësaj, këngët janë programuar edhe në kohë të tjera gjatë këtyre mbledhjeve. Pasi mbledhjet tona fillojnë zakonisht me një këngë Mbretërie, a nuk duhet të kemi si pikësynim që të arrijmë në kohë, mjaft herët për të marrë pjesë në këtë pjesë të adhurimit tonë? Dhe pasi mbledhjet mbyllen me një këngë, a nuk duhet të qëndrojmë deri në këngën përmbyllëse dhe gjatë lutjes që pason menjëherë pas saj?

14. Çfarë shembujsh kemi për përputhjen e këngëve që zgjidhen me programet tona?

14 Në mbledhjet tona këngët zgjidhen me kujdes për të qenë në përputhje me programin. Për shembull, në kongresin krahinor «Mësimi Hyjnor», në 1993, kënga numër 21 (191) «Ta bëjmë tonën të vërtetën», e cila u jep zemër të krishterëve që të ndeshen me Satanain, me botën dhe me trupin e rënë, u këndua menjëherë pas tri fjalimeve që kishin të bënin me këta armiq. Po kështu, kënga numër 19 (164) «Fëmijët: një dhuratë e çmuar e Perëndisë», e cila ka mjaft këshilla për prindërit, pasoi menjëherë një fjalim që nënvizonte detyrimet e prindërve për të stërvitur fëmijët e tyre. Kënga numër 70 «Jini si Jeremia», u parapriu disa fjalimeve që bazoheshin në profecitë e Jeremisë. Dhe pas një simpoziumi mbi aspekte të ndryshme të shërbimit tonë të Mbretërisë, erdhi kënga 156, «Dua», një këngë që nxit për shërbim. I njëjti kujdes ushtrohet edhe për zgjedhjen e këngëve për studimin e Kullës së Rojës, për Mbledhjen e Shërbimit dhe për Shkollën e Shërbimit Teokratik. Kjo, pra, kërkon që kur pleqtë të japin fjalime publike dhe kur të tregojnë këngën që duhet përdorur për të hapur programin, duhet të zgjedhin një këngë që të përputhet me temën e fjalimit të tyre.

15. Në ç’mënyrë drejtuesi i mbledhjes mund të rritë vlerësimin për këngët që do të këndohen?

15 Kur të prezantojë këngën që do të këndohet, drejtuesi mund të rritë vlerësimin për këngën, duke dhënë titullin apo temën e saj. Ne nuk këndojmë numra, por tema biblike. Gjithashtu, mund të ndihmohet kongregacioni për të vlerësuar më shumë këngën, nëse vërehet edhe shkrimi biblik që është dhënë poshtë titullit. Përsëri, pra, nja dy vërejtje të vogla do të ishin të përshtatshme, me qëllim që të gjithë të kapin frymën e këngës.

Tregoni vlerësim për mirësinë e Jehovait, duke kënduar

16. Si mund ta marrim frymën e këngëve tona?

16 Pasi vargjet e këngëve tona të Mbretërisë janë plot domethënie, duhet të përqendrohemi mbi fjalët kur i këndojmë ato. Duhet të kapim frymën e secilës këngë. Disa, si ato që trajtojnë dashurinë, një nga frytet e frymës, janë të përzemërta. (Galatasve 5:22) Këto i këndojmë me intensitet dhe ngrohtësi. Disa të tjera janë të gëzueshme dhe duhet të përpiqemi që t’i këndojmë të lumtur. Disa janë të fuqishme, si këngë marshi dhe duhen kënduar me entuziazëm dhe forcë. Në Shkollën tonë të Shërbimit Teokratik, këshillohemi që në prezantimet tona të shprehim ngrohtësi, ndjenja dhe entuziazëm. Shfaqja e ngrohtësisë, e ndjenjave dhe e entuziazmit gjatë këndimit të këngëve është edhe më e rëndësishme.

17. (a) Cili është qortimi që iu dha izraelitëve të pabesë dhe që ne nuk duam të zbatohet në mënyrën tonë të të kënduarit? (b) Cilat do të jenë rezultatet nëse i marrim seriozisht këshillat që përmbajnë këngët tona?

17 Nëse do t’i këndonim këngët tona të Mbretërisë, duke pasur mendjen gjetiu, duke mos e vlerësuar plotësisht domethënien e fjalëve, a nuk do të ishim në njëfarë mënyre si izraelitët e pabesë, që u qortuan ngaqë e lavdëronin Jehovain me buzët e tyre, por zemrat e tyre ishin larg tij? (Mateu 15:8) Ne nuk duam që ky qortim të bjerë edhe mbi ne për mënyrën se si i këndojmë këngët e Mbretërisë, apo jo? Duke i kënduar siç duhet këngët tona të Mbretërisë, do të ndihemi të nxitur vetë, por do të nxitim edhe të tjerët përreth nesh, duke përfshirë edhe të rinjtë. Po, nëse të gjithë sa këndojnë në Sallat tona të Mbretërisë i marrin seriozisht këshillat që përmbajnë këngët, ky do të jetë një inkurajim i fuqishëm për të qenë të zellshëm në shërbim dhe për të shmangur grackat e keqbërjes.

18. Çfarë ndikimi pati këndimi i këngëve të Mbretërisë mbi një grua?

18 Shumë herë, të huajt habiten nga mënyra se si i këndojmë ne këngët tona të Mbretërisë. Ja, se ç’botoi njëherë Kulla e Rojës: «Fakti që këngët [tona] mund të shërbejnë edhe për t’i sjellë njerëzit në njohurinë e Perëndisë Jehova, u bë i qartë nga përvoja e një gruaje që u pagëzua në vitin 1973, në asamblenë ‘Fitorja Hyjnore’, në stadiumin “Yankee” të Nju Jorkut. Vizitën e parë në një Sallë Mbretërie lokale ajo e kishte bërë vetëm dhe qëndroi në të dyja mbledhjet. Ndërsa kongregacioni këndonte . . . ‘Mbaji sytë nga çmimi!’, ajo u prek aq shumë si nga fjalët, ashtu edhe nga mënyra se si këndohej, saqë vendosi se kjo ishte ajo që i duhej. Më pas, iu afrua një Dëshmitari dhe kërkoi një studim biblik dhe përparoi deri sa u bë një dëshmitare e krishterë e Jehovait.»

19. Çfarë inkurajimi përfundimtar na është dhënë, për sa i përket këndimit me gjithë zemër të këngëve tona të Mbretërisë?

19 Në shumicën e mbledhjeve tona, mundësitë që auditori të shprehë ndjenjat dhe vlerësimin e tij janë relativisht të pakta. Por, të gjithë ne mund ta shprehim se si ndihemi për sa i përket mirësisë së Jehovait, duke u bashkuar me gjithë zemër në këndimin e këngëve të Mbretërisë. Përveç kësaj, kur mblidhemi së bashku, a nuk ndihemi në një frymë të mirë? Duhet të ndiejmë dëshirë për të kënduar! (Jakovit 5:13) Vërtet, në atë masë që ne e vlerësojmë mirësinë e Jehovait dhe dashamirësinë e tij të pamerituar, do të këndojmë me gjithë shpirt lavdi për të.

Si do të përgjigjeshe?

◻ Cilat janë dy arsyet bazë për të lavdëruar Jehovain?

◻ Në cilat mënyra të ndryshme mund të lavdërojmë Jehovain?

◻ Cila është një nga mënyrat më të mrekullueshme në të cilën mund të lavdërojmë Jehovain?

◻ Çfarë shembujsh biblikë kemi për lavdërimin e Jehovait me këngë?

◻ Si mund t’i këndojmë siç duhet këngët tona të Mbretërisë?

[Kutia në faqen 11]

Shijoni këto këngë!

Duket se disa kanë pasur pak vështirësi në mësimin e disa këngëve. Megjithatë, disa kongregacione nuk kanë pasur probleme të mëdha në këndimin e këtyre këngëve. Ndoshta gjithçka që duhet konsiston vetëm në një përpjekje të vogël për të mësuar diçka që fillimisht duket e panjohur. Pasi të jetë familjarizuar me këto këngë, kongregacioni shpesh i vlerëson ato më shumë se disa që ndoshta nuk kanë kërkuar përpjekje për t’u mësuar. Atëherë, të gjithë në kongregacion mund t’i këndojnë ato me besim. Po, ata mund t’i shijojnë këto këngë!

[Kutia në faqen 12]

Këndoni këngë të Mbretërisë në mbledhjet për zbavitje

Këngët e Mbretërisë nuk duhet të kufizohen vetëm në Sallën e Mbretërisë. Pavli dhe Sila i kënduan lavdi Jehovait edhe në burg. (Veprat 16:25) Ndërsa dishepulli Jakov tha: «A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!» (Jakovit 5:13, shënimi) Kur mblidhemi për zbavitje të gjithë jemi të gëzuar. Përse të mos këndojmë, pra, këngë të Mbretërisë? Kjo mund të jetë veçanërisht e bukur nëse këngët shoqërohen me piano apo me kitarë. Veç kësaj, kemi edhe kasetat me këngët tona të Mbretërisë të luajtura me piano; shumë familje Dëshmitarësh kanë edhe albume me këto kaseta. Ato jo vetëm që shërbejnë më së miri për të shoqëruar këngët, por janë edhe ideale për një sfond të bukur muzikor.

[Figura në faqen 8, 9]

Pas çlirimit në Detin e Kuq, izraelitët e shprehën gëzimin e tyre me këngë

[Figura në faqen 10]

Këngët e gëzueshme janë pjesë e adhurimit të krishterë sot

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo