BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g21 nr. 1 f. 4-5
  • Këshilla të mençura për një familje të lumtur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Këshilla të mençura për një familje të lumtur
  • Zgjohuni!—2021
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Burra, duajini gratë tuaja
  • Gra, respektojini burrat tuaj
  • Ji besnik ndaj bashkëshortit
  • Prindër, mësojini dhe stërvitini fëmijët
  • Fëmijë, bindjuni prindërve
  • Familja jote mund të jetë e lumtur
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si të kesh një jetë të lumtur familjare?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Si të kemi sukses në jetën familjare
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Jeta familjare që i pëlqen Perëndisë
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Zgjohuni!—2021
g21 nr. 1 f. 4-5
Një familje e lumtur së bashku në treg.

Këshilla të mençura për një familje të lumtur

Martesa dhe fëmijët janë një dhuratë e çmuar nga Krijuesi ynë. Ai do që të kemi një familje të lumtur. Prandaj, nëpërmjet një libri të shenjtë e të lashtë, na ka dhënë udhëzime që na e përmirësojnë dhe na e bëjnë më të lumtur jetën familjare. Shqyrto këto këshilla të mençura.

Burra, duajini gratë tuaja

«Burrat duhet t’i duan gratë e tyre si vetë trupat e tyre. Burri që do gruan, do veten, se asnjë burrë nuk e urren kurrë trupin e vet, por e ushqen dhe përkujdeset për të.»—EFESIANËVE 5:28, 29.

Burri është kreu i familjes. (Efesianëve 5:23) Por një bashkëshort i mirë nuk është as i ashpër, as i rreptë. E vlerëson gruan dhe përkujdeset për nevojat e saj materiale dhe emocionale. Përpiqet fort që ta bëjë të lumtur duke mos këmbëngulur që gjithnjë t’i dalë e vetja. (Filipianëve 2:4) Hapet me gruan për mendimet dhe ndjenjat e tij, si dhe e dëgjon kur ajo shprehet. Nuk tregohet ‘i vrazhdë’ me të, ndaj nuk e lëndon fizikisht a emocionalisht.—Kolosianëve 3:19.

Gra, respektojini burrat tuaj

«Gruaja duhet të ketë respekt të thellë për burrin.»—EFESIANËVE 5:33.

Kur gruaja e respekton bashkëshortin dhe i përkrah vendimet e tij, ndihmon që familja të ketë më shumë paqe. Nëse ai gabon, nuk e përçmon, por e respekton dhe vazhdon të tregojë butësi. (1 Pjetrit 3:4) Kur duhet që të flasë me burrin për një problem, e bën në momentin e përshtatshëm dhe me respektin e duhur.—Eklisiastiu 3:7.

Ji besnik ndaj bashkëshortit

«Burri . . . do të lidhet ngushtë me gruan e vet, dhe do të bëhen një mish i vetëm.»—ZANAFILLA 2:24.

Kur një burrë e një grua martohen, krijojnë një lidhje të ngushtë familjare. Prandaj, çifti i martuar duhet të përpiqet shumë që ta mbajë të fortë martesën duke e bërë zakon komunikimin e hapur dhe duke bërë gjeste të dashura për njëri-tjetrin. Gjithashtu duhet të jenë besnikë ndaj njëri-tjetrit, duke mos pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Tradhtia bashkëshortore është shumë e rëndë. Shkatërron besimin dhe prish familjen.—Hebrenjve 13:4.

Prindër, mësojini dhe stërvitini fëmijët

«Stërvite fëmijën në udhën që duhet të ndjekë; edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.»—PROVERBAT 22:6, shënimi.

Perëndia u ka ngarkuar prindërve përgjegjësinë që t’i stërvitin fëmijët e tyre. Këtu përfshihet t’i mësojnë si të sillen me anë të shembullit të mirë. (Ligji i përtërirë 6:6, 7) Kur fëmija nuk sillet mirë, prindi i mençur e ruan qetësinë, është ‘i shpejtë për të dëgjuar, nuk nxitohet për të folur e nuk zemërohet shpejt’. (Jakovi 1:19) Nëse është e nevojshme që prindi ta disiplinojë fëmijën, e bën i shtyrë nga dashuria dhe jo nga nervat.

Fëmijë, bindjuni prindërve

«Fëmijë, bindjuni prindërve. . . . ‘Ndero babanë dhe nënën tënde.’»—EFESIANËVE 6:1, 2.

Fëmijët duhet t’u binden prindërve dhe t’u tregojnë respekt të thellë. Kur fëmijët i nderojnë prindërit, në shtëpi ka më shumë gëzim dhe paqe. Fëmijët e rritur i nderojnë prindërit kur sigurohen të mos u mungojë gjë. Si për shembull, i ndihmojnë financiarisht ose që ta mirëmbajnë shtëpinë.—1 Timoteut 5:3, 4.

U bëra bashkëshort më i mirë

«Si pasojë e mënyrës si isha rritur, prisja që gruaja të bënte çdo gjë që i kërkoja. Por mësova se, si kreu i familjes, duhet ta dëgjoj gruan dhe të mos jem egoist ose tiran. Në sytë e Perëndisë, gruaja dhe unë jemi një mish i vetëm, ndaj duhet ta trajtoj si trupin tim. Falë kësaj këshille të mençur, jam bërë bashkëshort shumë më i mirë dhe kam një jetë të lumtur familjare.»—Rahuli.

Rahuli me gruan.

Mëso më shumë

Për më shumë këshilla praktike se si të përmirësosh jetën familjare, shko te jw.org dhe shih MËSIME NGA BIBLA > MARTESA DHE FAMILJA.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo