-
Detyra që i takon kunatitGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
Jehovai është personi «nga i cili merr emër çdo familje në qiell dhe në tokë». (Ef 3:15) Ai kujdeset që të ruhet emri dhe pasardhja e familjes. Ky parim zbatohej në kohën e patriarkëve dhe, më pas, u përfshi në besëlidhjen e Ligjit me Izraelin. Gruaja nuk duhej ‘të martohej me një të huaj jashtë shtëpisë’, domethënë, jashtë familjes. Kur të martohej me kunatin, i parëlinduri i tyre nuk do të mbante emrin e kunatit, por të burrit të vdekur. Kjo nuk do të thoshte se fëmija do të mbante patjetër të njëjtin emër, porse do të ruante pasardhjen e familjes dhe pronat e trashëguara do të mbeteshin në shtëpinë e të vdekurit.
-
-
FamiljaGjykim i thellë nga Shkrimet
-
-
FAMILJA
Termi hebraik mishpaħáh (familje) nuk u referohet vetëm atyre që jetojnë në të njëjtën shtëpi, por, në kuptimin më të gjerë, do të thotë edhe fis, popull ose komb. Edhe fjala greke patría ka një domethënie të gjerë. Perëndia Jehova është nismëtari i familjes. Ai është Ati i familjes së tij qiellore dhe personi ‘nga i cili merr emër çdo familje në tokë’. (Ef 3:14, 15) Mund ta themi këtë sepse Jehovai ngriti familjen e parë njerëzore dhe nëpërmjet saj pati si qëllim të mbushte tokën. Veç kësaj, Adamin, ndonëse mëkatar, e lejoi të kishte familje dhe të bënte fëmijë «në ngjashmëri me të, sipas shëmbëlltyrës së tij». (Zn 5:3) Që nga ajo kohë, Jehovai e ka bërë të qartë në Bibël se sa shumë rëndësi u jep aftësive riprodhuese që u ka dhënë njerëzve si mjeti përmes të cilit ata mund të ruajnë emrin dhe vazhdimësinë e familjes së tyre në tokë.—Zn 38:8-10; Lp 25:5, 6, 11, 12.
-