BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/4 f. 4-7
  • «Perëndia i paqes» kujdeset për të munduarit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Perëndia i paqes» kujdeset për të munduarit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Jehovai kujdeset për ty
  • Si i ndihmon Perëndia të munduarit?
  • Së shpejti, një botë pa mundime!
  • Ngushëllim për të munduarit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • A do të kenë të munduarit ndonjëherë paqe?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Jehovai e çliron të munduarin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Jehovai i dëgjon thirrjet tona për ndihmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/4 f. 4-7

«Perëndia i paqes» kujdeset për të munduarit

BIBLA e bën të qartë se Davidi i lashtësisë i njihte mirë mundimet. Ai jetoi për disa vjet si një i arratisur, që ndiqej pa mëshirë nga një mbret i lig e kokëfortë, i cili ishte i vendosur për ta vrarë. Gjatë kësaj periudhe mundimesh, Davidi u fsheh në vende të izoluara. Por jo vetëm kaq. Ai iu lut me zjarr Jehovait për hallet që e kishin zënë. «Me zërin tim, Jehovain thërrisja për ndihmë,​—shkroi ai më vonë lidhur me provën e tij të rëndë.​—Para tij derdhja shqetësimin tim; para tij vazhdoja të tregoja pikëllimin tim.»​—Psalmi 142:1, 2, BR.

Disa sot do ta përqeshnin besimin e Davidit në Perëndinë. Ata do të thoshin se lutja është vetëm një patericë psikologjike dhe se në terma praktikë ajo është një humbje kohe. Megjithatë, besimi i Davidit në Perëndinë nuk ishte i pavend, pasi armiqtë e tij përfundimisht u shpartalluan. Duke hedhur vështrimin në përvojën e tij të kaluar, Davidi shkroi: «Ky i munduar thërriti dhe vetë Jehovai e dëgjoi. Nga gjithë pikëllimet e tij Ai e shpëtoi.» (Psalmi 34:6, BR) Perëndia i vërtetë, të cilit iu drejtua Davidi, gjetiu është quajtur «Perëndia i paqes». (Filipianëve 4:9; Hebrenjve 13:20) A do të sjellë ai lehtësim nga mundimet, gjë që rezulton në paqe për ne?

Jehovai kujdeset për ty

Jehovai nuk është indiferent, për sa u përket halleve të popullit të tij. (Psalmi 34:15) Ai është i kujdesshëm jo vetëm ndaj nevojave të shërbëtorëve të tij si grup, por edhe ndaj nevojave të çdo individi që i frikësohet atij. Kur dedikoi tempullin në Jerusalemin e lashtë, Solomoni iu lut Jehovait të dëgjonte «çdo lutje, çdo kërkesë për falje që do të drejtohet nga çfarëdo individi apo nga tërë populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagën e tij dhe dhimbjen e tij». (2. Kronikave 6:29) Siç pranoi Solomoni, çdo individ ka për të përballuar mundimin e vet unik. Për një person, ky mundim mund të jetë sëmundja fizike. Për një tjetër, ankthi emocional. Disa mund të jenë duke kaluar mundime nga vdekja e një personi të dashur. Veç këtyre, papunësia, vështirësitë ekonomike dhe problemet familjare janë mundime të zakonshme në këto kohë të vështira.

Mendo për një moment për ‘plagën dhe dhimbjen tënde’. Ndonjëherë, mund të jesh ndier si psalmisti David, i cili shkroi: «Prita dikë që të më përdëllente, por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.» Megjithatë, ti mund të jesh i sigurt se Perëndia kujdeset për situatën tënde, pasi më vonë në të njëjtin psalm, Davidi shkroi: «Zoti kënaq nevojtarët [dëgjon të varfërit, BR] dhe nuk përçmon robërit e tij.»​—Psalmi 69:20, 33.

Duke i zbatuar fjalët e Davidit në një kuptim të gjerë, ne mund të mbetemi të siguruar se Krijuesi i njerëzimit i dëgjon lutjet e atyre që, si të themi, janë të burgosur prej mundimeve të tyre. Më shumë se kaq, ai reagon ndaj gjendjes së tyre të mjerueshme. Le të shqyrtojmë pohimet e mëposhtme që zbulojnë dhembshurinë që ka Jehovai për të munduarit.

«Nuk do të mundosh asnjë grua të ve, as asnjë jetim. Në rast se i mundon ata në njëfarë mënyre dhe ata bërtasin në drejtimin tim, unë do ta dëgjoj patjetër britmën e tyre; do të zemërohem.»​—Eksodi 22:22-24.

«A nuk do të shkaktojë Perëndia drejtësi për të zgjedhurit e tij, të cilët i thërrasin atij ditë e natë, edhe pse ai është shpirtmadh kundrejt tyre?»​—Luka 18:7, BR.

«Ai do ta çlirojë të varfërin që thërret për ndihmë, gjithashtu, të munduarin dhe këdo që nuk ka se kush ta ndihmojë. Ai do të ndiejë keqardhje për të përulurin dhe për të varfërin dhe shpirtrat e të varfërve ai do t’i shpëtojë. Nga shtypja dhe dhuna ai do ta shpengojë shpirtin e tyre dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij.»​—Psalmi 72:12-14, BR.

«Ai që ju prek ju [popullin e Perëndisë në tokë], prek bebëzën e syrit tim.»​—Zaharia 2:8, BR.

Këta pak shembuj ilustrojnë interesin e thellë të Krijuesit tonë për mirëqenien e popullit të tij. Prandaj, kemi arsye bindëse, për të ndjekur këshillën e apostullit Pjetër: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai kujdeset për ju.» (1. Pjetrit 5:7, BR) Por, si do të na ndihmojë Perëndia në kohë mundimesh?

Si i ndihmon Perëndia të munduarit?

Siç pamë, kur vuante mundime, Davidi i lutej me zjarr Perëndisë për drejtim. Në të njëjtën kohë, ai merrte iniciativën për të lehtësuar situatën, duke përdorur aftësinë e tij krijuese, për t’u shpëtuar ndjekësve të tij. Kështu, pra, mbështetja në Jehovain e kombinuar me përpjekjet personale, i dha mundësi Davidit të qëndronte përballë halleve të tij. Çfarë mund të mësojmë nga kjo?

Kur jemi përballë mundimesh, sigurisht që nuk është gabim të marrim një iniciativë të arsyeshme për të zgjidhur problemin. Për shembull, nëse një i krishterë e sheh veten pa punë, a nuk do të bëjë ai përpjekje për të gjetur punë? Ose, nëse ai është duke vuajtur nga një sëmundje fizike, a nuk do të kërkojë kujdes mjekësor? Në fakt, edhe Jezui, i cili kishte fuqi të kuronte të gjitha llojet e sëmundjeve, pranoi se ‘të sëmurët kanë nevojë për një mjek’. (Mateu 9:12; krahaso 1. Timoteut 5:23.) Natyrisht, disa halle nuk mund të eliminohen, por thjesht duhet të durohen. Megjithatë, një i krishterë i vërtetë nuk e konsideron vuajtjen si një virtyt në vetvete, siç bëjnë disa. (Krahaso 1. Mbretërve 18:28.) Përkundrazi, ai ndërmerr çdo hap që mundet, për të përballuar mundimin e tij.

Por, ndërkaq është e arsyeshme që ta trajtojmë çështjen me Jehovain me anë të lutjes. Përse? Së pari, sepse duke u mbështetur në Krijuesin tonë, ne ndihmohemi ‘për t’u siguruar për gjërat më të rëndësishme’. (Filipianëve 1:10, BR) Për shembull, kur kërkojmë punë, mbështetja me lutje në Perëndinë do të na ndihmojë që të mos pranojmë një punë, e cila bie në kundërshtim me parimet biblike. Gjithashtu, do të shmangim ‘largimin nga besimi’, për shkak të dashurisë për para. (1. Timoteut 6:10) Vërtet, kur marrim vendime serioze, lidhur me punën apo me ndonjë aspekt tjetër të jetës, duhet të ndjekim këshillën e Davidit: «Hidh mbi Zotin barrën tënde dhe ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.»​—Psalmi 55:22.

Lutja na ndihmon, gjithashtu, që të mbajmë një ekuilibër mendor, e në këtë mënyrë mundimet tona nuk na vënë përposh. Apostulli Pavël shkroi: «Në çdo gjë, kërkesat tuaja t’i bëhen të njohura Perëndisë me lutje dhe përgjërim, bashkë me falënderime.» Me çfarë rezultati? «Paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo mendimi do të ruajë zemrat dhe fuqitë tuaja mendore nëpërmjet Krishtit Jezu.» (Filipianëve 4:6, 7, BR) Po, do të kemi paqe, paqen e Perëndisë. Ajo paqe ‘tejkalon çdo mendim’, kështu që mund të na stabilizojë, kur jemi të rënduar me ndjenja të ankthshme. Ajo ‘do të ruajë zemrat dhe fuqitë tona mendore’, duke na ndihmuar kështu që të shmangim reagimin e ashpër dhe jo të mençur, që mund ta shtojë mundimin tonë.​—Predikuesi 7:7.

Lutja mund të bëjë akoma më shumë. Ajo mund të ushtrojë ndikim në mënyrën se si zhvillohet situata. Le të shohim një shembull biblik. Kur apostulli Pavël ishte i burgosur në Romë, i inkurajoi bashkë të krishterët që të luteshin për të. Përse? «Ju bëj thirrje edhe më shumë ta bëni këtë,​—u shkroi ai atyre,​—që unë të kthehem te ju sa më parë.» (Hebrenjve 13:19) Pavli e dinte se lutjet këmbëngulëse të bashkëbesimtarëve të tij, mund të ndikonin, në kohën kur ai të lirohej.​—Filemonit 22.

A do ta ndryshojë lutja rezultatin e mundimeve të tua? Ka mundësi. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se Jehovai nuk u përgjigjet gjithmonë lutjeve tona, në mënyrën që ne mund të presim. Pavli, për shembull, lutej vazhdimisht për ‘gjembin [e tij] në mish’, ndoshta një problem fizik që kishte të bënte me shikimin e tij. Në vend se t’i hiqte mundimin, Perëndia i tha Pavlit: «Dashamirësia ime e pamerituar është e mjaftueshme për ty; sepse fuqia ime është bërë e përsosur në dobësi.»​—2. Korintasve 12:7-9, BR.

Prandaj, mundimet tona ndonjëherë nuk do të eliminohen. Përkundrazi, do të kemi mundësi për të provuar besimin tonë tek Krijuesi ynë. (Veprat 14:22) Për më tepër, mund të jemi të sigurt se edhe nëse Jehovai nuk na e heq mundimin, ai do të [na] ‘japë rrugëdalje, që të mund ta përballojmë atë’. (1. Korintasve 10:13) Po, ka arsye të vlefshme, përse Jehovai është quajtur «Perëndia i çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në çdo mjerim tonin». (2. Korintasve 1:3, 4, BR) Ai na jep çka na duhet për të qëndruar me paqe të konsiderueshme.

Së shpejti, një botë pa mundime!

Krijuesi premton se nëpërmjet Mbretërisë së tij, së shpejti ai do të zhdukë mundimet e njerëzimit. Si do ta bëjë këtë? Duke eliminuar Satana Djallin, kryenxitësin e mundimeve dhe armikun kryesor të paqes, të cilin Bibla e identifikon si «perëndia i këtij sistemi gjërash». (2. Korintasve 4:4, BR) Por, së shpejti, kontrolli i tij mbi njerëzimin do të marrë fund. Eliminimi i tij do t’i hapë rrugën bekimeve të panumërta, që do të vijnë mbi ata, që i frikësohen Perëndisë. Bibla premton se Jehovai «do të thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan».​—Zbulesa 21:1-4.

A të tingëllon e pabesueshme një botë pa mundime? Jemi kaq të mësuar për të jetuar me halle, saqë e kemi të vështirë të imagjinojmë mungesën e tyre. Por çlirimi nga frika, ankthi dhe katastrofat është pikërisht ajo që kishte për qëllim Perëndia për njerëzimin në krijim dhe qëllimi i tij do të dalë me sukses.​—Isaia 55:10, 11.

Kjo është shpresa që gjetën Sonia, Fabiana dhe Ana, që u përmendën në artikullin e parë. Sonia, dy djemtë e së cilës vdiqën nga SIDA, gjeti shumë paqe nga shpresa që ofron Bibla për një ringjallje të të drejtëve dhe të të padrejtëve. (Veprat 24:15) «Një gjë është e sigurt,​—thotë ajo.​—Shpresa jonë tejkalon çfarëdolloj dhimbjeje.»

Ndërsa jetonte akoma në jetimore, Anën e vizitoi një Dëshmitare e Jehovait. «Ajo më tregoi emrin e Jehovait në Bibël,​—thotë Ana,​—dhe qava nga gëzimi. Kisha shumë nevojë për ndihmë dhe mësova se ekziston një Perëndi, i cili kujdeset për ne.» Pasi iku nga jetimorja, Ana pranoi një studim biblik dhe mësoi më shumë rreth premtimeve të Jehovait. Më pas, ajo ia dedikoi jetën Jehovait dhe e simbolizoi atë me anë të pagëzimit. «Që nga ajo kohë, kam vazhduar të mbështetem në Jehovain nëpërmjet lutjes dhe jam ngushëlluar nga siguria se ai do të më ndihmojë.»

Edhe Fabiana gjeti shumë ngushëllim dhe paqe mendore nga mundimet e saj, duke mësuar për premtimet e Perëndisë për të ardhmen. «Të mësosh të vërtetën nga Bibla është sikur të ikësh nga një vend shumë i errët e i zymtë e të hysh në një dhomë të pastër, të këndshme e plot dritë.»​—Krahaso Psalmin 118:5.

Por si dhe kur do të vendoset paqja në kuptimin e vërtetë rreth e qark gjithë globit? Le ta shohim në artikujt vijues.

[Kutia në faqen 6]

Aspektet e shumta të mundimit

▪ Përafërsisht një e katërta e popullsisë së botës jeton në varfëri ekstreme dhe miliona të tjerë jetojnë në kushte çnjerëzore, që kërcënojnë mbijetesën e tyre.

▪ Më shumë se 200 milionë fëmijë janë të ushqyer keq.

▪ Çdo vit diarrea u merr jetën afro tre milionë fëmijëve nën moshën pesë vjeç.

▪ Sëmundjet infektive kanë çuar në vdekje rreth 16,5 milionë njerëz vetëm në 1993-shin. Duke qenë se disa vende e kategorizojnë ndryshe sëmundjen, numri aktual mund të jetë shumë më i lartë.

▪ Një përllogaritje prej 500 milionë njerëzish janë të prekur nga disa lloje problemesh mendore.

▪ Shifrat e vetëvrasjes po rriten shumë më shpejt tek të rinjtë, sesa në çdo moshë tjetër.

▪ «Urija dhe papunësia janë bërë njolla të kësaj bote,​—deklaron The Unesco Courier.​—Në shtatë kombet më të pasura të botës ka 35 milionë të papunë dhe vetëm në Brazil ka 20 milionë punëtorë, për të cilët edhe pasja e një pune nuk do të thotë se do të jenë në gjendje për të pasur mjaft për të ngrënë.»

[Figurat në faqen 7]

Lutja mund të na ndihmojë që të përqendrohemi në premtimin e Perëndisë për një botë pa mundime

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo