Çfarë lloj fryme tregon
1 Pavli e përfundoi letrën e tij për kongregacionin në Filipi me këtë nxitje: «Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë.» (Filip. 4:23, Dio) Ai i lavdëroi ata për interesin e tyre të sinqertë në predikimin e lajmit të mirë, si dhe për ngrohtësinë e tyre, dashurinë dhe interesin për mirëqënien e njëri-tjetrit.—Filip. 1:3-5; 4:15-16.
2 Duhet të jetë dëshira jonë për të treguar të njëjtën frymë në kongregacionin tonë. Kur të gjithë tregojmë zell, dashamirësi dhe mikpritje, kjo krijon një frymë që bëhet e dukshme për vëzhguesit. Një frymë pozitive dhe e dashur, sjell unitet dhe përparim frymor. (1. Kor. 1:10) Një frymë negative prodhon shkurajim dhe të thyen zemrën.—Zbul. 3:15, 16.
3 Pleq merrni udhëheqjen: Pleqtë kanë përgjegjësinë që të mbajnë një frymë të mirë midis tyre dhe brenda kongregacionit. Përse? Sepse kongregacioni mund të ndikohet nga sjellja dhe qëndrimi i tyre. Ne e vlerësojmë faktin që kemi pleq që janë të zellshëm në shërbimin në fushë, të cilët na përshëndesin me buzëqeshje të ngrohtë dhe fjalë të mira e që janë pozitivë dhe ndërtues me këshillat e tyre, qoftë të dhëna privatisht qoftë nga podiumi.—Hebr. 13:7.
4 Sigurisht, të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të qenë miqësorë, mikpritës, të zellshëm dhe me mendje frymore. Secili nga ne mund të tregojë ngrohtësi dhe dashuri në shoqërinë me të tjerët. (1. Kor. 16:14) Ndërmjet nesh nuk duhet të ketë dallime moshe, race, edukimi ose gjendjeje ekonomike. (Krahaso Efesianëve 2:21.) Sepse me shpresën tonë ne mund të pasqyrojmë një frymë të gëzuar, mikpritjeje bujare si dhe zell në shërbim.—Rom. 12:13; Kol. 3:22, 23.
5 Të gjithë që shoqërohen me ne, përfshi edhe të rinjtë, duhet t’i bëjmë të ndihen të mirëpritur e të ndiejnë dashurinë dhe devotshmërinë vëllazërore. Me shërbimin tonë dhe duke treguar cilësitë e mira të krishtere ne japim dëshmi që kongregacioni është «shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.» (1. Tim. 3:15, Dio) Ne, gjithashtu, provojmë një siguri frymore që vjen nga «paqja e Perëndisë» e cila ruan zemrat tona dhe fuqitë mendore. (Filip. 4:6, 7, Dio) Të gjithë me zell, mund të përpiqemi të tregojmë frymë të mirë e cila do të na sigurojë gëzimin e dashamirësisë së pamerituar të Jehovait nëpërmjet zotërisë Jezu Krisht.—2. Tim. 4:22.