BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w01 1/4 f. 5-7
  • Bekimet e Mbretërisë mund të jenë tuajat

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bekimet e Mbretërisë mund të jenë tuajat
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Një ndryshim që solli bekime
  • Çfarë do të bënit ju?
  • Ndihma është në dispozicion
  • Një lajm i mirë për të cilin kanë nevojë të gjithë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përparoni frymësisht duke ndjekur shembullin e Pavlit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Lajmi i mirë i Mbretërisë: Çfarë është?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Një njeri i arsimuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
w01 1/4 f. 5-7

Bekimet e Mbretërisë mund të jenë tuajat

APOSTULLI i krishterë Pavël fliste rrjedhshëm disa nga gjuhët kryesore të epokës së tij. Kishte marrë një arsimim që mund të barazohet me një universitet të sotëm. Gëzonte privilegjet dhe të drejtat e një qytetari romak. (Veprat 21:37-40; 22:3, 28) Këto arritje ndoshta do t’i kishin dhënë mundësinë të bëhej i pasur dhe i famshëm. Megjithatë, ai tha: «Ato gjëra që për mua ishin fitim, këto i kam konsideruar humbje për shkak të Krishtit . . . dhe i konsideroj ato si shumë plehra, që të fitoj Krishtin.» (Filipianëve 3:7, 8) Përse e bëri këtë pohim Pavli?

I njohur më parë si Sauli nga Tarsi dhe si përndjekës i ‘atyre që i përkitnin Udhës’, Pavli u bë besimtar pasi iu dha një vegim i Jezuit të ringjallur e që i ishte dhënë lavdi. (Veprat 9:1-19) Pas kësaj përvoje gjatë rrugës për në Damask, Pavli nuk kishte më asnjë dyshim se Jezui ishte Mesia i premtuar ose Krishti, sundimtari i ardhshëm i Mbretërisë së premtuar. Gjithashtu, kjo përvojë solli një ndryshim të menjëhershëm në drejtimin e jetës së Pavlit, siç e tregon pohimi i tij plot forcë i përmendur më sipër. Me fjalë të tjera, duke qenë i çiltër dhe me zemër të pastër, Pavli u pendua.—Galatasve 1:13-16.

Në Bibël, folja «pendohem», shpesh, përkthehet nga një fjalë greke që fjalë për fjalë do të thotë «të njohësh më pas», në kontrast me «njohjen më përpara». Kështu, pendimi përfshin një ndryshim në mendje, në qëndrim ose në qëllime, përfshin të hedhësh poshtë udhët e mëparshme, duke i quajtur të pakënaqshme. (Veprat 3:19; Zbulesa 2:5) Në rastin e Pavlit, ai nuk la që kjo ngjarje historike rrugës për në Damask të mbetej vetëm një përvojë emocionale ose edhe e ashtuquajtur frymore. Për të, ky ishte një zgjim ndaj faktit që mënyra e tij e mëparshme e jetës në padije rreth Krishtit, ishte e kotë. Po ashtu, kuptoi se për të nxjerrë dobi nga kjo njohuri që sapo kishte gjetur për Krishtin, duhej të bënte diçka për të ndrequr drejtimin e jetës së tij.—Romakëve 2:4; Efesianëve 4:24.

Një ndryshim që solli bekime

Më përpara, njohuria që kishte Pavli për Perëndinë vinte kryesisht nga sekti i farisenjve në të cilin bënte pjesë. Bindjet e tyre përfshinin në një masë të madhe filozofinë dhe traditën njerëzore. Për shkak të paragjykimeve fetare, zelli dhe përpjekjet e Pavlit ishin të keqdrejtuara. Ndonëse mendonte se po i shërbente Perëndisë, në të vërtetë, ai po luftonte kundër tij.—Filipianëve 3:5, 6.

Pasi mori njohuri të saktë për Krishtin dhe për rolin e tij në qëllimin e Perëndisë, Pavli arriti ta kuptonte se gjendej përballë një zgjedhjeje: a duhej të mbetej farise dhe të vazhdonte të kishte pozitë e famë apo duhej të ndryshonte drejtimin e jetës dhe të fillonte të bënte çfarëdo gjëje që ishte e nevojshme për të fituar miratimin e Perëndisë? Lumturisht, Pavli bëri zgjedhjen e duhur, pasi tha: «Mua nuk më vjen turp për lajmin e mirë; në fakt, ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e kujtdo që ka besim, më parë të judeut, por edhe të grekut.» (Romakëve 1:16) Pavli u bë predikues i zellshëm i lajmit të mirë për Krishtin dhe për Mbretërinë.

Shumë vite më vonë, Pavli u tha të bashkëkrishterëve të tij: «Unë nuk e konsideroj veten sikur ta kem kapur atë; por ka një gjë në lidhje me këtë; duke harruar gjërat që shkuan dhe duke u zgjatur drejt atyre që shtrihen përpara, unë po sulem drejt synimit për çmimin e thirrjes nga lart të Perëndisë me anë të Krishtit Jezu.» (Filipianëve 3:13, 14) Pavli nxori dobi nga lajmi i mirë, sepse braktisi me gatishmëri gjithçka që deri në atë çast e kishte larguar nga Perëndia dhe ndoqi me gjithë zemër synime që ishin në harmoni me qëllimin e Perëndisë.

Çfarë do të bënit ju?

Ndoshta ju e keni dëgjuar vetëm kohët e fundit lajmin e mirë të Mbretërisë. A ju tërheq shpresa për të jetuar përgjithmonë në një parajsë të përsosur? Kjo është më se e natyrshme, sepse të gjithë kemi një dëshirë të lindur për të jetuar dhe për ta gëzuar jetën në paqe e siguri. Bibla thotë se Perëndia ka vënë «përjetësinë» në zemrat tona. (Predikuesi 3:11) Kështu që është e natyrshme të shpresojmë që të vijë koha kur njerëzit të mund të jetojnë përgjithmonë në paqe e lumturi. Kjo është pikërisht ajo që jep lajmi i mirë i Mbretërisë.

Megjithatë, që kjo shpresë të bëhet realitet, duhet të hetoni dhe të zbuloni se për çfarë bën fjalë lajmi i mirë. Apostulli Pavël këshilloi: «Provoni për veten tuaj vullnetin e mirë, të pranueshëm e të përsosur të Perëndisë.» (Romakëve 12:2) Prandaj, ashtu si Pavli, pasi të keni marrë njohuri dhe kuptueshmëri, duhet të bëni një zgjedhje.

Nga ana tjetër, ndoshta mund t’i keni tashmë të formuara disa bindje për të ardhmen tuaj. Sillni ndër mend se edhe Sauli kishte tashmë idetë e tij lidhur me vullnetin e Perëndisë para se të bëhej apostulli Pavël. Por, në vend që të pritni një zbulim me anë të një mrekullie nga Perëndia, përse të mos i shihni objektivisht gjërat? Pyetni veten: ‘A e njoh vërtet cili është vullneti i Perëndisë në lidhje me njerëzimin dhe me tokën? Çfarë prove mund të jap për të mbështetur bindjet e mia? A mund t’i qëndrojnë provat e mia shqyrtimit duke përdorur Fjalën e Perëndisë, Biblën?’ S’keni për të humbur asgjë duke i shqyrtuar bindjet tuaja fetare në këtë mënyrë. Në të vërtetë, duhet të dëshironi të veproni kështu, sepse Bibla na nxit: «Sigurohuni për të gjitha gjërat, mbani fort atë që është e shkëlqyer.» (1 Selanikasve 5:21) Në fund të fundit, a nuk është miratimi i Perëndisë ai që ka rëndësi në të vërtetë?—Gjoni 17:3; 1 Timoteut 2:3, 4.

Udhëheqësit fetarë mund të na premtojnë një të ardhme të përjetshme. Por, nëse këto premtime nuk janë të bazuara në mësimet e Biblës, nuk do të na ndihmojnë të fitojmë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë. Në Predikimin e tij të famshëm në Mal, Jezui paralajmëroi me forcë: «Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.»—Mateu 7:21.

Vini re theksin që i vuri Jezui bërjes së vullnetit të Atit si kriteri për të marrë bekimet e Mbretërisë së Perëndisë. Me fjalë të tjera, ajo që mund të ketë një pamje të jashtme të perëndishme nuk është medoemos e miratuar nga Perëndia. Në të vërtetë, Jezui vazhdoi duke thënë: «Shumë do të më thonë atë ditë: ‘Zotëri, Zotëri, a nuk profetizuam në emrin tënd, a nuk dëbuam demonë në emrin tënd dhe a nuk kryem shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?’ E megjithatë, atëherë do t’u rrëfej atyre: Kurrë nuk ju kam njohur! Largohuni prej meje, ju që bëni paligjshmëri.» (Mateu 7:22, 23) Qartë, gjëja e rëndësishme është që të sigurohemi se e kuptojmë saktësisht çfarë është në të vërtetë lajmi i mirë i Mbretërisë dhe pastaj të veprojmë në harmoni me të.—Mateu 7:24, 25.

Ndihma është në dispozicion

Për më shumë se 100 vjet, Dëshmitarët e Jehovait e kanë predikuar lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Me fjalë dhe me materiale të shtypura, ata po i ndihmojnë njerëzit anembanë tokës që të fitojnë njohuri të saktë se çfarë është Mbretëria, çfarë bekimesh do të sjellë ajo dhe çfarë duhet të bëjë një person për të marrë këto bekime.

Ju nxitim t’i përgjigjeni mesazhit që po predikojnë Dëshmitarët e Jehovait. Duke e pranuar lajmin e mirë dhe duke vepruar në përputhje me të, mund të merrni bekime madhështore, jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen, kur Mbretëria e Perëndisë të sundojë tërë tokën.—1 Timoteut 4:8.

Veproni tani, sepse bekimet e Mbretërisë së Perëndisë janë shumë afër!

[Figurat në faqen 7]

Me materiale të shtypura dhe gojarisht, Dëshmitarët e Jehovait predikojnë lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo