BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g20 nr. 3 f. 12-13
  • Trego dashuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trego dashuri
  • Zgjohuni!—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Problemi
  • Parim nga Bibla
  • Çfarë mund të bësh
  • Ata shembën barrierat e paragjykimit
    Zgjohuni!—2020
  • Paragjykimet—A je infektuar?
    Zgjohuni!—2020
  • Doja të luftoja padrejtësitë
    Bibla të ndryshon jetën
  • Një botë pa paragjykime—Kur?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2020
g20 nr. 3 f. 12-13
Një grua indiane ndihmon një grua të moshuar kaukaziane të ngjitë shkallët dhe me pazarin.

Trego dashuri

Problemi

Paragjykimet nuk zhduken sa hap e mbyll sytë. Ashtu siç duhet kohë e përpjekje për të luftuar një virus, po njësoj duhet kohë dhe përpjekje për të luftuar paragjykimet. Ç’mund të bësh që të heqësh paragjykimet nga zemra?

Parim nga Bibla

Kolazh: 1. Një aziatik i mban derën hapur një afro-amerikani që ka në dorë disa kafe. 2. Afro-amerikani u jep kafenë kolegëve të punës, ndër të cilët është edhe gruaja indiane e përshkruar më parë.

«Vishuni me dashuri, sepse ajo është një lidhje e përsosur bashkimi.»—KOLOSIANËVE 3:14.

Çfarë do të thotë? Kur bëjmë gjëra të mira për të tjerët, afrohemi më shumë me ta. Sa më shumë dashuri të tregosh për të tjerët, aq më pak paragjykime do të kesh. Sa më shumë ta mbushësh zemrën me dashuri, aq më pak vend do të ketë për urrejtje dhe përçmim.

Çfarë mund të bësh

Kolazh: 1. Një grua e moshuar kaukaziane ndihmohet nga një grua indiane të ngjitë shkallët dhe me pazarin. 2. Gruaja e moshuar kaukaziane i çon biskota komshiut, burrit aziatik të përshkruar më parë.

Mendo për mënyra konkrete si mund të tregosh dashuri për njerëzit e atij grupi që i ke parë me sy negativ. S’kanë pse të jenë gjëra të mëdha. Provo këto sugjerime:

Çdo veprim i vogël dashurie, të largon gjithnjë e më shumë nga paragjykimet

  • Tregoju mirësjellje njerëzve të atij grupi duke u mbajtur derën hapur ose duke u lënë vendin tënd në transportin publik.

  • Provo të bësh biseda të thjeshta edhe nëse nuk e flet mirë gjuhën e tyre.

  • Trego durim kur nuk e kupton si sillen.

  • Trego dhembshuri kur të hapen për problemet.

Eksperiencë reale: Nazireja (Guinea-Bisau)

«Dikur i paragjykoja imigrantët. Kisha dëgjuar që shumë prej tyre mashtronin për të marrë ndihmë sociale dhe se ishin kriminelë. Prandaj e kisha të vështirë t’i pranoja në rrethin tim shoqëror. Mirëpo nuk e kuptoja që kisha paragjykime, sepse kështu mendonte shumica për ta.

Me kalimin e kohës, kuptova se qëndrimi im negativ për imigrantët në të vërtetë ishte paragjykim. Mençuria praktike e Biblës më ka ndihmuar të jem më e dashur me ta. Tani nuk i shmang. Përkundrazi, i përshëndes dhe bisedoj me ta. Përpiqem t’i njoh personalisht. Sot nuk kam ndjenja negative dhe ndihem shumë rehat në shoqërinë e tyre.»

«Doja të luftoja padrejtësitë»

Rafika Moris.

Rafika ishte bashkuar me një grup revolucionar për të luftuar padrejtësitë raciale. Por, kur ndoqi një kongres të Dëshmitarëve të Jehovait, gjeti më në fund unitetin që po kërkonte.

Shih videon Rafika Moris: Doja të luftoja padrejtësitë. Kërkoje titullin e videos në jw.org.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo