-
Si të flasësh me të tjerët për lajmin e mirë?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
1. Si t’u tregosh miqve dhe të afërmve gjërat e bukura që ke mësuar?
Dishepujt e Jezuit thanë: «Ne s’rrimë dot pa folur për ato që kemi parë dhe kemi dëgjuar.» (Veprat 4:20) Ata e çmonin kaq shumë të vërtetën, sa donin t’ua tregonin sa më shumë vetave. A ndihesh edhe ti kështu? Nëse po, pse të mos kërkosh mundësi që t’u tregosh me respekt familjes dhe miqve gjërat që ke mësuar.—Lexo Kolosianëve 4:6.
Si ta hapësh muhabetin
Kur flet me familjarët, përmend diçka nga Bibla dhe thuaju: «Shiko çfarë gjëje interesante mësova këtë javë.»
Tregoji një shkrim zemërdhënës një miku që është sëmurë ose që po kalon ndonjë hall.
Nëse kolegët të pyesin si e kalove fundjavën, tregoju diçka interesante që ke mësuar gjatë studimit të Biblës ose në një mbledhje kongregacioni.
Tregoju miqve të tu faqen e internetit jw.org.
Fto edhe të tjerë kur bën studimin e Biblës ose tregoju si të kërkojnë një studim në jw.org.
-
-
Si të flasësh me të tjerët për lajmin e mirë?Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
-
-
4. Trego respekt
Para se të flasësh me dikë për lajmin e mirë, mos mendo vetëm çfarë do të thuash, por edhe si do ta thuash. Lexoni 2 Timoteut 2:24 dhe 1 Pjetrit 3:15 e më pas diskutoni për këto pyetje:
Si mund t’i zbatosh këshillat që gjenden në këto vargje kur u flet të tjerëve për Biblën?
Disa familjarë ose miq mund të mos jenë dakord me ty. Çfarë mund të bësh? Çfarë nuk është mirë të bësh?
Pse është më mirë të bësh pyetje me takt, në vend se t’ua imponosh bindjet e tua të tjerëve?
-