«Fjala juaj le të jetë gjithnjë . . . e ndrequr me kripë»
1. Ç’do të thotë ‘t’i ndreqim fjalët tona me kripë’?
1 «Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir dhe e ndrequr me kripë, që të dini se si t’i përgjigjeni gjithsecilit.» (Kolos. 4:6) T’i ndreqim fjalët me kripë do të thotë të zgjedhim fjalët e duhura dhe të flasim në një mënyrë që ia bën të këndshme dëgjuesit atë që themi. Është shumë e rëndësishme të veprojmë kështu kur jemi në shërbim.
2. Si arriti t’i dëshmonte Jezui një gruaje samaritane?
2 Shembulli i Jezuit: Tek çlodhej pranë një pusi, Jezui nisi një bisedë me një samaritane që shkoi atje për të mbushur ujë. Disa herë gjatë bisedës, ajo përmendi çështje që pasqyronin armiqësinë e vjetër mes judenjve dhe samaritanëve. Gjithashtu shprehu bindjen se samaritanët vinin nga Jakobi, ndonëse judenjtë ishin të bindur që samaritanët kishin prejardhje të huaj. Në vend që t’i kundërshtonte komentet e saj, Jezui foli për gjëra pozitive. Rrjedhimisht, arriti t’i jepte dëshmi asaj dhe nga kjo nxorën dobi banorët e atij qyteti.—Gjoni 4:7-15, 39.
3. Si të ndjekim shembullin e Jezuit kur predikojmë?
3 Kur predikojmë, duhet të mbajmë në mendje synimin që kemi: ‘të shpallim lajmin e mirë për gjëra të mira’. (Rom. 10:15) Duam t’i përcjellim të zotit të shtëpisë një mendim të bukur e inkurajues nga Bibla, jo t’i lëmë përshtypjen sikur po sulmojmë bindjet e tij. Në qoftë se shpreh një pikëpamje të gabuar, s’ka pse ta sfidojmë me përgjigjen tonë. A ka diçka në fjalët e tij me të cilat mund të biem dakord ose ta përdorim si bazë për ta lavdëruar sinqerisht? Ndoshta mund t’i paraqesim një shkrim me këto fjalë: «A e keni menduar ndonjëherë këtë si mundësi?»
4. Ç’duhet të bëjmë nëse i zoti i shtëpisë sillet ashpër?
4 Po sikur i zoti i shtëpisë të na flasë ashpër ose të bëhet e dukshme se do vetëm të debatojë? Edhe në këtë rast duhet të vazhdojmë t’i tregojmë mirësjellje e butësi me fjalët e me sjelljen tonë. (2 Tim. 2:24, 25) Nëse ai nuk e vlerëson mesazhin e Mbretërisë, më e mira është të largohemi me takt.—Mat. 7:6; 10:11-14.
5. Ç’rezultate të mira pati një motër, sepse u përgjigj me hir?
5 Rezultate të mira: Një motër provoi t’i predikonte fqinjës së saj, por ajo iu kthye me zemërim e me sharje. Me butësi, motra i tha: «Më vjen keq që ndiheni kështu. Ia kalofshi mirë.» Dy javë më vonë, gruaja i trokiti në derë motrës, i kërkoi falje për sjelljen e saj dhe shprehu dëshirën të dëgjonte ç’kishte për t’i thënë. Përgjigjja me hir shpesh sjell rezultate të mira.—Prov. 15:1; 25:15.
6. Pse është e rëndësishme të përdorim fjalë të ndrequra siç duhet në shërbim?
6 Duhet të përpiqemi që të përdorim fjalë të ndrequra siç duhet kur shpallim lajmin e mirë. Edhe sikur i zoti i shtëpisë të mos dojë të dëgjojë, ndoshta do të ndryshojë mendje herën tjetër kur t’i trokasin në derë Dëshmitarët e Jehovait.