-
Pornografia: A është vërtet një zbavitje e padëmshme?Zgjohuni!—2002 | Korrik
-
-
Fantazitë seksuale mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në adhurimin tonë ndaj Perëndisë. Ja përse Pavli shkroi: «Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët e trupit tuaj . . . në lidhje me kurvërinë, ndyrësinë, urinë seksuale, dëshirat e dëmshme dhe lakminë [zilinë], që është idhujtari.»—Kolosianëve 3:5.
Këtu Pavli e lidh oreksin seksual me zilinë, e cila është një dëshirë e tepruar për diçka që dikush nuk e ka.a Zilia është një lloj idhujtarie. Përse? Sepse ai që ka zili vendos gjënë e dëshiruar përpara çdo gjëje tjetër, përfshirë edhe Perëndinë. Pornografia nxit dëshirën e ethshme për diçka që dikush nuk e ka. «Ju doni jetën seksuale të dikujt tjetër. . . . Ju nuk mund të keni asgjë tjetër në mendje, veçse oreksin për atë që ju mungon. . . . Ne adhurojmë atë për të cilën kemi një dëshirë të ethshme për ta pasur»,—thotë një shkrimtar për fenë.
-
-
Pornografia: A është vërtet një zbavitje e padëmshme?Zgjohuni!—2002 | Korrik
-
-
a Këtu Pavli nuk po fliste për dëshirën e zakonshme seksuale, pra, dëshirën për të pasur intimitet seksual të zakonshëm me bashkëshortin.
-