Kërcënimi bërthamor—I eliminuar përgjithmonë!
PERËNDIA nuk donte që njerëzimi të jetojë nën një frikë të sëmurë. Si ‘Perëndi i lumtur’ ai do që ata të gëzojnë paqe dhe të jetojnë në siguri—me pak fjalë, të jenë të lumtur. (1. Timoteut 1:11, BR) Kjo, sigurisht është e pamundur në një botë nën kërcënimin bërthamor.
«Paqja dhe siguria»—një falsitet
Duhet të jetë e qartë se kërcënimi bërthamor është larg eliminimit. Megjithatë, pavarësisht nga trazira politike, ekonomike dhe sociale, kombet kryesisht duken optimistë. Një përpjekje e qëndrueshme për të zvogëluar rrezikun, u shfaq nga Kombet e Bashkuara gjatë Vitit Kombëtar të Paqes, në 1986-ën.
The Bulletin of the Atomic Scientists, ka spostuar prapa akrepat e orës për fundin e botës—mënyra e saj për të treguar mundësinë e luftës bërthamore—nga 3 minuta në 17 minuta përpara mesnatës. Në vitin 1989, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm, shënoi se «shpresa e zgjidhjes paqësore të konfliktit që nga përfundimi i Luftës II Botërore, është më e sigurt se çdo vit tjetër».
Vitet e fundit, Kombet e Bashkuara kanë sjellë më shumë forca për t’u marrë me rajonet, në të cilat ka konflikte të vazhdueshme. Suksesi i Kombeve të Bashkuara, megjithëse jo i plotë, ishte i mjaftueshëm për t’i kontribuar një fryme të përgjithshme optimizmi. E ardhmja duket se do të sjellë zhvillime të reja dhe të suksesshme. Me sa duket, thirrja për «paqe dhe siguri» do të bëhet më e fortë dhe më e shpeshtë. Madje, ata mund të fitojnë besimin e shumicës.
Por ki kujdes! Bibla paralajmëron: «Sepse, kur thonë: ‘Paqe dhe siguri’, atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë.» Pra, thirrjet për «paqe dhe siguri» do të jenë shenjat e mbërritjes së kohës së Perëndisë ‘për të shkatërruar ata [që me anë të ndotjes bërthamore dhe mjeteve të tjera] shkatërrojnë dheun’.—1. Selanikasve 5:3, 4; Zbulesa 11:18.
Vërej se Bibla nuk thotë se kombet do të arrijnë «paqe dhe siguri». Ata në dukje do të jenë duke folur për të si kurrë më parë, duke shprehur një optimizëm dhe bindje të paparë deri në atë moment. Mundësitë e arritjes së paqes dhe sigurisë do të duken më afër se kurrë. Pavarësisht nga kërcënimi i vazhdueshëm bërthamor, kombet do të qetësohen nën një ndjenjë të rreme sigurie.
Megjithatë, të krishterët e vërtetë nuk do të mashtrohen. Me një interes të gjallë, ata do të shohin përtej paqes dhe sigurisë së ofruar nga njerëzimi në diçka më të mirë!
Paqja dhe siguria e vërtetë
Sipas Psalmit 4:8, paqja dhe siguria e vërtetë, gjendet vetëm brenda organizimit të Perëndisë Jehova: «Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.» Çfarëdo thirrje për «paqe dhe siguri» e bërë jashtë organizimit të Mbretërisë së vendosur nga Jehovai, nuk mund të jetë veçse e rreme. Ajo nuk mund të përfundojë në diçka të përhershme.
Mbretëria e Perëndisë nën Krishtin, nuk do të kënaqet vetëm me zgjidhjen e pjesshme të problemeve. Qeveria hyjnore nuk do të bëjë vetëm eliminimi e një sasie armësh bërthamore; në mënyrë të plotë ajo do të eliminojë ato dhe të gjitha armët e tjera të luftës. Psalmi 46:9 premton: «Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjar.»
Gjithashtu, kërcënimet bërthamore për shkak të funksionimit jo të rregullt të reaktorëve bërthamorë dhe mbeturinave radioaktive, do të jenë gjëra të së shkuarës. Përndryshe, këto fjalë nuk do të ishin të vërteta: «Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet, dhe askush nuk do ti trembë më, sepse goja e Zotit të ushtrive foli.» Perëndia nuk mund të gënjejë. Nuk kemi asnjë arsye për të dyshuar tek fjalët e tij.—Mikea 4:4; Titi 1:2.
A dëshiron që të gëzosh perspektivën e jetës në një botë, ku kërcënimi bërthamor do të jetë i eliminuar përgjithmonë? Ke mundësi, pasi Fjala e Perëndisë tregon në mënyrë të qartë se ç’duhet të bësh. Duke mësuar dhe duke zbatuar atë që Perëndia kërkon, një ditë mund të kesh gëzimin që të thuash me një psherëtimë lehtësimi: «Kërcënimi bërthamor—më në fund i eliminuar!»
[Figura në faqen 7]
Në botën e re të Perëndisë do të mbretërojë paqja dhe nuk do të ekzistojë ndonjë kërcënim bërthamor
[Burimi]
M. Thonig/H. Armstrong Roberts
[Burimi i figurës në faqen 6]
U.S. National Archives photo